Një lajm i mirë për "Zojën e Shkodrës", restaurohet në Firence

17 Tetor 2016, 11:43Kulturë TEMA

Një lajm i mirë për besimtarët katolikë, për Katedralen e Shën Shtjefnit – Shkodër dhe për mbështetësit e trashëgimisë, shkruan ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në Facebook.

Ndërsa këtë fundjavë është festa e Zojës së Shkodrës, Kumbaro thotë se është “shumë e kënaqur që në këtë ditë të shënuar të ndaj me besimtarët katolikë të Katedrales së Shën Shtjefnit
lajmin se piktura origjinale e shekullit XIX “Zoja e Shkodrës” ndodhet tashmë në laboratorët e ekselencës në Palazzo Spinelli në Firence për t’iu nënshtruar restaurimit të plotë”.

Sipas ministres, Zojën e Shkodrës, shpëtuar nga vitet e zeza të diktaturës falë besimtarëve, e ruante vetëm dashuria e famullitarëve si Dom Artur Jaku, por fatkeqësisht ishte harruar nga sistemi i trashëgimisë kulturore.

“Një vit më parë, ndoshta ju kujtohet, ekspertët e artit të Instituti i Monumenteve të Kulturës e futën menjëherë në ruajtje dhe, në kornizën e bashkëpunimit me Palazzo Spinelli, Ministria e Kulturës mori të gjitha masat për ta transferuar në laboratorët e restaurimit në Firence“, kujton ajo.

Ministrja njofton seDrejtoresha e IMK Arta Dollani u kujdes për ta shoqëruar procesin por edhe për të organizuar me fiorentinët e Spinelli -t një punëtori trainimi për të tilla restaurime për specialistët e IMK.
Do të jemi bashkë për Krishtlindje kur Zoja e Shkodrës do të kthehet në Shkodër si ZOJË”, përfundon Kumbaro.

1 komente në “Një lajm i mirë për “Zojën e Shkodrës”, restaurohet në Firence”

  1. Qifi says:

    Te qofshim fale Zoja Shkodres, poshte kumbaro dhe kumbaret rilindas Te shkerdhyer me arabe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje