Debati Shqipëri Kosovë/ Bumçi: Vizita në Beograd ka lënë në hije Kosovën: Dade: Enver Hoxhaj ka bërë deklaratë të nxituar.

18 Tetor 2016, 19:29Politika TEMA

 

Debatet për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi janë zhvendosur në Parlamentin e Shqipërisë. Partia Dmeokratike e Berishës, mbron iden se vizita e Edi Ramës ka lënë në hije Kosovën.Nënkryetari demokrat i Komisionit të Jashtëm Aldo Bumçi, ka bere përgjegjëse mazhorancen per problemet qe sipas tij ekzistojnë ne marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës.

Kundër tij ka dal kryetarja e Komisionit Arta Dade e cila tha se deklarata qe ka bere ministri i Jashtëm i Kosovës per mendimin tim është e nxituar dhe se per çështjen e Kosovës, Shqipëria ka qene ne nje linje me faktorët e rendesishem globale

 Aldo Bumçi: Duket se kemi arritur ne piken me te ulet te marrëdhënieve Tirane-Prishtine, jemi ne nje krize.

Por kryetarja socialiste Arta Dade ka hedhur poshtë akuzat e opozitës, duke argumentuar se realiteti është krejt tjetër. Dade i është kundërpërgjigjur edhe ministrit te jashtëm kosovar, duke i kujtuar rolin e Shqipërisë ne ndihme te Prishtinës zyrtare.

Arta Dade: Edhe deklarata qe ka bere Ministri i Jashtëm i Kosovës per mendimin tim është e nxituar, do te thoja nuk është ne frymën e bashkëpunimit dypalësh sepse nuk mund te mohohet ashtu sikurse ata vete nuk e mohojnë rolin e pazevendesueshem qe ka luajtur Shqipëria ne te gjithë ecurinë e proceseve atje. Unë mendoj qe per çështjen e Kosovës, Shqipëria ka qene ne nje linje me faktorët e rendesishem globale.

Sipas demokrateve edhe vizita e fundit e kryeministrit Edi Rama ne Beograd, la ne hije Kosovën; por sipas mazhorances qe prej shpalljes se pavarësisë, Tirana zyrtare është treguar e kujdesshme per te mos folur ne emer te shtetit kosovar

Aldo Bumci: Takimet e kryeministrit Rama megjithe zhurmën ne mënyrën se si janë paraqitur kane lënë ne hije Kosovën.

Arta Dade: Shqipëria është munduar qe te mos luaje nje rol paternalist dhe ne kemi qene te kujdesshëm per këtë.

Pjese e debatit ne Komisionin e Jashtëm u bene edhe marrëdhëniet me Greqinë, pasi sipas opozitës, kjo qeveri qe premtoi zero probleme me fqinjët sot marrëdhëniet me Athinën zyrtare i ka te ngrira.

4 komente në “Debati Shqipëri Kosovë/ Bumçi: Vizita në Beograd ka lënë në hije Kosovën: Dade: Enver Hoxhaj ka bërë deklaratë të nxituar.”

  1. Greece & Turkey are shit says:

    Po pati diell do kete edhe hije!!

  2. Toni says:

    bumci papagall i zhulalit,minister dhe gruan sekretare+keshilltare i tille minister i jashtem ka qene ky anadoll,car thote FAZLLICI bumco i ke mare leje qe po flet per kosoven ate shiko ti…

  3. Flamuri says:

    Une vet jam nga kosova dhe ajo qe po prodhon politika ne Kosove eshte e papranueshme
    Qdo hap qe e bejn disi te paparamenduar e deri ne budallallek.
    Kjo ndodhi edhe tash me viziten e Rames ne BG.Dhe gojkqinjet nuk kan te ndalur.
    Sot ne skenen politike mbarshqiptare nuk ka politikan me te mire se Rama.
    E une i them veq perpara

  4. Relax says:

    Z Dade eshte vlere e pakrahasueshme ne politiken shqiptare,sidomos ne rafshin diplomatik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje