Ben Blushi: Saliu dhe Meta më kërkuan votën për mocion ndaj Edi Ramës

18 Tetor 2016, 00:27Politika TEMA

Ben Blushi gjate nje interviste per Opinion ka thene se i kërkuan votën për një mocion kundër Edi Ramës.

Blushi tha se mocioni ishte organizuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, por nuk tha kush ia kërkoi votën.

Përgjigjia e tij ka qenë se do ta jepte votën nëse kthehen zgjedhjet në PS dhe të korrektohej cilësia e qeverisjes

“Kjo qeveri praktikisht humbi shumicën në korrik, në vigjilje të votimit për reformën në drejtësi.

Ishte një krizë e dukshme mes rilindjes dhe LSI-së, për gati një javë qeveria pothuajse ra.

Nga 71 të domosdoshëm ishin rreth 63-64 mandate. Në atë ngushticë numrash sigurisht që pati njerëz që erdhën për të kërkuar votën.

Kemi kërkuar vetëm një gjë. Erdhën kërkuan se çfarë do bënim nëse do kishte mocion nga Saliu dhe Ilir Meta.

I kemi thënë vetëm një gjë, ka vetëm një rrugë që të ktheni zgjedhjet në PS dhe të korrektoni cilësinë e qeverisjes. Korrektim do të thotë të ndryshosh rrugë.

Të bësh disa reforma për të varfrit, të rrisësh pagat dhe pensionet, të ulësh çmimin e energjisë për të varfrit, të rrisin asistencën sociale, të heqin dorë nga koncesionet. kjo qeveri i ka bërë gabim”, tha Blushi.

7 komente në “Ben Blushi: Saliu dhe Meta më kërkuan votën për mocion ndaj Edi Ramës”

  1. Raimond vlonjati says:

    Shum bukur flet Ben Blushi
    Tamam si socialist , ndersa Edi flet e vepron ne favor te Milionereve

    Edi Rama do ju fali Milionereve 800 milion euro taksa , nderkaq qe ju merr shpirtin njereve te varfer per nje 50 dollareshe te ujit e dritave duke i fut ne burg

    Nuk ka padrejtesi me te felliqur se kjo falja e 800 milion euro te taksave ndsj milionereve
    , nderkaq qe po per keta milionere i mori FMN -se 1 miliard dollare borxh .

    PS esht mire te ndryshoj emrin te quhet Parti e Milionereve , sepse reformat e Edi Rames nuk i sherbejn popullit te varfer , por i sherbejn vetem milionereve

  2. ai says:

    domethene me keto qe thua qenke tip qe shitet lehte, njera thote qe na ofroi rama poste tjetri thote qe me kerkoi sala te votoi kundder rames, me nje llogjike te thjeshte, ti ben gam gam kot se rama te paska ne dore dhe ben ca ti doje qejfi me ty, prandaj se rruan hic per ty rama ore beni i vogel edhe ti sna dole gje

  3. ben says:

    Me ne fund fahi balliu ka arsye te ndihet kryelarte.
    Sepse ne gazetarine shqiptare paska edhe me keq.
    Po mire more gazeta qe njerezia e pa me ze e me figure Blushin te thoshte qe ishte rilindja qe I kerkoi voten . Po edhe te shkruar keshtu e keni “qe shkuan ca rilindas qe ju kerkuan voten kur pritej qe saliu me ilirin ti benin mocion qeverise rilindase ” dhe pikerisht ne keto momente ju ofruan dhe poste qeveritare blushit dhe hafizit. KUJT I KERKUAN QE TE KTHENIN ZGJEDHJET NE PS DHE TE KOREKTONIN QEVERISIEN SALIUT APO ILIRIT????????????
    Mjere ju per batakun ku keni rene!!!!!!
    5% te votave I keni shume.

  4. kombi says:

    BRAVOO BLUSHI ,NDRYSHE PS NUK MUND TA JUSTIFIKOJ EMRIN E SAJ ,PA PERKRAHJEN E SHTRESAVE TE VARFERA ,QE JETOJNE NEN MINIMUMIN E JETESES .

  5. doda says:

    nese kjo qeverri rrezohet do te jete jo per punen qe ka bere, pasi puna e saj eshte pa diskutim ne diference favorizuese te ç´do qeverrie te meparshme post-komuniste. ajo do te rrezohet vetem nga kundershtaret e reformes ne drejtsi dhe prej interesave qe ajo prek.

  6. genje o blush dhe premto se jane qyl.
    Ky surrat gomari(sa ngjan)ketej thote me kerkuan votat per mocion,ajo biba andej thote na premtuan vende ministrash.
    ke te besojme nga keta genjeshtar te pakenaqur qe mjelin sa e mjelin vendin nepermjet te qenit ne nje parti(dhe deklarojne se duan vendin me shume se partine) dhe pastaj formojne parti te re sikur ky vend ka nevoje per parazit dhe shushunja qe te na pijne gjakun pa bere asgje.
    keta lloj plehrash kujtojne se ulen taksat dhe rriten pensionet e rrogat me urdher te peshkut.
    keta lloj plehrash mendojne vetem per xhepat e tyre.
    shikojini vilat,pasurit,qefet dhe qe kane siguruar pasuri per disa breza.
    kush nga keta plehra doli dhe tha qe boll i kemi keto te ardhura dhe gjysma e rroges te shkoje per kete apo per ate te varfer,por vetem rri e formo parti,rri e shto pasurin dhe trushplaret i mbrojne me fanatizem dhe jane gati tt te vrasin po i shave idhullin apo partin(njesoj si ne socializem)

  7. Dinamovit says:

    Filloi diversionet ky ,dje Moza sot Beni…..ec vete Beni ec se opingen e Sheros do marresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje