"Listat e hapura", propozimi surprizë i PD. Ristani: Pse të mos kthehemi te sistemi maxhoritar...?!

17 Tetor 2016, 20:01Politika TEMA

Një propozim suprizë e demokratëve, që përmes numrit dy të saj kërkojnë një rikthim tek sistemi mazhoratar që ka qënë para vitit 2008, për ta mbyllur njëherë e mirë debatin.

Kështu në një moment ku është hapur debati politik për listat e hapura në zgjedhje, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, në një status në Facebook shprehet se nëse qëllimi është vota e qytetarit dhe shmangia e rolit të kryetarit për emrat e deputetëve atëherë pse mos flitet për sistem imaxhoritar.

Në Facebook, Ristani shprehet se ka nje dikutim këto ditë rreth votimit me “listë të hapur”, apo jo. “Së pari, votimi me listë të hapur apo të mbyllur është variant i sistemit proporcional.

Së dyti, nëse përkrahësit e votimit me “listë të hapur” kanë parasysh nevojën popullore për të shprehur direkt vullnetin për deputetin e dëshiruar prej tyre dhe kufizimin e vullnetit të kryetarëve të partive, atëherë pse të mos kthehemi tek sistemi mazhoritar?”, thotë numri dy në Partinë Demokratike.

Sipas Ristanit eshte domosdoshmeri që votimi të jetë një proces sa më i thjeshtë për votuesin, dhe ketu kam një pyetje për ata që përkrahin sistemin proporcional me listë të hapur. “A e dinë dhe e kanë parasysh se si teknikisht, realizohet ky lloj votimi?”, shkruan Ristani në Facebook.

1 komente në ““Listat e hapura”, propozimi surprizë i PD. Ristani: Pse të mos kthehemi te sistemi maxhoritar…?!”

  1. Zhozituta says:

    Eshte e thjeshte se keshtu fituan ne 2005 me 100 000 vota me pak se majta, vetem se vota e majte u perça.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje