E besoni apo jo: Altin Lala fiton po aq sa Ronaldo dhe Messi, edhe pse në pension!

19 Tetor 2016, 16:19Sport TEMA

Altin Lala nuk luan më futboll. Fatkeqësisht, ish-kapitenin e kombëtares shqiptare nuk mund ta shohim qoftë edhe pak metra larg fushës, duke drejtuar nga stoli i trajnerit. Siç ka shpjeguar ai vetë, kjo thjesht nuk ishte punë për të. E kështu, asistin e fundit Lala ia ka bërë vetes, duke u përfshirë në botën e biznesit. Tani atë e sheh duke u marrë me … shampo dhe sapunë. E papritur, në fakt, por kjo është “një karrierë e dytë e një lloji krejt tjetër”, shkruan “Welt”, e përditshmja gjermane e cila i ka dedikuar një shkrim të veçantë ish-mesfushorit të Hannover-it, aty ku ai shkroi historinë dhe sot e kësaj dite trajtohet si legjendë e klubit.

“Ishte nëntori i vitit 1991, një vjeshtë e ftohtë në Naubus. Djaloshi po ngrinte nga i ftohti. Në çantë kishte vetëm 20 marka dhe 20 franga zvicerane. Emigranti i ndrojtur shpresonte për një jetë më të mirë, për një të ardhme në Gjermani. Studimet për mekanikë nuk i kishte mbyllur akoma, por ai dinte të luante mirë me këmbë”, – kujton “Welt” për të kaluarën e Lalës, e cila ishte një dramë e vërtetë në kampin e refugjatëve. (Realitet aktual, fatkeqësisht, edhe në vitin 2016!) “Nëse do të më thonin ta bëja sërish atë rrugë, nuk do ta bëja. Është shumë e vështirë”, – shprehet Lala.

Gjithsesi, tani gjithçka ka kaluar. “Ustai” i mesfushës është babai i një djali 15-vjeçar dhe i një vajze tre vjet më të vogël. 25 vjet më vonë, jeta e tij ka ndryshuar tërësisht. Ai merret me biznes dhe madje është shumë i suksesshëm. Lala bashkëpunon me biznesmenin Dirk Rossmann, me të cilin ka një një rrjet dyqanesh, disa farmaci dhe produkte kozmetike, të gjitha me etiketa në gjuhën gjermane. “Është normale. Çdo gjë ‘made in Germany’ shet”, – shpjegon Lala, i cili vjet regjistroi një rekord të xhiros vjetore: 16-17 milionë euro, shifër që jemi mësuar ta lexojmë në bilancet e firmave të Cristiano Ronaldo-s apo Lionel Messi-t. Lala merr 25% të fitimit dhe me kolegun e tij ka 160 të punësuar. Natyrisht, ai ka shumë stres, sepse – në fund të fundit – punon në Shqipëri. “Unë pi dhjetë kafe ekspres në ditë dhe natën fle me sytë hapur”, – rrëfen ish-kapiteni kuqezi me gjysmë shakaje.

Ndërkohë, pa asnjë dozë humori Lala flet për Milot Rashicën, duke qenë se është menaxheri i tij dhe pa frikë “basti” i vet më i madh. Sipas legjendës kuqezi, mesfushori ofensiv nga Vushtrria – i cili luan me përfaqësuesen e Kosovës – ka një talent të madh. “I kam thënë se, me talentin që ka, mund të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve. Unë vetë nuk arrita të shkoj deri atje, sepse nuk kisha mjaftueshëm talent, por i kam bërë me dije se mund t’i tregoj rrugën për të shkuar deri atje”, – përfundon 40-vjeçari. Dyshja Lala-Rashica janë një shqiponjë me dy koka (njëri dhunti e tjetri përvojë), si simboli ynë kombëtar, gati për të fluturuar në kompeticionin më të lakmuar të kontinentit./ Telesport

14 komente në “E besoni apo jo: Altin Lala fiton po aq sa Ronaldo dhe Messi, edhe pse në pension!”

  1. Albani says:

    Te pjerdhsha lalen dhe rashicen

    1. Raimond vlonjati says:

      Lala esht shum bos dhe ja qene lojtar i shkelqyer dhe shum patriot

      Gabim qe Lala nuk u be trajner se ishte shum inteligjent ne loje
      Te kishim Lalen ne ndeshjen kunder Spanjes do i kishim bere gol Spanjes

      Po shum mire qe ben biznes

      Urime urime

  2. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Me ate qe lexon brenda ketij artikulli , sikur nuk dalin llogarite e fitimit qe lexojme ne titull.
    Lala dhe ortaku i tij ben xhiro vjetore 16-17 milione euro ne vit. Vetem se edhe nje kalama e di se xhiroja nuk eshte e gjitha fitim.
    Fitim mund te jete 7 milione euro.
    Por Lala merr 25% sic thuhet ne artikull , pra me pak se 2 milione euro.
    Ronaldo e Messi fitojne neto 17-20 milione Euro , pa llogaritur fitimet e tjera nga sponsorat.

    1. Ai says:

      Te lumte or mik ti qenke fiks per llogari

  3. Aseni says:

    Mos shaje se te qeshin, Alban. Lala eshte njeri i punes. Bravo I qofte!

  4. 01 vlora says:

    suksese Altin e sa me shume fat

  5. Beny says:

    mjaft mashtruat dhe i fryte gjonat : Sipas Wikipedise Gjermane gjendja eshte :
    -Der Gründer Dirk Roßmann hält 60 Prozent – themekuesi ka 60 %
    -Der Hongkonger Li Ka-shing A.S. Watson mit 40 % beteiligt.
    Im Sommer 2009 wurden zusammen mit dem Fußballer Altin Lala in Albanien erste Rossmann-Läden eröffnet. Im Juli 2010 eröffnete Rossmann in Ankara die erste türkische Filiale. Mittlerweile gibt es in Albanien acht und in der Türkei 50 Filialen.

    Lala eshte pjesemarres vetem ne 8 Filialet qe jane ne Shqiperi, por nuk e thote me sa preqind pjesemarres.

    Tani n.q.s. fiton nga ato % sa Ronaldo e Mesi hallall ja bofte zoti se eshte djale i mire.

    1. tani says:

      sakte Beny, Lala eshte ortak i filialeve ne Shqiperi, xhiroja qe thuhet ne artikull eshte per krejt rrjetin rosmann, pa lidhje me lalen

  6. Thanasi qe ta plasi says:

    Ky na zhyska ne me ato cmimet e kripura te produkteve kozmetike. E filluan me cmime te mira tani i kane cuar shume mbi tregun. Ca i kane me te njejtin cmim por gramatura eshte me e vogel

  7. frank says:

    Me fytyren e turkut apo te kurdit qe ka Lala nuk i hyjne ne pune leket.Eshte turp te quhet Race e bardhe evropiane ky shemtire nga azia.
    Emer turk mbiemer turk fytyre turk ,Ofendim per DNA evropiane te Shqiprise.

    1. tani says:

      frank, Lala eshte mirditor dhe katolik, turku e azia nuk hyjne fare ketu. po te shohesh lamtumiren nga tifozet e hanoverit e kupton qe eshte nje nga pak krenarite e Shqiperise

  8. Altini says:

    Rosman ne shqiperi eshte nje pseudo firme me cilesi skandaloze ne krahasim me gjermanine ka cmime te larta nuk ben asnje ulje dhe nga infot edhe rosman po falimenton dhe bashke me te do iki dhe ky shimpazeja altin xhuxhi

  9. K says:

    Uroj suksese të gjithë atyre pak shqiptareve qe jetojnë me punë të ndershme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje