Sekuestrohen 9 kg drogë në Fier, në pranga 17-vjeçari. Në Gjirokastër kapet me drogë në stan

20 Tetor 2016, 08:55Kronika TEMA

Policia e Fierit ka sekuestruar sot 9 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa ndërkohë që ka vënë në pranga 17-vjeçarin Xh.B i cili e mbante lëndën narkotike të fshehur në banesën e tij.

Një ditë janë finalizuar tre operacione përmes të cilave janë sekuestruar edhe disa doza kanabisi dhe janë prangosur edhe personat e përfshirë konkretisht në Mallakastër-Patos-Lushnje!

Në Mallakastër në banesën e Xh.B, 17-vjeç janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Në Patos Kristian Hoxhës, 34-vjeç i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Ndërsa në Lushnje Mihal Dhanës, 23-vjeç, në vendin e quajtur “Plasmasi” në një pikë kontrolli të ngritur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Lushnje është ndaluar automjeti tip Nisan Mikra me targa LU 8486 B, i cili drejtohej nga J.Dh dhe pasagjer Mihal Dhana kishte fshehur 3 doza lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Ndërkohë në Kolonjë të Gjirokastrës u arrestua Nazmi Graçi, 54 vjeç.

“Shërbimet e Policisë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas dispononte lëndë narkotike në stanin e tij, nga efektivët e policisë është bërë kontrolli në stanin e tij në vendin e quajtur “Rehovë”­ njofton policia.

Nga kontrolli i ushtruar në stanin e tij janë gjetur disa bimë të dyshuara narkotike në proces tharje, të cilat pas peshimit rezultuan me peshë totale 3 kg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje