Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka kërkuar një ekspertizë të thelluar të Bashkimit Europian në lidhje me ligjin e importit të mbetjeve. Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtare të forcës që drejton ai tha se direktivat e BE-së po interpretohen në mënyra të ndryshme. Më tej Meta u ndal edhe te problemet që ka shkaktuar reforma e arsimit të lartë.