Dy kandidatët për presidentë të SHBA-së, kanë marrë pjesë në darkën tradicionale të bamirësisë së Al Smith, vetëm 24 orë pas debatit të tyre të fundit televiziv.
Por, ashtu siç kanë arritur të ndryshojnë thelbin e garës presidenciale, Trump dhe Clinton ka ndryshuar edhe traditën e kësaj darke të njohur, duke sulmuar njëri tjetrin.
Ata kanë mbajtur fjalimet e tyre respektive, ku kanë hedhur batuta dhe akuza ndaj njëri tjetrit.
Ndër të tjera, republikani Trump nuk ka lënë mënjanë as çështjen email-eve të Clinton.
“Nuk isha i sigurt nëse Hillary do të vinte sot, pasi besoj se nuk ia keni dërguar ftesën me email. Ose ndoshta po, dhe ajo e zbuloi papritur nga ëkileaks,” tha Trump. “Ne kemi mësuar kaq shumë nga ëikieleaks. Përshembull, Hillary beson se është e rëndësishme që njerëzit të kenë një politikë tjetër në publik, dhe një tjetër krejt të ndryshme private.”
Ndërsa Clinton nga ana tjetër nuk i ka kursyer batutat e saj për qëndrimin abuziv të Trump ndaj femrave.