“Pasdite në Top Channel” ka rikthyer për herë të parë pas 26-vitesh për të dhënë mësim në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.
Ish-mësuesja e matematikës ka rrëfyer emocionet e kësaj ore mësimi në studio me Jonida Shehun.
“E prita me shumë kënaqësi kërkesën tuaj dhe ishte një orë mësimi me shumë emocione. E realizova ditarin, bëra disa përgatitje pasi tashmë kanë ndryshuar shumë gjëra, pasi u bënë disa vite që jam shkëputur nga mësimdhënia”, tha zonja Nikolla.
Familja
Për herë të parë ministrja e Arsimit ka folur për familjen e saj.
“Më ka ngelur peng babai. Ai u nda nga jeta në dhjetor të vitit te kaluar dhe nuk pata mundësi t’i qëndroja shumë pranë për shkak të angazhimit politik. Ishte i shqetësuar për mua pasi dëgjonte titujt e gazetave në mëngjes në televizor. E gjeta mjaft të mërzitur një ditë dhe ishte bashkë me mamanë time. I thashë mos i beso ato që shkruajnë gënjejnë edhe kur më lavdërojnë, edhe kur më shajnë. U qetësuan dhe u thashë që nuk ju kam turpëruar kurrë dhe as nuk do të ndodhe në të ardhmen”, tregoi e emocionuar Lindita Nikolla.
Gjatë bisedës në “Pasdite në Top Channel” Nikolla ka folur për herë të parë edhe për vajzën e saj Livian.
“Ka pasur shumë diskutime në media. Vajza ime ka studiuar në Shqipëri, nuk e ka bërë universitetin në Francë. Kaq qenë një nxënëse dhe më pas studente ekselence, vetëm me nota dhjeta. Pasi përfundoi studimet fitoi një bursë për në Barcelonë dhe atëherë unë nuk isha ministre e Arsimit. Aty ajo doli një nga pesë studentët më të mirë dhe fitoi një master në Francë. Tashmë është kthyer dhe punon në Tiranë” tha zonja Ministre.
Rrjetet sociale
“Ndihem keq nga komentet në rrjetet sociale”, tha Nikolla duke iu referuar shkrimeve për të apo tekstet me probleme që publikohen në internet.
“Sigurisht që ka probleme, por në shumë raste tekstet që publikohen nuk janë fare në qarkullim dhe janë ndryshuar prej kohësh”, tha ajo.
Por zonja Nikolla ka folur për herë të parë edhe për fotot e publikuara në mediat sociale gjatë kohës që ishte me pushime.
“Isha me pushime në Jug. U mundova të rrija në hotel sa më shumë, por kisha shkuar për plazh e sigurisht që dola. Në një nga ato herë e bënë atë foto dhe pastaj u komentua shumë”, tha ajo.
Matura Shtetërore
“Më kanë quajtur mëkatare”, vijoi ministrija e Arsimit kur shpjegoi debatet për maturën shtetërore.
“Një prind nga Vau i Dejës më çoi mesash dhe më tha vajza ime është me rezultate shumë të mira dhe ka mbetur pa universitet. I thashë zotëri, nëse vajza juaj është me rezultatet që thoni të jeni i sigurtë që sistemi do t’i garantojë të drejten e studimit në degën që kërkon. Më çoi mesazh para dy ditësh dhe më tha faleminderit! Kishit të drejtë! Vajza ime e fitoi shkollën”, tregoi Nikolla.
un e njof familjen e ksaj.
ka qen familje model. prinderit fantastic. te punes te nderit. fjalepak. te respektuar. njers t mir qe si benin keq njeriu.
njers nga me t miret qe ka pas lagja e vjeter ke rruga ura.,ne Tiranen e kohes s komunizmit.
edhe vllezrit ishin cuna t mir. tamam mirditor prej s verteti mo!
kte gruan nuk e njof se ka qen e vogel atehere,e mbaj mend si goc t urt.studjoze.por, me thuaj se cfar familje ke te te them kush je!
mbaj mend qe ishin njeres me lekur te bardh dhe sy bojqielli.
Urime Znj. Ministre!
Ndeshemi eger me:- Injorancen e meditizuar qe perfaqsohet me se pari me te ashtuquajturit “analiste” qe gatuajne nje çorbe te pashembullt çoroditese sa ja kalojne per keqberje dhe propogandes se pushtuesit! Nuk e teperoj.
-Me te frikesuarit harrojne te pyesin me nje “pse te vogel”
-Me ate pjese qe e kane per loder te tallen me shqetesimet legjitime te te interesuarve. etj.
-Por kemi dhe “opoziten e shqetesuar” se ne planetin ku kane jetuar nuk kane pare kesi menxyrash!.
Jemi nje vend i therrmuar deri ne detaj ne çdo vlere qe trasheguam dhe me e kobshmja trushpelarja e hidhur sa qe perbejme rast unikal qe i besojme ujkut kopene se nderroi qimen!
Ne mesuesine e ketij vendi themi ka nje sjellje “privati”. Eshte kthyer si nje mole qe gerryen te ardhmen e ketij vendi.
Pale te kerkosh perkushtim dhe sjellje misionari per te miren e ardheshme te ketij vendi.
Po bej nje pyetje. Perse nuk ua japin studenteve provimet petagoget?
Vajza nga Fieri u veteflijua se perballe kish petagoget dhe nga mbas kishte presionin e familjes.
Jo te gjithe jane te shkelqyer dhe jo te gjithe do kalojne por verifikoni mesimdhenien ne fakultete.
Nga matura nxenesit gjenden perballe nje egersie vrastare ne fakultete. Verifikojini.
Mire beni qe kerkoni ne arsimin 9-vjeçar. Por filloni te mesuesit e shkolles se mesme dhe mbaroni te petagoget ne fakultete me kerkese te ashper. Marja e provimeve me pagese eshte masive dhe ato qe denoncohen jane nje pike uji. Miratoni me ligj heqien e te drejtes se ushtrimit te profesionit per mesuesine ashtu si i hiqet Leja e Drejtimit (patenta) drejtuesve te mjeteve.
Shikojeni mirte se shume te rinjve keta vrastare e te paskrupullt po shkaterrojne jete sa nuk jane gje aksidentet me
makina.
Qe te meret shkolla nga studentet duhet te futen ne disa “pune apo sherbime”. Le ti bejne ato pune ata ose ato qe e kane per soje por jo te detyrohen njelloj si trafikimi te tjeret qe i kane vene qellim vetes.
Sado e vshtire kjo situate perben problem shume te mprehte. FALEMINDERIT.
Lindita Nikolla eshte nje nga ministret me te mira deri sot.Ajo po punon me perkushtim dhe ka bere reforma shume te mira ne sistemin e arsimit.Te gjithe flasin me respekt per ate,se eshte shtruar me shume punes se sa vehtes e familjes se saj.Por gojete liga te yshtura nge djajet me te medhenj te Pd-ke,Berisha e Basha,duan te nxijne punen e saj.Sa do qe ata te flasin kundra,une u them se dielli me shosh nuk zihet.Respekt per kete ministre kaq te thejsht, e shume popullore.Suksese.
Nuk ka nevoje per bojatisje me boje roze, qe i beni ju mediat sherbetore, kesaj Ministre qe po lufton Universitet Puiblike, pasi ajo e ke te lyer surratin me 1 gisht ton nga mengjesi ne darke.
qendron te stafet pedagogjike, qe meren me me shume se dy fakultet dhe jo poblike
1.pedagoget duhet te plotesohen e te jene me norme bashkohere per mesimdhenie ne lenden e tyre
2.nuk duhet te japin mesim ne jo publik
3.te jene ne departament ku te komunikojne me studentet ne cdo oer te percaktuar nga rektorati per konsulta
4.pedagoge me kohe te pjeshem, qe jane ne punra te ndryshme, spekullojne me ose pa dashur me mesimdhenien
5.pse neglizhohet me mesimdhenien ne gjuhet e huaja ne fakultetet dhe nuk jane departament staf ne cdo fakultet , nee ekonomi, filologji, drejtesi, shkenca natyre e shkenca mjekesore ,politeknikndertim, inxhinjeri etj
dhe te plotesohen me pedagoge me kohe te plote, sipas normave te mesidhenies.
gjuha angleze kerkohet, e mbrojtur per master, master shkencore e dokturature,dhe dy vjet ne fakultet behet si formal me pedagoge qe janr ne pune ne administrate shteterore, dhe vijne bejne sikur bejne mesim
shume pedagoge nuk jane ne mesim, jane ne jo publik,dhe studentet ne auditoret e kafeneve.
ketoznj, ministre e reformimit tearsimit ,beri studim dhori kule, por nuk e lane ish politika ne ministrine e arsimit
Po punove mire, me perkushtim dhe me ndershmeri ta kendojne shqiptaret. Po qe se je i drejte dhe i drejtperdrejte nuk te lene kusur shqiptaret. Keshtu ka qene, keshtu eshte dhe kam frike se keshtu do vazhdoje te jete. Prandaj nuk do bejme hajer kurre si popull.