Ky është momenti shokues kur një person i panjohur sulmon një grua në një stacion autobusi në Rusi.
Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa shihet se si burri afrohet dhe e shtyn gruan duke e rrëzuar në tokë, e më pas nis ta godasë.
Por, agresori mesa dukej nuk i kishte bërë mirë llogaritë, pasi atë moment nga autobusi zbret një prej pasagjerëve, i cili i del në mbrojtje gruas.