De Biasi në listë për postin e trajnerit të Interit

24 Tetor 2016, 15:04Sport TEMA

Në listën e emrave që mund ta marrin drejtimin e Interit figuron edhe Gianni De Biasi.

Gazetari dhe analisti i njohur sportiv italian, Ivan Zazzaroni, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shtuar emrin e trajnerit aktual të Shqipërisë si një zgjedhje perfekte për pankinen zikaltër.

Emrat e tjerë që lakohen janë Fabio Capello, Francesco Guidolin, Laurent Blanc e të tjerë, transmeton TCH.

Nerazzurët janë duke menduar që ta ndërrojnë Frank De Boerin pas rezultateve jo te kënaqshme të skuadrës.

Interi është në vend të 14-të në tabelë me 11 pikë të fituara pas nëntë javësh, ndërsa edhe në këtë xhiro pësoi nga Atalanta (2-1).

1 komente në “De Biasi në listë për postin e trajnerit të Interit”

  1. ........ says:

    Ishalla e mer interi te ndrrojm trajner se na u shpif.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje