VIDEO/ Helikopteri i ndihmës së shpejtë ulet në stadium, në mes të ndeshjes në Sarandë

22 Tetor 2016, 16:50Sport TEMA

Një rast i çuditshëm ka ndodhur ditën e sotme në Shqipëri, konkretisht në fushën e Butrintit të Sarandës, teksa po zhvillohej një ndeshje e Kategorisë së Parë.

Të dy skuadrat së bashku me arbitrin kanë ndërprerë takimin, për të liruar fushën në mënyrë që të ulej helikopteri i ndihmës së shpejtë, pasi nuk ka një pistë të mirëfilltë në qytet.

Një rast sa i çuditshëm, aq edhe komik ky që ka ndodhur ditën e sotme në Shqipëri.

Të gjithë të pranishmit në stadium, nisën të filmonin nga celularët, por kishte edhe nga ata që mbeten të habitur.

Ndiqni për më shumë videon e mëposhtme.

3 komente në “VIDEO/ Helikopteri i ndihmës së shpejtë ulet në stadium, në mes të ndeshjes në Sarandë”

  1. shvejk says:

    Pse mos ulet, stadiumi bosh duket.

  2. Korabi says:

    Doja te thoja Republike bananesh, por Republike kanabisi eshte me realiste.
    Para nja 1 muaji nje kokcep mori nusen me helikopter dhe u ul njelloj ne mes te ndeshjes.

  3. NACIONALISTI says:

    “nuk ka pist te mirfillt ne qytet”…….. SKANDAL! Per nji qytet turistik sic eshte Saranda pista per helikopteret eshte me se e domosdoshme. Kan ngritur gjith ato pallate (nuk e di si e kan gjetur vendin per ti ndertuar) cep e me cep dhe nuk kan gjetur vend per nji pist helikopteresh……
    Cudirat shqiptare nuk do mbarojn kurre……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje