Redi Jupi dorëhiqet nga Kombëtarja e vogël?

20 Tetor 2016, 12:13Sport TEMA

Redi Jupi nuk do të jetë më në pankinën e Kombëtares shqiptare të U21. Trajneri 42 vjeçar ka dhënë dorëheqjen e tij nga kjo detyrë , e cila duket se është pranuar edhe nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit , Armando Duka, raporton TCH.

Por në një prononcim për “Panorama Sport”, Jupi ka thënë se nuk është dorëhequr, por i ka përfunduar kontrata.

“Nuk jam më trajner i kombëtares u-21 për shkak se kontrata ime me FSHF-në ka përfunduar. Nuk është e vërtetë që kam dhënë dorëheqjën”, tha Jupi.

Ndërkohë në FSHF ka vetëm heshtje për këtë çështje, teksa interesimit të “Panorama Sport” nuk i është dhënë asnjë përgjigje, as konfirmim dhe as përgënjeshtrim.
Redi Jupi e mori drejtimin e kombëtares U21 në vitin 2015, teksa zëvendësoi Skënder Gegën. Redi Jupi e drejtoi kombëtaren Shqiptare gjatë ndeshjeve eliminatore për Evropianin e vitit 2017 të kësaj grupmoshe.

Kuqezinjtë 21 vjeçarë ndodheshin në Grupin 4 të këtyre kualifikuesve, të cilat i mbyllën në vendin e katërt me 12 pikë, me një bilanc prej 3 fitoresh, 3 barazimesh dhe 3 humbjesh.

2 komente në “Redi Jupi dorëhiqet nga Kombëtarja e vogël?”

  1. elona says:

    S’ e ka problem redi ate pune, se ka paret e vjehrrit qe rrjep gjithe hallexhinjte e albanistanit.Gjithe pajisjet ne neurokirurgji te prishura, vetem Medicare klinika private e Mentor Petreles punon ne albanistan me 24.000 leke rezonancen dhe 8.000 leke konsulten ku te thote:dueht te besh rezonance, te cilat kuptohet s’i ben dot ne shtet.Ka Gashin seksere atje per rrjepje popullit.E di gjithe republika kete gje dhe te gjithe vazhdojne normalisht sikur s’u ben asnje pershtypje.

  2. Dardania says:

    Uroj te jete e vertete. Ky eshte nje arrogant dhe nje anti-kombetar shume i demshem dhe .Keshtu qe ska cfare i duhet sportit dhe sidomos shqiptarise Redi Jupi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje