Nasri vendos rekord në Champions, ja pse bëhet fjalë

19 Tetor 2016, 16:23Sport TEMA

Samir Nasri bëri një paraqitje autentike futbolli në Zagreb. Francezi, përveç golit, e ndihmoi shumë skuadrën e tij të fitonte ndaj Dinamos së Zagrebit, në fushën e kësaj të fundit. Numri 10 i Sevilla vendosi një rekord të ri në edicionin e fundit të Champions-it, me 145 pasime të sakta. Në këtë pjesë të rëndësishme të lojës së futbollit, pasimet e sakta, deri më tani ishte më i miri Thiago Motta, i cili kishte shpërndarë në një ndeshje 140 topa në adresën e duhur, nga 144 tentime në këtë drejtim. Por, shifra e vendosur mbrëmë nga Samir Nasri e tejkalon atë, tashmë: 145 pasime të sakta në 158 përpjekje për ta dërguar topin në adresën e duhur, në Zagreb.

Duke e krahasuar dhe dhënë dimensionin e merituar francezit, mjafton të evidentosh faktin se rivali i tij, Dinamo Zagreb, ka grumbulluar një total prej 148 pasimesh të sakta gjatë gjithë lojës. Vetëm tri pasime të tilla më shumë se Nasri. Një rekord që do të mbetet në librat dhe kujtesën e të gjithë familjen “sevillista”, e cila është tejet e kënaqur me punën e përforcimit të kësaj vere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje