Ka mjaftuar një foto në Instagram që tifozët gjermanë të shpërthejnë kundër Naser Alijit.
Ai kishte postuar foton e makinës së tij të sapoblerë, një Mercedes me vlerë 100 mijë euro.
Por tifozët e Kaizerslautern e kanë sulmuar duke thënë se “po shet mend me makina luksoze teksa skuadra po vuan”.
Futbollisti ka kërkuar falje më pas duke sqaruar pse e publikoi foton.
“Duke u përgatitur për ndeshjen kundër Bohumit. Të hënën duam të sigurojë, tri pikët. Nëse qëndrojmë të bashkuar dhe japim gjithçka, atëherë do t’ia dalim përsëri. Unë padyshim do të jap maksimumin. E di që disa tifozë kanë diskutuar për foton time me makinën. Por unë thjesht kam plotësuar një ëndërr timen, për të cilën kisha kursyer për shumë kohë. Kjo nuk do të thotë se nuk jam me zemër dhe shpirt i përkushtuar ndaj FCK”, ishin fjalët e futbollistit të përfaqësueses shqiptare.