Denoncimi i gjyqtarit: Drejtorët e bankave luajnë bixhoz me paratë e qytetarëve

24 Tetor 2016, 14:21Kronika TEMA

Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, ka bërë një deklaratë të fortë në takimin e organizuar nga dhoma e Përmbarimit në ambientet e “Rogner”.

Hoxha tha se ekzistojnë vendime gjyqësore sipas të cilave drejtorë bankash luajnë bixhoz me paratë e shqiptarëve.

“Ka plot vendime gjyqësore për njerëz në banka me lidhje me klientët për procedura dhe afera korruptive.

Ashtu sikurse ka edhe drejtues bankash, dhe për ta ka vendime që janë të dashuruar me këto lojërat e fatit dhe luajnë bixhoz me paratë e qytetarëve” deklaroi Hoxha gjatë takimit për problematikën e kredive të këqija organizuar nga Dhoma e përmbaruesve privatë.

Së fundi, gjyqtari me eksperiencë ka dhënë edhe një sugjerim për zv/ministrin e Drejtësisë Eridian Salianji që ishte prezent në tavolinë.

“Ne gjyqtarët nuk jemi engjëj. Por dua të shpreh shqetësim te gjyqtarëve që shpeshherë nuk merren parasysh mendimet e tyre. Kam një rekomandim: të thjeshtohen procedurat dhe të kemi mundësi ekzekutimi. Të shkurtohet procesi”, tha Hoxha.

2 komente në “Denoncimi i gjyqtarit: Drejtorët e bankave luajnë bixhoz me paratë e qytetarëve”

  1. ili says:

    asgje nuk mora vesh nga gjygjtari me experience..?????????luajne bixhoz…….procedura me te tjeshta???????stupid gazete,stupid deklarate

  2. trapi says:

    Ky trapi nga memaliaj po shpeton sistemin ti je nje koqe kandari qe nuk e ke shokun ti je per tu hetuar per vete bashke me gruan qe jeni brenda sistemit ke dal te shpetosh njerzit ti je hajdut po kot nuk thon shum te shohin pak te njohin fshatar nga vendi ku ha pula gur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje