Emiljano Hoxha, i cili përgjgijet për sigurinë e portit të Sarandës, shkel rrezullat e sigurisë duke futur brenda perimetrit të portit makinen e tij personale me targa AA 722, tip Benz Mercedez,të cilën e përdor si taksi për turistet që mbërrijnë në këtë port.
Shofer taksie herë punon vetë e herë një i afëmi I tij, në oraret kur ai është në detyrë
Klientët i gjen vetë gjatë ushtrimit të kësaj detyre. Duke thyer keshtu sigurinë portuale , atë për të cilën është vendosur për ta ruajtur.
Tarifat që përdor me taksinë e tij të palicensuar janë: Transporti Port -Syri i Kaltër – 35 euro
Port -Syri i Kaltër-Butrint – 70 euro.
Veten e prezanton si Emiljano Zapata dhe nuk ngrurron që të presë e të orientojë drejt taksisë turistët që mbërrijnë në port, edhe pse mban uniformën e punonjësit të portit
Biseda me një punëtor të portit Sarandë. Kërkohet një taksi për katër turistë. Punonjësi të drejton te Emiljano Hoxha (shefin e sigurisë).
Fiksi – Ndonjë taksi?
Punonjësi i Portit – Taksia? O Emiljano…ku vajti Emiljano?
Punonjësi i Portit – Emiljano hajde një sekondë të lutem!
Punonjësi i Portit – Është edhe punonjës i sigurisë këtu, punon edhe taksi.
Fiksi – Si ja kalove? Mirë je?
Emiljano (shefi i sigurisë) – Mirë.
Fiksi – Do vijnë nja katër të huaj. Duan të shkojnë tek Syri i kaltër edhe Butrint. Ti nesër a je këtu?
Emiljano (shefi i sigurisë) – Po këtu jam. Tek porti. Do ta zgjidhim. Po nuk erdha unë do të vij një shok i imi.
Fiksi – Punon edhe ti taksi?
Emiljano (shefi i sigurisë) – Po, po. Në rregull. Këtu më ke mua që në 06:15.
Fiksi – Do flasim.
Emiljano (shefi i sigurisë) – Kërko Emiljanon.
Fiksi – Emiljanon!
Emiljano (shefi i sigurisë) – Po Emiljanon, Emiljano Zapata biles.
Emiljano (shefi i sigurisë) – Unë jam që rri këtu. Por do jem me uniformë nesër.
Fiksi – Çfarë makine ke?
Emiljano (shefi i sigurisë) – Një katër fenerësh të rregullt. Full, full, full.
Biseda me Emiljano Hoxhën një ditë më vonë.
Nga Porti në Sy të kaltër- 35 euro.Nëse shkon në Butrin, pazarië shtë 70 euro.
Emiljano (shefi i sigurisë) – Hë more çfarë bëre?
Fiksi – S’kanë ardhur akoma ato.
Emiljano (shefi i sigurisë) – S’të erdhën e?
Fiksi – Po i pres.
Emiljano (shefi i sigurisë) – Erdhën ata, e ke këtu djalin.
Fiksi – Epo mirë.
Emiljano (shefi i sigurisë) – Me bencin tim. Ja do vij tani ai se e dërgova të bënte, nga që nuk erdhe ti e dërgova të bënte një rrugë.
Fiksi – Deri në Butrint sa lekë?
Emiljano (shefi i sigurisë) – Sy të kaltër –Sarandë apo Butrint?
Fiksi – Syri kaltër Sarandë.
Emiljano (shefi i sigurisë) – Syri kaltër- Sarandë është 35 euro.Të rrijë një orë e gjysmë atje që t’i presi. Këtu është 30 euro.
Fiksi – Po t’i marrësh nga Syri i kaltër e t’i çosh në Butrint e nga Butrinti të vijnë këtu? Të rrijnë një orë e gjysmë? Sa duan pastaj?
Emiljano (shefi i sigurisë) – Po 70 euro komplet.
Fiksi – A ikim se janë tek hotel Butrinti. Kanë dalë dhe kanë ikur se nuk më kanë gjetur këtu. Po na presin atje.
Shoferi (kushëriri i shefit) – Ok. Hajde.
Fiksi – Cfarë e ke Emiljanon?
Shoferi (kushëriri i shefit) – Djalë tezje.
Fiksi – Për ditë punon ti? Apo kur është ai në punë?
Shoferi (kushëriri i shefit) – Jo more. Kur është ki në punë.
Fiksi – Kur është ai pa punë…
Shoferi (kushëriri i shefit)- Punon vet. Kur nuk është më merr mua.
Fiksi – Emiljano është përgjegjësi i turnit?
Shoferi (kushëriri i shefit) – I të tërë këtyrëve. I të tërë sekjuritis këtu. Të portit.
Fiksi – Sa lekë bën që të jap vëllai lekët për këto?
Shoferi (kushëriri i shefit)- Për në Sy të kaltër janë ata?
Fiksi – O vëllai të jap lekët që erdhëm deri këtu. Sa lekë do të japë?
Shoferi (kushëriri i shefit)- Një 5 mijëshe.
po ca pret nga keta “zapatat”, kur drejtori i sigurise se gjithe porteve te Shqiperise eshte nje peshkatar si Hysni Aruci, hengri buke ne kohen e PD dhe tani eshte kthyer me LSI, siguria ne portet tona eshte zero!
Pune Camesh,….qoska, shtesa pallatesh, zaptim teritoresh, drog, prostitucion, mashtrim, hajdutllek…..
Jane bere Klika qe Njeri mbulon Pislleqete e Tjetrit, kane krah te Ngrota nga Pushteti qe i Japin Pushtetaret Cam- Matrapaz. Nuk ngopen se Ngreni si nga Parat e Shtetit ashtu dhe te te Huajve, te Popullit, te Fukarenjve ….dhe kush ti dali perpara.
Ne te gjitha Institucionet shteterore nuk ka mundesi te mungojne Camet….qe si “Viktima” te Grekut dhe si “Patriota te Thekur” kane Mashtuar opinionin Publik. Nuk ka Familje Came qe mos te kete te Pakten nje Person Nenpunes Shteti.
LSI apo PDIU?
E ce pastaj? Ai per sigurine e ben kete!Problem i madh…..
Po cke me camet ti o leshko,thiri trurit sa nuk eshte vone……..
ja futni kot Saranda nuk ka komunitet deri sa gjykoni per ndasi.
ja futni kot Saranda nuk ka komunitet deri sa gjykoni per ndasi……..
cja futin kot gazetat,pse mo jetohet me 30000 leke ne muaj mire ben.