Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një letër ku kërkon të jetë palë në shqyrtimin e kërkesës së deputetëve për deklarimin e papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit për Rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë dhe pezullimin e ligjit të miratuar më 22 korrik 2016.
Unioni kërkon të jetë palë në cilësinë e subjektit të interesuar.
Me anë të padisë së tyre Unioni i Gjyqtarëve kërkon të behet pjesë në seancën ku Kushtetuesja do të shprehet për padinë e bërë nga Partia Demokratike po për të njëjtin objekt, antikushtetueshmërinë e vetingut.
Kërkesa për t’u bërë pjesë e këtij procesi ku Kushtetuesja do të shprehet për padinë e Partisë Demokratike, është depozituar këtë të hënë nga Unioni i Gjyqtarëve.
Kërkesa mban datën e sotme dhe është firmosur nga kreu i këtij Unioni, Gerd Hoxha.
Po kunderpergjijget Mafia! Betaja sapo ka filluar! A do ta lejoje BE dh USA te munden ne Shqiperi?! Mbetet per tu pare! PD dhe pjesa e krimineleve gjykates jane ne prag te pagimit se cfare i kane bere popullit ne keto 25 vjet!
Ne qofte se gjykata kushtetuese, behet pale me gjyqtaret, prokuroret dhe gjithe njerezit e korruptuar, si rrjedhoj e kesaj aleance me keta shtetrrenues e rrezon vettingun, atehere vetingu te shkoj ne referendum popullor,, populli do ta ndaj njehere e mire shapin nga sheqeri apo thene ndryshe populli do tju tregoj vendin hajdutve, mashtruesve dhe pengemarresve te drejtesise. Ne rast se rrezohet vettingu atehere munde te themi se Shqiperia nuk behet asnjehere shtet dhe ne Shqiperi do te themi se nuk ka me shtet s’ka drejtesi, s’ka ligj, s’ka demokraci.
Me partine e kurvave shtohet dhe unioni i hajduteve, kjo eshte drejtesia shqiptare.