Libri më i ri i deputetit Ben Blushi që pritet të publikohet së shpejti titullohet “Kryeministri”.
Ende nuk është bërë e ditur ndonjë pjesë e librit, por nga titulli lë të kuptohet se në qendër sigurisht do të ketë një personazh që ka funksionin e kreut të qeverisë, raporton GSH.
Vetë autori e ka lajmëruar më herët se së shpejti do të vijë me dy libra të rinj, ku njëri do të flasë për dritën dhe tjetri për errësirën. Kështu, si fillim, ai ka zgjedhur të publikojë “Kryeministrin”.
Pak ditë më parë, saktësisht të shtunën që shkoi, Blushi në një postim në profilin e tij në Facebook, njoftoi do të jetë për publikun së shpejti me dy libra.
“Shume shpejt me dy LIBRA. Njeri per driten tjetri per errësirën” shkruan deputeti Blushi, kritiku më i ashpër i Ramës sa kohë ishte në PS dhe tashmë jashtë saj.
Replikat e mëparshme
Rama gjatë emisionit “Studio e Hapur” e gazetares Eni Vasili në “News 24”, ironizoi Blushin: “Meqë ka ikur nga partia mund të thyej heshtjen por për të thënë shumë thjesht, Ben Blushi ka patur dy kryetarë në parti Fatos Nanon dhe mua.
Me Fatos Nanon u bë nja tre herë ministër dhe s’bëri asnjë punë. Me mua s’bëri asnjë punë por bëri nja tre libra, romane Dhe e vetmja gjë që unë do t’i sugjeroja nëse do kisha mundësi do ishte që tani që është akoma me këtë mllefin atomik ndaj PSsë, të bëjë edhe një libër tjetër, një roman sepse kur të bëjë partinë e tij s’do bëjë më as punë dhe as romane. Kështu mendoj unë për Ben Blushin”, tha Rama.
Replika e Blushit
“Paska folur Edi Rama per romanet e mi! Kur shkrimtaret merren me qente, qente merren me Librat!” shkruan Blushi në një postim në profilin e tij në Facebook.
Bravo ben. keta nuk kane me dinjitet njeriu. Shkojne e i vene sanksione rusise. jane bere si ai bishti i pajete i zvarranikut qe shkon ku shkon zvarraniku! Edhe homot thone ndonjehere “Jo”.
Bravo ben. keta nuk kane me dinjitet njeriu. Shkojne e i vene sanksione rusise. jane bere si ai bishti i pajete i zvarranikut qe shkon ku shkon zvarraniku! Edhe homot thone ndonjehere “Jo”. .
Bravo ben. keta nuk kane me dinjitet njeriu. Shkojne e i vene sanksione rusise. jane bere si ai bishti i pajete i zvarranikut qe shkon ku shkon zvarraniku! Edhe homot thone ndonjehere “Jo”. ..
Libri i dyte i Blushit duhet te jete “Qeni i Portes” se keshtu e ka filluar me kryebashkiakun, kryeministrin, kryegenjeshtarin qe eshte vete. Shkruaj te mbetet, Beni se nuk i dihet , pas vdekjes mund te ngrihesh prape e te behesh kryebashkiak, kryeminister per ata qe rrine shtrire ne toke.
Edi Rama te kete kujdes zgjedhjet e ardhshme, hijenat po pregatisin dicka….