Një tjetër artiste ikën në përjetësi, “Artiste e Popullit” Melpomeni Çobani

26 Tetor 2016, 18:52Kulturë TEMA

Aktorja e njohur e skenës, u nda nga jeta sot rreth orës 10:00. Melpomeni Çobani ka lindur në 6 Qershor të vitit 1928 në Tiranë. Që në fillim merr pjese në festivalet amatore të punëtorëve në stabilimentin “Mihal Duri” ku punonte në shtypshkronjë . Aty vihet re nga “Artisti i Popullit”, Pandi Stillu i cili e fton të punojë si aktore në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Roli i saj i parë do të jetë në dramën “Liza dhe Sula”. Në këtë periudhë shkëputet nga teatri për tu marrë me aktivitete sportive. Kështu si sportiste e klubit më të famshëm sportiv në Shqipëri, “Partizani” Melpomeni do të vendoste disa rekorde në atletikë dhe do të behet kampione e vendit me këtë skuader në volejboll dhe në ping-pong. Në vitin 1952 i kthehet përfundimisht aktrimit por kësaj radhe në Estradën e Tiranës. Melpomeni Cobani është një ndër themelueset e para të Estradës së Tiranës në vitin 1952, e cila shënon gjatë karrierës së saj artistike rreth 2500 role në teatër, estradë dhe film. Të shumta kanë qenë rolet e saj në Teatër si në drama ashtu edhe në komedi . Këtu mund të përmendim “Fejesa”, “Halili dhe Hajria”,“Prefekti”,” Rrënjët e thella”, “Vajza nga fshati” etj. Në vitin 1961 nderohet me çmimin “Artiste e Merituar” dhe në vitin 1976 me titullin e lartë “Artiste e Popullit”. Ajo mban gjithashtu Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të I-rë. Personalitete tëtilla mbeten të gjalla.

Albert Zholi

2 komente në “Një tjetër artiste ikën në përjetësi, “Artiste e Popullit” Melpomeni Çobani”

  1. ........ says:

    TI prehet shpirti ne paqe i qoft dheu i leht dhe i themi faleminderit per çfar dha per skenen dhe ekranin nder vite , kta artist do mbeten te pa harruar.

  2. QYTETARI says:

    R.I.P KSAJ ARTISTE TE MADHE
    NGUSHELLIME TE AFERMEVE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje