Zbardhen detaje nga arratisja e tre shqiptarëve nga burgu italian. Mediat italiane raportojnë se janë identifikuar tre shqiptarët e arratisur nga burgu italiane, duke përdorur çarcafë për arratinë nga qelitë. Sipas policisë ata janë Mikel Hasanbelli, 36=vjeç, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni; Ilir Pere, 40-vjeç dënuar për tentativë vrasje dhe Basho Tesi, 36=vjeç për vrasje.
Dy nga tre të arratisurit ishin të dënuar për vrasje, ndërkohë që shqiptari i tretë ishte i dënuar për shfrytëzim prostitucioni. Ngjarja ka ndodhur në burgun Rebibbia, në provincën e Lacios në Romë.
Nga hetimet e para ka rezultuar se ata kishin vetëm pak ditë që ishin në këtë burg. Policia ka zbuluar se ata kanë përdorur çarcafët për t’u arratisur. Mes tyre, më pas kanë rrëshqitur nga dritarja, ndërkohë që shtretërit i kishin mbuluar, që të mos kuptohej ajo që kishin bërë, raporton Panorama.
Në këtë burg, thuhet se mbrëmë u sollën të dënuar nga burgu i Camerinos që u prek mbrëmë nga tërmetet e fuqishme dhe ndoshta shqiptarët kanë përfituar edhe nga kaosi që mund të jetë krijuar.
Tema[per hir te se vertetes] saktesoni se ;nuk flitet per shqiptare por per suma araboshqifolesish[muslimon brothers]……..nga soi i Zike mujahedinit!
Bravo cunAve se shqiptater denohen 2 here me teper se te burgosurit e tjere. Dhe Skane as 10 perqind te te drejtave qe Kane te burgosurit e tjere. .respekte per tesin se eshte djale I mire. Kemi qene 2010 ne alexandri
E shikoni c’na bete o Arnauta na qite nenen na felliqet fare para botes