FOTOT/ Skena terrori në Tiranë, por…

27 Tetor 2016, 19:35Kronika TEMA
FOTOT/ Skena terrori në Tiranë, por…

Në Tiranë sot janë parë forca të shumta policore.

Por, në fakt ka qenë thjesht një stërvitje.

Në përfundim të stërvitjes 3-javore, batalioni special i Forcave të Armatosura, reparti special i Policisë së Shteit, RENEA dhe forcat speciale amerikane që udhëhoqen trajnimin, zhvilluan një demonstrim në sheshin Nënë Tereza, në godinën e Akademinsë së Arteve.

Në një situatë hipotetike, në këtë godinë ku zhvillohej një aktivitet kulturor, ishin marrë peng disa persona, lirimi i të cilëve erdhi pas ndërhyrjes së forcave speciale, ndërkohë që u neutralizuan edhe keqbërësit.

Stërvjtja dhe demonstrimi vijnë pas ngjarjeve dhe situatave më të fundit në rajon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje