Pas pelegrinazhit, dhëndri dhe vjehrri vjedhin teqenë në Martanesh

27 Tetor 2016, 16:13Kronika TEMA
Pas pelegrinazhit, dhëndri dhe vjehrri vjedhin teqenë në

Policia e Bulqizës arrestoi dy autorët Man Doma, 59 – vjeç dhe Mevlan Limani, 27 – vjeç.

Dy të arrestuarit, dhëndërr dhe vjehrr, kanë kryer vjedhjen e teqesë në fshatin Ballenj në Krastë të Martaneshit.

Nga hetimi ka rezultuar se Doma dhe Limani kanë planifikuar vjedhjen pasi kanë kryer peligrinazh, gjatë muajit Gusht në Teqen e Ballenjës, ku kanë parë sasinë e madhe të parave që dërgoheshin nga besimtarët.

Policia njoftoi se pas arrestimit arriti të sekuestrojë kasafortën sëbashku me shumën prej 5 milion lekësh të vjetra dhe mjetet e përdorura për të realizuar vjedhjen.

Para oficerëve të Policisë Gjyqësore, ata deklaruan se veprimit e kryen për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike.

3 komente në “Pas pelegrinazhit, dhëndri dhe vjehrri vjedhin teqenë në Martanesh”

  1. shiiti baba Mondi nuk paguan dritat! says:

    korrake shiite,sikter milet……………….

  2. .. says:

    Tani paska per tju hec mar,

  3. Labi says:

    Injorantet hedhin para qe ti haje dervishi haaaahaaaaaaa o e mjera shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje