Erjon Bogdani nën hetim në Itali, ish-bomberi: Jam i pastër

29 Tetor 2016, 20:23Sport TEMA

Prokuroria italiane vazhdon të hetojë mbi shkeljet e ndryshme që janë bërë në futbollin italian.

Raporti i fundit i publikuar lidhet me 14 skuadra që kanë shkelur kodin e drejtësisë sportive dhe rregulloren e menaxherëve të futbollit.

Në total janë 64 emra që po hetohen mes tyre menaxherë dhe futbollistë, ku në këtë listë të gjatë bie në sy menaxheri i famshëm Alessandro Moggi, i biri i Luciano Moggit i cili ka qenë menaxher edhe i Erion Bogdanit, ish-futbollisti i Reginës, Chievos, Cesenës, Sienës apo edhe i kombëtares sonë.

Në një intervistë për Top Channel, ish-bomberi kuqezi dhe aktualisht ndihmës i De Biasit në stolin e përfaqësueses A sqaron gjithçka.

“Nuk jam në dijeni të kësaj gjëje, megjithatë e di që jam i pastër sepse kontratat e mia i ka bërë menaxheri im. Unë kam qenë futbollist dhe dija vetëm të luaja futboll”, thotë Bogdani.

Rreth 10 vite më parë kur Italinë e përfshiu skandali i trukimit të ndeshjeve, me përfshirje e një sërë lojtarësh e menaxherësh, Erion Bogdani ka deponuar në prokurori, për lidhjet e tij me menaxherin Moggi dhe kontratat e firmosura.

“Ka qenë ai ‘Skandali i Moggit’ dhe më kanë thërritur në prokurori dhe iu jam përgjigjur të gjitha pyetjeve”, vijoi ish-futbollisti i kombëtares.

4 komente në “Erjon Bogdani nën hetim në Itali, ish-bomberi: Jam i pastër”

  1. Toni says:

    Mo po nuk dija gje thuaj. Mos na mbush qe dije te luaje futboll.

  2. tv truth says:

    Nuk ka ndeshje qe nuk shitet e ky thote jam i paster

  3. tv truth says:

    Nuk ka ndeshje qe nuk shitet e ky thote jam i paster …

  4. Moni says:

    Po c’ju desh me bombera ktij. Mire ti behet. Behu golshenues pse merresh me bomba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje