FOTOT/ “Endrra e thyer amerikane”: Qyteti i varfër ku nuk votojnë, pasi s’kanë para për autobus

29 Tetor 2016, 12:27Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Endrra e thyer amerikane”: Qyteti i varfër ku nuk

Amerika është padyshim vendi më demokratik në botë dhe një ndër vendet me mirëqenien më të lartë, por edhe atje varfëria është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Mjafton të përmendim këtë qytet, i cili është padyshim më i varfri në SHBA.

Bëhet fjalë për Beattyville, Kentaki.

Dikur ishte një qytezë e pasur dhe me shumë vende pune.

Kishte fabrika këpucësh, fabrika uniformash dhe shumë opsione të tjera për të punuar.

Por edhe dy punëdhënësit e vetëm të ngelur, burgu i kontesë dhe një burg privat, u mbyllën verën e kaluar.

“Nuk ka më asnjë shpresë për njerëzit këtu”, thotë Brandy, një zonjë e papunë me 3 fëmijë.

Bashkëshorti i saj është po ashtu pa punë dhe jetojnë vetëm me asistencën sociale.

13 përqind e vendit jeton në kufijtë e varfërisë, por Brandy thotë se asgjë nuk krahasohet me Beattyville.

“Njerëzit mendojnë se me çfarë do të ushqehen dhe vishen. Paratë nuk mjaftojnë asnjëherë”, thotë ajo.

E pyetur në lidhje me zgjedhjet, ajo tregon se nuk do të votojë.

“Do të ketë miliona njerëz që do të votojnë, por jo ne. Duhet të marr autobusin që të shkoj të votoj, dhe preferoj t’i kursej ato para. Pavarësisht kë votojmë dhe kush fiton, askush nuk do të bëjë gjë për qytetin tonë, ashtu siç nuk kanë bërë prej vitesh”, tregon ajo.

12 komente në “FOTOT/ “Endrra e thyer amerikane”: Qyteti i varfër ku nuk votojnë, pasi s’kanë para për autobus”

  1. Alben says:

    Une kur isha ne SHBa pysja vetem :” Si jetojne tegjith ne shtepi me drase?” Shume e shtepive jane prej drase!!

  2. Varferi Mendore says:

    Nje nga karakteristikat e ekonomise eshte levizshmeria. Nese oportunitetet ne nje qytet te caktuar ndryshojne, eshte gjithmone nje ide e mire te levizesh aty ku ka biznes dhe vende pune. Shume njerez nga inercia vazhdojne rrine ne te njejtin vend, nderkohe qe situata fillestare ekonomike ka ndryshuar. Per cfare rrini kot aty kur nuk ka me burime ekonomike? Asgje nuk eshte statike.

  3. Apollon says:

    E shikoni o Arnaute sa “mire” jetoet ne Amrike as leke per Autobuz (Bus) nuk kane

    1. E shikojme says:

      po, se Amerika vleresohet nga nje humbetire ne kentucky

  4. Bojagjiu digjital says:

    Idiot mendor. Te levizesh do para. Me femije nuk levezet kollaj. Ata kane jetuar aty me breza.
    Amerika eshte e bukur vetem neper filmat e hollywood it. Nje perqindje shume e larte per mua mbi 25% jetojne neper trailera, pa siguracione shendetsore, pa pune. Niveli intelektual dhe menyra e jeteses duket si 200 vjet mevpara. Rinia pas pune mbyllet ne shtepi. Njerezit nuk dalin ne kafe dhe te shoqerohen me njeri tjetrin. Kane frike te flasin me njeri tjetrin.
    Ne shqiperi pervec papunesise te gjithe elementet e tjere te jetes ja shume here me te avancuar

    1. Varferi Mendore says:

      Atehere paskan bere keqperllogaritje qe nga fakti qe kane pjelle kur s’duhet te pillnin. Kush eshte injorant ne Amerike nuk ka ndonje te ardhme kushedi se cfare, dhe kjo nuk eshte ndonje karakteristike eksluzivisht amerikane. Per me teper qe ka te beje shume gjeografia, nuk mund te krahasohet jetesa ne zona te pasura me njerez qe kane biznese dhe diploma te avancuara me jetesen ne zona te varfra me njerez qe mezi kane mbaruar gjimnazin. Njesoj sic nuk mund te krahasosh jetesen ne Bllok me jetesen ne Puke apo ne Bathore. Ne Puke shkon kullot dhite edhe futesh brenda, ne Bllok del per kafe. Njesoj edhe ne Amerike, ne Kentucky futesh brenda te traileri duke vegjetuar, ne New York, Los Angeles, Las Vegas, Miami, Chicago, etj. del per qejfe po deshe. Po s’deshe ose nqs ke pjell e s’leviz me dot, pune per ty. Ta kishe planifikuar me perpara. Amerika merret me ato qe dijne te integrohen dhe hidhen nga dega ne dege, jo me ato qe s’dijne. Si puna e ketyre ketu, paska ik industria, edhe keto vazhdojne akoma aty. Aty le te rrine, pune e madhe. Popullesi me kile, ka njerez qe nuk i kane keto ngerce.

    2. poli says:

      bojaxhiu digital esht e vertet te levizesh duhen para po mos harro kur jan hap kufijt ne shqiperi kan emigruar njerez te moshuar, me shum mund e sakrifica kan punuar dhe kan arritur ta ndertojn jeten per veten dhe familjen. dhe kto qe shef ne foto kan nji avantazh qe shumica ne bot nuk e ka. Shtetesin Amerikane.

    3. Pelasgian says:

      Serbia thone do bohet epiqendra botes …si nji tip black hole qe do thithe kkkkkk e gjithe galaksise!

      Ska me US ALL THE WAY po vec SRBIJA =U= KURCU!

      Millosh i zi

    4. Pelasgian says:

      Serbia thone do bohet epiqendra botes ….si nji tip black hole qe do thithe kkkkkk e gjithe galaksise!

      Ska me US ALL THE WAY po vec SRBIJA =U= KURCU!

      Millosh i zi

    5. shuli says:

      Qenke nje idiot nga keta te rilindjes trushpelare me shurre miu,Shqiperia vend me i mire …… o idiot me brire !

  5. anton says:

    bojagjiu digjital.ke mese te drejte amerika po shkon drejt komunizmit me keq se ne kohen e nverit.vetem ne qe jetojme ketu e dime kush eshte north amerika

  6. qytetarrustani says:

    Kete ameriken e hengri keq familja ime.Ka qene me rende se greqia por nga varferia mendore dhe erresira e pushtetit shqiptar ne e hengrem.
    Amerika ka shume ane negative dhe une po ashtu nuk dija se ku po shkoja.Vend shume i korruptuar dhe me kan sakatosur vetem se fola.Manipulojne incidente dhe te fusin ne burg.Cfar aleatesh e cfar udheheqje kemi ne qe eksporton burime njerzore ne favor te dinamos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje