FOTOT/ HEC-et e Valbonës: A manipuloi shoqëria civile opinionin publik me foto të vjedhura nga interneti?

29 Tetor 2016, 12:33Kronika TEMA
FOTOT/ HEC-et e Valbonës: A manipuloi shoqëria civile opinionin publik

Në vitin 2013 qeveria “Berisha” miratoi kontrata koncensionare për ndërtimin e HEC-eve në Luginën e Valbonës. HEC-et, puna për ndërtimin e të cilave ka kohë që ka nisur, janë dhënë me koncension siç thamë nga qeveria e Berishës, por efektin te shoqëria civile  e kanë dhënë së fundi. Është për tu përshëndetur që çdo ditë e më shumë shoqëria civile ka një vëmendje të madhe dhe reagon ndaj çështjeve ambjentaliste. I tillë është edhe rasti i protestës kundër ndërtimit të këtyre Hec-eve në Valbonë, ku shoqëria civile pritet të organizojë sot një koncert-protestë.

Mirëpo, përtej asaj që duket, ka edhe disa anë që nuk i shkojnë përshtat shoqërisë civile. Jemi mësuar që shoqëria civile të godasë politikën për manipulime faktesh dhe argumentash, ndërsa sot, shihet se vetë ata kanë bërë të  njëjtën gjë me fotot e publikuara për “Valbonën”. Mjafton ti hedhësh një sy faqes së kësaj kauze në Facebook dhe disa aktivistëve (Arbër Çepani për shembull) për të parë se si manipulohet opinioni publik.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, vjedhja e disa fotove në internet dhe paraqitja e tyre si pamje nga Valbona  kanë qenë pjesë e komunikimit publik të shoqërisë civile. Kjo e zbeh jo pak imazhin e tyre, meqenëse tentojnë manipulimin e opinionit publik me fakte të rreme.

Shoqëria civile duhet të jetë aty padyshim për të protestuar, por kurrësesi duke manipuluar opinionin publik./Lexo.al

11 komente në “FOTOT/ HEC-et e Valbonës: A manipuloi shoqëria civile opinionin publik me foto të vjedhura nga interneti?”

  1. s.h. says:

    … do habitesha shume sikur ne kete mesele , me perdorim fotosh, do ishte perfshire Mentor Kikia…!??

  2. Sali says:

    E dine mire qe stadi I punimeve ne Valbone nuk eshte ne ate shkalle por fotot ne pjesen me te madhe jane islustruese dhe tregojne ate çka e pret Valbonen ,dikush qe mbush xhepat nga ndertimi I atyre Heceve qe ne fak jane fatkeqsia e asaj zone Po kerkon te ule vleren e protestave duke I quajtur te manipulueme turp e faqe e zeze per ta

  3. Arben says:

    Une keto dite isha ne Valbone. Nuk behet fjale qe te kene vajtur tubo.
    Zgjidhja qe dha Qeveria dhe Kryeministri Rama per anullimin e 9 HEC ne Valbone dhe ndertimin pa diga te 2 HEC ne pjesen jo turistike eshte gjeja me e mire e mundeshme. Ky veprim i mencur i Qeverise Rama shpeton perfundimisht Valbonen turistike qe eshte nje pasuri kombetare e pa perseriteshme.
    Gjithashtu anullimi i HEC ne lumin e Shales qe beri Ministri Gjiknuri eshte veprim i drejte. Firma ka fituar tenderin ne vitin 2008, ka lidhur kontrate ne 2009 dhe nuk ka realizuar asnje investim. Koncensionet kane afate dhe per te gjithe ato koncensione qe ju kalojne afatet duhet anullim i njeanshem. Ky anullim i njeanshem i HEC mbi lumin e Shales eshte per faj te firmes investitore. Por ky faj ka ndihmuar shume Shqiperine. Shpeton zona turistike e mbrojtur e THethit pa u prekur.
    Keshtu duhet Qeveria te shikoje ku nuk ka plotesim kushteve te kontratave koncensionare ne menyre te gjate mbi 5 vjet-te anullohen. Po jane zona te mbrojtura te mos behen me, po jane ne zona te pa mbrojtura ti ndertoje ai qe ka parane me studime te reja me te avancuara.

  4. Adem Jashari says:

    Paskan pire te gjithe ne nje sise, ate te Beogradit! Edhe kur firmuan edhe kur filluan dhe u ankuan!

    1. xoni says:

      Mos e perdor kete emer o zog shkine.

  5. jani says:

    Ja vlen te merresh dhe te ndjekesh kauzen e Arbrit te Cepaneve??? Djem qe ndryshojne nga femrat diten vetem se veshin pantallona ndersa naten mund ti gjesh me fustan sarafan. Ky eshte me keq se plakat e sokakeve. VK mendjes se ketij.

  6. Zhozituta says:

    Me duket se fotot i ka derguar qytetari dixhital i Saliut. Dhe te mendosh qe lejet i ka dhene ai qe tani i shtyn me hosten ca te tredhur per te bere rremuje.

  7. shoqeri civile says:

    Po mire mo Sali Berisha shkon firmos 12 HECe ne Valbone e 6 ne Theth, qe ne vitin 2009-2013 dhe del sot ne 2016 u thote gjithe shqiptareve ne mes te debatit “kam bere mire qe i dhashe se me thane nuk cenohet asgje nga mjedisi”. Askush nga keta trimat nuk ja permend as emrin por thone qeveria qeveria e ka fajin!!! askush nuk thote ore si ka mundesi qe Sali Berisha i dha 18 hidrocentrale dhe nuk e mori vesh askush per aq kohe sa ishte ne pushtet. nga kjo qeveri 6 u anuluan dhe Thethi shpetoi, 9 ju hoqen nga kurrizi Valbones po prape qeveria e sotme e ka fajin eee?!?!?! Pas gjithe kesaj, banoret dalin i thone deputetes se Partise Demokratike faleminderit se na ke shpetuar. Qesharake. Keta edhe kur i shtyp Berisha nuk ja permendin dot emrin.

    1. "horri i bulevardit" says:

      KETA i nderuar jane shkerdhyer nga saleh Berisha, hane mutin e salehut cdo dite, pa kete rracion dior, keta jane thjht vemje.

  8. Nga tirana says:

    Po nuk i vjen turp bashkim ulajit qe ka marre tendera e ndertime pa fund qe te ndertoje dhe ne valbone. Nuk i mjaftojne?? Mgjt po te ishte i ndershem dhe i paster, nuk u kerkonte pronareve te tv-ve qe mos te transmetojne lajme per protesta ne valbone. Thone qe eshte dhe tropojan, turp!!

  9. Pershendetje! Jam Catherine ne Valbone, OJF TOKA – dhe eshte VERTET! Keta foto NUK jane nga Valbone, por ishin vendosur ne FB nga mbeshtetjes “enthusiastic” per te demonstruar ide besoj. Edhe disa gazetare kane perdor ket imazh – por une kam kerkuar “ju lutem mos.” Por ky eshte zaktikist piken time dje, te protesta: Ju lutem, nuk besoni cdo fjale qe degjoni – as nga Rama, as nga mua. Sic qytetare, kemi responsibilitet per t’na informojme konkretisht. Tuba te Valbones jane shume me te madhe se ne keta foto: Ju mund te shikoni ketu: https://www.dropbox.com/s/f0kmaf636qjw4n9/02b-Projekt%20Zbatimi%20-%20Qershor%202013.pdf?dl=0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje