Historiani: Mehmet Shehu e Dushan Mugosha i zhveshën lakuriq ballistët para pushkatimit

30 Tetor 2016, 09:46Dossier TEMA

Nga Valentina Madani*

Historiani dhe ish-i përndjekuri politik, Agim Musta në 15 librat e tij ka dokumentuar tmerret e diktaturës komuniste. Ai vëren me shqetësim se ndërsa regjimet e tjera të japin të drejtën të varrosësh kufomën, diktatura komuniste nuk ta jepte këtë të drejtë minimale, pasi eshtrat e këtyre viktimave hidheshin në gremina, lumenj, ose digjeshin me acid. Z. Musta në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare” hedh dritë mbi masakrën e 21 tetorit të vitit ‘43 në Lushnje nga brigada e drejtuar nga Mehmet Shehu dhe serbi Dushan Mugosha. Z. Musta tregon se si i zhveshën ballistët për të ndarë myslimanët nga ortodoksët për t’i shpëtuar këta të fundit dhe identifikimi i bërë përmes synetllëkut, përgjigja e Shehut për masakrën dhe paralajmërimin e tij për masakra të tjera. duke thënë se kjo do të ishte si kafja para dasmës… Dhe rasti më i trishtë për Agim Mustën ishte pushkatimi në sy të tij i bashkëmoshatarit Duro Shehu në Gjirokastër në vitin 1944.

Z. Musta si e konsideroni dekorimin e Ballit nga presidenti Bujar Nishani?

Për mendimin tim, ai dekorim është i vonuar. Duhej të bëhej me kohë, ashtu siç duhet të dekorohen edhe shumë viktima të tjera të pafajshme, që u mori jetën komunizmi. Për rastin konkret dhe për shumë raste të tjera unë kam takuar dëshmitarë dhe kam bërë kërkime në Arkivën e Shtetit. Në këtë të fundit nuk gjenden as 80 për qind të dokumenteve që vërtetojnë krimet e komunizmit, pasi janë zhdukur qëllimisht që të fshihen. Nuk kam lënë gjë pa hulumtuar që nga koha e luftës e deri në rrëzimin e diktaturës. Kam shkuar në Spaç e në çdo vend për të folur me dëshmitarët, për të mbledhur sa më shumë fakte rreth krimeve barbare të kryera nga diktatura. Kam folur edhe me protagonistë të asaj kohe, me Bedri Spahiun, Tuk Jakovën e shumë të tjerë për të hedhur dritë mbi regjimin kriminal të diktaturës.

Gjatë hulumtimeve tuaja çfarë keni mësuar për masakrën e 21 tetorit të ‘43-it ndaj Ballit?

Ata që u pushkatuan ishin fshatarë të zonës së Myzeqesë, njerëz të pafajshëm. Nuk i ishin bashkuar vullnetarisht Ballit, por kishin qenë të detyruar nga Isa Manastirliu, i cili u tha banorëve që ose të bashkohen me ta, se do t’i vriste vetë ai. Vetë Manastirliu i shpëtoi masakrës dhe iku më vonë jashtë shtetit. Të gjithë drejtuesit e Ballit ikën. I vetmi njeri që luftoi ishte Hamit Matjani. Luftoi pa kompromis.

A pati rezistencë nga ballistët?

Fshatarët u dorëzuan që në përpjekjen e parë. Ata që u dorëzuan, u bënë viktima të brigadës së parë të drejtuar prej Mehmet Shehut e Dushan Mugoshës. Por ajo që ndodhi ditën e masakrës ka qenë e tmerrshme për faktin se Dushan Mugosha i mblodhi të gjithë dhe i detyroi që të zhvisheshin duke parë seksin e tyre se kush ishte bërë synet, ishte mysliman dhe duhej pushkatuar dhe i quajtën lafshëprerë, ndërsa lafshëpaprerët ishin ortodoksët që nuk ishin bërë synet dhe ata i nxorën nga rreshti dhe nuk i pushkatuan. Të gjithë myslimanët i vranë. Gjatë hulumtimeve të mia për atë ngjarje të rëndë kam mësuar se Rrahman Ruçi që ishte pjesë drejtuese e brigadës, pas pushkatimit i ka thënë Mehmet Shehut se nuk duhej të pushkatoheshin gjithë ata njerëz.

Dhe si është përgjigjur Mehmeti?

Mehmeti i ka thënë Rrahmanit: “Ti nuk ke parë sa lumenj gjaku janë derdhur në Spanjë dhe kjo është vetëm si një kafe para dasmës”. Duhet të dini një gjë, që Mehmeti gjatë luftës në Spanjë ka qenë komandant skuadre dhe jo batalioni. Këtë ma ka thënë vetë Bedri Spahiu, i cili ka qenë në Spanjë edhe ai gjatë luftës. Po ashtu më vonë kur u erdhi diktatura, Rrahmanin i cili ishte udhëheqës i Partisë Komuniste në Lushnje bashkë me dy djemtë e tij e dënuan si devijator të vijës së kuqe të partisë.

Ky ishte një paralajmërim për masakra të tjera nga partizanët?

Po, dhe në të vërtetë kanë kryer shumë vrasje të tjera masive, ku gjysmës nuk u gjenden as varret. Pas Lushnjës, kanë vrarë në Gjirokastër 14 veta. Në Kurvelesh janë pushkatuar 12 veta, mes të cilëve edhe një grua me dy fëmijë të vegjël. Po ashtu edhe në berat, në Tepelenë. Të gjitha pushkatimet janë bërë pa i gjykuar. Madje, në Gjirokastër ka ndodhur një krim çnjerëzor me një bashkëmoshatarin tim, Duro Shehu. Kam qenë dëshmitar i asaj çfarë ndodhi dhe ishim vetëm 14-vjeçarë. I ati i Duros kishte folur kundër komunizmit dhe vetëm për aq gjë, atë e morën bashkë me djalin dhe i pushkatuan. Erdhën e morën Duron nga mësimi dhe në oborr të shkollës e pushkatuan në sy të të gjithë ne. Ka qenë një ngjarje rrëqethës, pasi po vritej edhe një fëmijë i pafajshëm. Por, ka edhe shumë raste të tjera duke ngjallur kudo vëllavrasjen. Në hotel “Turizmi” në Pogradec kanë vrarë 40 xhandarë. Po ashtu, edhe në Dukaj të Tepelenës kanë pushkatuar në gusht të 1944-ës 40 xhandarë. Regjimi diktatorial zhvarrosi eshtrat e ish-kryeministrit shqiptar, Iliaz Bej Vrioni dhe i hodhi ato në lumin Osum të Beratit. Eshtrat e Iliaz Bej Vrionit vazhdojnë të mbeten të humbura duke e lënë ende këtë personalitet të vyer të kombit shqiptar pa varr.

Nisur nga këto masakra, a kërkohen nga presidenti të tjera dekorime në vijimësi të dekorimit të viktimave të 21 tetorit ‘43?

Sigurisht. Janë vrarë njerëz të pafajshëm nga komunistët. Unë kam qenë dëshmitar i vrasjes së një nxënësi shkolle, vetëm 14 vjeç siç ishte Duro Shehu, ishim shokë në Gjirokastër. Ai duhet të dekorohet si dhe shumë të tjerë. Diktatura vrau barbarisht. Mund të them se terrori komunist e ka zanafillën e tij bashkë me formimin e PKSH. Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore ai u ushtrua nga formacione partizane dhe njësitet guerile dhe skuadrat e vdekjes. Mbas vendosjes së diktaturës komuniste, terrori e dhuna fizike në Shqipëri u ushtruan nga Sigurimi i Shtetit, “Divizioni i Mbrojtjes se Popullit” (D. M. B.) Policia Popullore, repartet e ndjekjes, repartet e kufirit, repartet që kishin në varësi burgjet, kampet me punë të detyruar dhe kampet e internimit. Terror e dhunë kanë ushtruar hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët, që kanë dhënë dënime politike. Janë 6000 vetë që nuk kanë varre, të cilëve nuk u gjenden eshtrat. Në Shqipëri deri më sot nuk është bërë asnjë analizë dhe denoncim zyrtar për krimet e kryera nga PKSH, qysh nga formimi i saj. “Harresa” ka për qëllim shkuljen nga kujtesa e popullit shqiptar të krimeve të diktaturës komuniste, që u kryen në Shqipëri për gjysmë shekulli. Për krime të tilla, duhet të alarmohet jo vetëm kombi shqiptar, por e gjithë bota. Të mos harrojmë kurrën e kurrës, se vendosja e komunizmit në Shqipëri, derisa ndodhi një herë, mund të ndodhë përsëri, jo në të njëjtën formë dhe nga të njëjtët njerëz, por nga personatë tjerë dhe me forma të tjera, me të stërholluara dhe më të rafinuara. Këtë s’duhet ta harrojë asnjë shqiptar./ GSH

13 komente në “Historiani: Mehmet Shehu e Dushan Mugosha i zhveshën lakuriq ballistët para pushkatimit”

  1. tfgs1 says:

    vazhdojne ”historite” perverse me gjaxoret sunite…………….nje FAKT qe sot Shqiperia e mjere eshte katandisur ne nje hale islamikesh!

  2. FAKT says:

    Kelyshet e serbeve ,mesuan zakonet e serbeve…….dhe i praktikuan per vite me radhe gjate regjimit…. Edhe pse nuk kam ndonje simpati per ballistet , 100 here me mire “ballist” kolaboracionist sesa kelyshet e Titos qe beren masakren e Tivarit…..Nuk mund ta kuptoj se si ka akoma nostalgji per “katilet e popullit te vet”…..

    1. zhaku i pamposhtur says:

      ka or mik ka nostalgji sepse këta të gjithë pd e ps janë të gjithë enveristë të tërbuar…
      RRAHMAN URUÇI (dhe jo Ruçi) dhe populli myzeqar i thërriste daj Rrahmani dhe daj rrahmani nuk ishte kryetar partie dhe asnjeherë nuk ka qenë komunist por ishte komandant i brigadës 16 sulmuese..Rrahmani është zënë shum ashpër me mehmetin për këtë çështje madje e ka kërcënuar me pistoletë mehmetin…kjo ishte edhe arsyeja kryesore që Rrahmanit iu bë gjyqi me dyer të mbyllura dhe me dëshmitar të rremë..mbas Rrahmanit sigurimi i shtetit burgosi pa ndonjë arsye djalin e mafh Ramazanin dhe gjithashtu djalin tjetër Pashon duke e akuzuar për komplot ndaj shtetit…?? besoj se vazhdimin e dini familjaret pra gruaja me 5 kalamanj hidhet në rrugë pra e përzën nga shtëpia dhe vazhdojnë përndjekjet dhe persekutimet brez pas brezi madje për ta diskretituar akoma më tej e bënë hero negativ në një filëm shqiptar…ju zotërinj pushteterë dhe baballarët tuaj keni bërë shum gjynahe në kurriz të këtij populli…askush nuk doli të dënojë krimet mskabre që kanë bërë baballarët tuaj dhe sot keni paturpësinë dhe vazhdoni e hidhni baltë mbi njerezit e pafajshëm apo ti quani pulaxhinjë ashtu sikurse i quajti qoftëlargu enver…ju nuk na thyet dot…na përzutë nga vatrat tona poo por ne jemi këtu dhe jemi të gatshëm të vijmë të japim edhe jetën për të çliruar shaipërine nga fara juaj e ndyrë..më vjen sh keq që na shpëtuat në 91…ti pini dollinë n.cekës..tani mbas 25 vjetësh urrejtja për ju fhe baballarët tuaj oborrtarë të enverit është bërë si një dallgë e fuaishme që shkumëzon nga tërbimi..??

  3. partizani i panjohur. says:

    ballistat ishin tradhetare colaboracjoniste sikurse ne gjith perendimin,qe kishte te till. ata u denuan dhe u pushkatuan ne franc,ne belgjik Holland e gjetke ne perendim,megjithse mund te kishin qen te diplomuar apo te mesuar me shkoll e me pasuri. ata bashkpunuan me pushtuesin e huaj dhe vetem ky fakt mjaftoji qe francezet belget apo perendimoret e tjere ti pushkatonin ata,ashtu sic bene edhe shqiptaret me colaboracjonistet.
    kjo esht hiastorija . kjo esht e verteta. po, qe Le Penn I frances kishte qen edhe hero kombetar I luftes se par boterore,dhe personalitet kombetar dhe me gjere,kjo gje nuk e pengoji De Golin ta pushkatonte kur ai u be kolaboracjonist me nazistet.
    e jo kta skerbythjet e ballit ton kombtar qe vec pula kan ngren dhe kan bo qejf ne tiran me italjanet e gjermanet …
    sic jua beri Europa perendimore colaboracjonisteve te tyre te nazizmit ashtu ja beri edhe shqiperija po atyre. kjo esht nje vlere europerendimore e shqiperise,historike kjo, dhe nje pike takimi me qyteterimin europerendimor qe duhet te glorifikohet ne bruksel nga forcat shqiptare fituese te luftes mbi nazizmin,bashkepunuese me koalicjonin antifashist antinazist europerendimor gjat luftes se dyt botnore.
    kush flet kundra esht pasardhs colaboracjonistesh nazist.

    1. tomi says:

      Partizani, qenke vertet i panjohur. Po si more qyp De Gol pushkatoi Le Penn? Ne cilat shpella ta kane mesuar kete?

    2. B. K says:

      Kanë ngrënë pula, armiqë, kolaboratorë, reaksionarë, kullakë, revizionistë, tradhtar, t´i pushkatojmë, mirë ua bëmë që i pushkatuam, mirë që ia pushkatuam edhe djalin 14 vjec, mirë ua bën serbi që i pushkatoi kosovarët, mirë ua bënë nacionalistëve shqiptarë në “Maqedoni” (FYROM) që i pushkatuan, lavdi marksizëm – leninizmit, të zhdukim nacionalistët shqiptarë…ja fjalori juaj gjkakpirës e antishqiptar, or bolshevikë!

  4. KORÇARI says:

    Ky qeni musta , nuk na tha për kë punon , plr Sërbin-Turkun apo Grekun ??? Ptu farë e keqe Antishqiptare, që mundohesh të mbjellësh përçarje fetare ndër Shqiptarë.Mirë ta bëri Xhaxhi ty.

  5. SuperBallisti says:

    O partizan o budall,
    Ti ke kolaboruar me serb dhe me Rus.kjo eshte e vertete.
    Por ske faj ti, por ka gaj natyra qe nganjhere i anashkalon disa specie sikur ti ….pra i anashkalon ne proceset e njohura si evoluim….ndersa ty te ka anashkaluar evolucioni duke te lene akoma ne fazen e kriptokmunistit apo shimpanzes rusoserbe. Ti ja komunist …mjafton.

  6. Ballisti (KS) says:

    Tungate jeta Super Ballisti, a di gjo ku e ka vorrin Mehmet Muti? Me duhet patjeter t´shkoj atje per t´i pshurre mbi te, a po vjen edhe ti?

  7. zhaku i pamposhtur says:

    Ej robo sikur po e vono replikën time…e ke të përsëritur sh herë..??

  8. pirro says:

    Dekorimi nga Presidenti i Republikës si “Martirë të Demokracisë” i 67 luftëtarëve të Ballit Kombëtar, të cilët u ekzekutuan nga partizanët e Brigadës së Parë Sulmuese nën drejtimin e Mehmet Shehut, në fund të tetorit 1943 në Lushnje, ka ngjallur shumë polemika ditët e fundit. Që vrasja e tyre ishte një gabim i rëndë dhe që në vetvete paraqet një krim, qëndron jashtë çdo diskutimi. Madje, këtë gjë e pranon vetë autori i saj, Mehmet Shehu që gjatë luftës. Shumica e të ekzekutuarve ishin fshatarë të thjeshtë, të paarsimuar dhe siç ndodhte rëndom asokohe, ata ndiqnin verbërisht pas beun apo të parin e fshatit të tyre. Ata janë viktima të luftës, por kurrsesi nuk mund të jenë martirë demokracie. Është marrëzi të mendosh se, gjatë Luftës së Dytë Botërore, fshatarët shqiptarë, qoftë ballistë apo partizanë, në një vend plotësisht analfabet, kishin koncepte të qarta të demokracisë. Nëse do të ishte kështu, ata duhej të ishin të orientuar drejt aleatëve anglo-amerikanë, që përfaqësonin demokracinë e vërtetë dhe jo drejt Nacionalsocializmit.

    Në debatet e shkaktuara nga dekorimi u përfshinë politikanë dhe historianë profesionistë. Majde edhe historianë të vetëshpallur. A thua se historiografia dhe shkrimi i historisë është diçka që mund ta bëjë kushdo, pa kualifikimin përkatës dhe aq më keq kur është i rreshtuar politikisht. Sigurisht që, çdo njeri i formuar e ka dhe duhet ta ketë një mendim të vetin për historinë. Kaq! Të shkruash libra me tematikë nga historia apo për ngjarje të caktuara nuk të bën historian profesionist. Më së shumti të jep titullin e “historianit popullor”.
    Dr. Marenglen Kasmi

    Dr. Marenglen Kasmi

    Argumenti kryesor i dekorimi tishte pak a shumë se, në Lushnje në këtë kohë nuk kishte forca të Wehrmacht-it gjerman dhe çetat e Ballit Kombëtar në këtë zonë nuk po bashkëpunonin me pushtuesit gjermanë. Kësisoj, vrasja u bë në kuadër të luftës civile që po hidhte rrënjë në Shqipëri pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes. Kjo gjë nuk është vërtetë! Gjermanët në fundtetorin 1943 ishin jo vetëm në Lushnjë, por thuajse në gjithë qytet e Shqipërisë. Po ashtu, së bashku me ta vepronin edhe çeta balliste. Për të zbardhur ngjarjen dhe kontekstin historik të saj na vijnë në ndihmë dokumentet e arkivit ushtarak të Freiburg-ut, Gjermani dhe konkretisht raportet e divizionit 100 të këmbësorisë së lehte tëWehrmacht-it, që vepronte në këtë zonë.

    ***

    Pas pushtimit gjerman të Shqipërisë më 9 shtator 1943, divizioni 100 i këmbësorisë së lehtë ngriti më 17 shtator 1943 vendkomandën e tij në qytetin e Fierit. Në dokumente theksohet se, menjëherë sapo gjermanët hynë në Shqipëri, divizioni mori kontakt me disa drejtues nacionalistë. Në këtë kuadër, gjithmonë sipas dokumenteve gjermane, një farë Dr. Meçe, i cili kishte bashkëpunuar më parë edhe me italianët, i kërkoi divizionit armatime dhe municione për çetën e tij prej 100-200 burrash, që gjendej në Veri të Fierit. Ai synonte që, me armatimin e gjermanëve, të rriste çetën e tij duke u premtuar atyre të pastronte gjithë prefekturën e Beratit nga komunistët. Po ashtu, në raportin e divizionit shkruhet për ngjarjet e ndodhura në periudhën 17-9-13.10.1943 se,ky person “negocioi në Fier për lidhjen [tonë] me komandantin e çetës nacionaliste, Kadri Cakrani, i cili më vonë do të kishte një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër komunistëve”.Takimi i gjermanëve me Cakranin u organizua më 20 shtator. Në shtator 1943, zona e tij e influencës shtrihej në gjithë Nënprefekturën e Fierit. Po ashtu, grupe të vogla nacionalistësh gjendeshin edhe në Lushnje dhe Kavajë. Armatimi i tyre ishte i keq dhe pa ndonjë fuqi të madhe zjarri. Kësisoj, komandanti i divizionit 100 urdhëroi që Cakrani të furnizohej me armatime, municione dhe veshmbathje. Si rrjedhim, brenda një kohe të shkurtër, çetat nacionaliste në këtë rajon kapën një numër prej afro 1000 burrash të mirarmatosur dhe arritën që të marrin dhe pastrojnë nga forcat partizane rajonin Grykderdhja e Vjosës-Fier-Lushnje-Kavaje-bregdet. Më tej në raport theksohet se “nëpërmjet aksioneve të ndryshme të divizionit, kundër komunistëve, Balli Kombëtar arriti të rriste zonën e tij dhe të merrte edhe qytete të rëndësishme në Shqipërinë e Mesme si Këlcyra, Berati, Lushnja, Kavaja si dhe të zgjeronte organizimin e tij në këto rajone”. (BA/ MA, RH 26-100/45).

    raporti-me-logoSiç lexojmë, fill pas pushtimit që në muajin shtator, gjermanët filluan të lidhin pas vetes sa më shumë forca të Ballit Kombëtar. Armatosja dhe fuqizimi i tyre i ndihmonte ata në luftën kundër partizanëve, madje ky ishte edhe synimi i tyre kryesor. “Divizioni e kuptoi që në fillim se bandat nacionaliste do të ofronin shërbime të vyera në luftën kundër komunistëve dhe qetësimit të vendit” shkruhet në raportet e divizionit. Pavarësisht se numri i “bandave nacionaliste” nuk ishte që në fillim ai që mendohej, shumë drejtues nacionalistë çetash u aktivizuan në këtë bashkëpunim, sepse shikonin te gjermanët njëpërfitim të madh në armatim dhe municion për të luftuar kundër partizanëve. Gjithsesi, ata nuk pranuan të luftonin së bashku me gjermanët kundër aleatëve, nëse anglo-amerikanët do të zbarkonin në Shqipëri. Si këmbim, ata u dhanë atyre besën se, nëse do të ndodhte zbarkimi, ata nuk do t’i kthenin armët kundër tyre. Në këtë kontekst gjermanët vlerësojnë edhe Qarkoren e Ballit të nënshkruar nga Mit’hat Frashëri më 7 tetor 1943, ku urdhërohet pezullimi i operacioneve luftarake ndaj gjermanëve. Për këtë qarkore në raportet e divizionit 100 shkruhet: “[…] Në këtë linjë është edhe urdhri i drejtuesit të lartë të Ballit Kombëtar gjatë pushtimit të vendit nga trupat gjermane, sipas të cilit nacionalistët nuk duhej t’i nxirrnin asnjë pengesëWehrmacht-it gjerman”. (BA/ MA, RH 26-100/45).

    Edhe te lëvizja partizane vërehen në nivel lokal disa luhatje, përsa i përket qëndrimit që duhej të mbanin ndaj pushtuesve të rinj. Ndonëse raportohen sulme të shpeshta të partizanëve ndaj trupave gjermane, objekt i këtyre sulmeve ishin grupe të vogla ushtarësh gjermanë ose automjeteve të vetmuara.

    Këto luhajtje u shfaqën qartë në marrëveshjen e bërë në Berat ndërmjet divizionit 100 të Wehrmacht-it dhe Mestan Ujanikut, më 20 shtator 1943. Në një raport të pabotuar deri tani të oficerit të zbulimit të divizionit 100 me titull “Negociata me grupbandat Berat”, e datës 29 shtator 1943, ndëmjet nëntogerit gjerman Riesterer dhe Neshat Hysit, komandant i Beratit dhe komandant i Brigadës X partizane, ky i fundit i kërkon oficerit gjerman që gjermanët të miratojnë marrjen e qytetit të Lushnjes dhe Fierit nga forcat partizane: “Ata [partizanët] duhet me çdo kusht të kujdesen që në këto pika [qytete] të ketë rregull dhe qetësi, sepse në të gdhirë të 29 shtatorit, në Fier janë kryer sulme dhe bastisje shtëpish. Këto [bastisje] janë kryer nga Hamid Madian [Hamit Matjani]. Drejtuesi i bandës [Hysi] mendon se, kjo gjë[për të ndërhyrë] bazohet edhe në marrëveshjen e bërë me gjeneralin Utz. Unë [Riesterer] i solla në vëmendje drejtuesit të bandës që një leje e tillë nuk mund të jepet. Ai m’u përgjigj se ata e kishin marrë nga gjenerali miratimin që të qëndronin kudo me shenjat e tyre dalluese” raporton nëntogeri gjerman.(BA/ MA, RH 26-100/45). Pra, Neshat Hysi kërkon që, edhe në Lushnje dhe Fier të zbatohet e njëjta marrëveshje me gjermanët si në Berat. Çuditërisht për Marrëveshjen e Beratit, që është e zbardhur plotësisht në raportet gjermane dhe në thelb të së cilës qëndron pakti i mos sulmit të partizanëve dhe gjermanëve kundrejt njëri-tjetrit, nuk përmendet Gjin Marku, por Mestan Ujaniku, ndonëse Gjin Marku do të akuzohej më vonë për këtë gjë. Siç u pa edhe më sipër, bisedat zhvilloheshin edhe me Neshat Hysin.

    Kësisoj vërejmë se,menjëherë pas pushtimit gjerman, të dy grupimet kryesore politike shqiptare të asokohe përjetuan fillimisht një periudhë mosorientimi për qëndrimin që duhej të mbanin ndaj gjermanëve. Ajo që do t’i ndante përfundimisht këto grupe dhe do të përcaktonte të ardhmen e tyre ishte se, nëse drejtuesit e Luftës Nacionalçlirimtare e dënuan këtë marrëveshje vendore me pushtuesin dhe i shtuan sulmet ndaj tij, Balli Kombëtar u zhyt edhe më shumë në bashkëpunim. Nëse në kampin partizan një tentativë lokale për të mosluftuar pushtuesit nuk u përshkallëzua në gjithë vendin, qarkorja e Ballit Kombëtar në fillmtetorin 1943 për të mosluftuar gjermanët u përkrah me pak përjashtime nga thuajse gjithë drejtuesit lokalë ballistë.

    Luftimet në Lushnje

    raporti-me-logo-2Më 23 tetor 1943, nacionalistët, siç shkruhet në raport, njoftojnë divizionin 100 gjerman se, brigada partizane e Mehmet Shehut ishte zhvendosur nga Korça, nëpër Elbasan dhe ishte përqendruar në lindje dhe juglindje të Lushnjes, në rajonin Dragot – Kosovë dhe po përgatisin një sulm ndaj qytetit të Lushnjes.

    Një ditë më vonë, më 24 tetor 1943, oficeri i zbulimit të divizionit 100 të këmb. së lehtë shkruan në raportimin e tij ditor: “Më 24.10, pak para se të agonte, banda komuniste me një forcë luftarake prej rreth dy kompanish, me shumë mundësi të brigadës së Mehmet Shehut, e cila ndodhet në rajonin lindor të Lushnjes, sulmuan dy lartësitë 2.5 km në Veri të Lushnjes dhe i detyruan nacionalistët që kishin organizuar aty mbrojtjen të tërhiqen. Forca të një kompanie sanitare [gjermane] në Lushnje, e thyen sulmin komunist. Komunistët, të cilët sipas vrojtimit tonë patën të vrarë dhe të plagosur gjatë luftimeve prej një orë e gjysmë, u tërhoqën drejt Lindjes dhe Verilindjes. [Patëm] tre të plagosur […].”(BA/MA, RH 26-100/46, Ic-Tagesmeldung am 24.10.43)

    Siç lexojmë më sipër, jo vetëm që në Lushnje kishte forca gjermane, por po ashtu, çetat e Ballit Kombëtar kishin organizuar mbrojtjen e qytetit për llogari të gjermanëve. Zhvillimet e luftimeve treguan se gjermanët kishin të drejtë kur shkruanin se, çetat balliste ishin të vlefshme për të mbledhur informacione apo për të treguar rrugëkalime, por nuk ishin në gjendje të përballonin fuqinë luftarake të partizanëve. Kjo gjë del edhe në raportin e mësipërm, ku janë pikërisht gjermanët ata që thyen sulmin e partizanëve dhe i detyruan ata të tërhiqen.

    Ky dokument mbështet versionin e shkruar në Historinë e Luftës Nacionalçlirimtare për këtë ngjarje. Siç shkruhet në të, por edhe siç del nga dokumenti gjerman, në organizimin e mbrojtes së qyteti gjermanët kishin përfshirë edhe forca të Ballit Kombëtar. Ajo që nuk përputhet me burimet shqiptare është koha e zhvillimit të ngjarjes. Sipas dokumenteve gjermane luftimet janë kryer më 24 tetor dhe jo më 21 tetor 1943. Duket theksuar që në përmbledhjen mujore të situatës së div. 100, në datën 21 tetor nuk është shënuar asnjë luftim.

    Për periudhën 22.10-04.11.1943 në raportin e divizionit gjerman shkruhet se: “Banda prej 1200 burrash dhe e mirëarmatosur e Mehmet Shehut përbënte gjatë muajit tetor një rrezik të madh për rrugët [tona] të furnizimit. Ai [M. Shehu] fillimisht ishte në rajonin Korçë-Pogradec dhe në fund të shtatorit u tërhoq nëpër zonën e Elbasanit, në jug të Tiranës për t’u përqendruar në lindje dhe juglindje të Lushnjes. Ajo [brigada e parë] u grumbulua në këtë rajon më 22.10 me qëllimin e mundshëm, të pushtonte rajonin e Lushnjes të përzinte [nga ky rajon] forcat nacionaliste dhe të siguronte për dimrin furnizimet e saj nga kjo zonë e pasur bujqësore. Më 24.10,dy kompani të kësaj bande [brigadës së parë] sulmuan në veri të Lushnjes dhe i detyruan forcat nacionaliste të tërhiqen. Forcat tona [gjermane] e thyen sulmin. Armiku u tërhoq në drejt Lindjes dhe Verilindjes. Sulmet e përsëritura por me intesitet të ulët bënë të nevojshme përdorimin e grupimeve tona të vogla ushtarake. Armiku u tërhoq përpara forcës tonë të madhe dhe në fund manovroi nëpërmjet zonës së Dumresë për në zonën e Beratit”.

    ***

    Dekorimi i 67 luftëtarëve të Ballit Kombëta rezulton se është bërë pa konsultimin e plotë me dokumentet historike. Të dekorosh bashkëpunëtorët e Nazifashizmit është një fenomen që po ndodh vetëm në Shqipëri. Mesa duket, hartimi i kuadrit historik të kësaj ngjarje, që çoi edhe në dekorimin e këtyre viktimave të luftës, nuk është përgatitur i plotë nga institucioni i Presidencës. E them kështu, sepse nuk dua të besoj se Presidenti i Republikës ka bërë një dekorim politik. Ai është president i gjithë shqiptarëve dhe ky akt i largon më tepër shqiptarët nga njëri-tjetri, në vend që ti afrojë ata. Siç u tha më sipër, këto çeta të Ballit Kombëtar ishin dhe luftonin përkrah trupave gjermane. Madje, në rastin konkret ruanin qytetin në llogari të gjermanëve. Ditari i divizionit 100 të këmbësorisë së lehtë gjermane i përshkruan deri në detaje të gjitha ngjarjet dhe zhvillimet në rajon dhe nuk lë shteg për diskutim. Të pretendosh se, gjermanët nuk ishin në Lushnje në këtë moment, është gabim. Ndërkohë ata kishin hyrë edhe më në thellësi të vendit. Më 9-10 tetor 1943, gjermanët kishin bërë në Vlorë arrestimet e para masive. Rreth 376 persona u arrestuan befasisht, ku gjermanët pretendonin se ndër ta ishin afro 100 komunistë. Sigurisht që listat e arrestimit u përgatitën nga miqtë e tyre shqiptarë.

  9. anarchy says:

    Historia shkruhet the do shkruhet dhe po fillon te shkruhet, po kush eshkruan historine?, Historia eshte si nje rreth dhe ajo po perseritet me cdo menyre.
    Shqipetaret po vononjn shume dhe do vonojn shume vjet per lirine edhe pavarsine e tyre, po zdo te thote gje.. sot ne neser disa te tjere.
    Lexoni vllezer vetem lexoni the teoria shume shpejt do kaloj ne nje shperthym te pa kufizuar the te pa pere , plehrat e historise jane ne koshat e tyre dhe mos u merzitni .
    NO GODS-NO MASTER-NO NATION!

  10. alphade says:

    Po ky Musta qenka ende gjalle ,nuk e paskan hedhur ne ndonje lum
    apo maje shkembi apo djegur ! Ne lufte, ne te gjithe boten ka nje
    standart : Ka pushkatime ,ka burgje, ka tela me gjemba,etj. A e dini
    Ju zoterinj se ne vendin me demokratik ne bote ,me standarte te
    larta te mbrojtjes se drejtave te njeriut: ” bill of right ” , gjate L2B ,
    pas bombardimit te Pearl Harbour-it ,i moren te gjithe japonezet
    qe banonin ne SHBA dhe i izoluan ne nje zone te Teksas-it ?!
    Pra, lufta ka rregulla specifike dhe qe ne zhargonin ushtarak quhet
    ” Ligji i Luftes” dhe justifikohen edhe ekstremizmat ,ndryshe nuk do
    te justifikoheshin 10 mije ushtare amerikane dhe angleze qe rane ne
    nje dite gjate zbarkimit te forcave aleate ne Normandi I !!!!
    Nje gje eshte e vertete : Socializmi ,si sistem u gropos per shume
    aresye objektive dhe subjektive .dhe per te qene i sinqerte teorikisht
    i kishte te mira idealet: eliberte,egalite,efraternite , mbetet endrra e
    qenjes njerezore ne shekujt qe do vijne !.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje