Reforma në drejtësi, Hysi: E panevojshme vonesa për përkthimin e “Vetting”-ut

30 Tetor 2016, 13:59Politika TEMA

Anëtarja e komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, Vasilika Hysi shprehet se vonesa për përkthimin e ligjit të “Vetting”-ut ka qenë e panevojshme.

Përmes një statusi në Facebook, deputetja Hysi thekson se ligji është përkthyer nga ekspertët më të mirë të Euralius-it, mision ndërkombëtar i Bashkimit Europian, që ka asistuar që në fillim të gjithë procesin e Reformës në Drejtësi.

Po dëgjoj lajmin se është përkthyer për tre ditë ligji i “Vetting”-ut! Fitore e madhe!!! Po, ligji i “Vetting”-ut ka qenë në shqip dhe në anglisht. Për të gjithë personat e interesuar, ligjet në gjuhën angleze mund të gjenden në faqen e EURALIUS-it”, shkruan Hysi.

1 komente në “Reforma në drejtësi, Hysi: E panevojshme vonesa për përkthimin e “Vetting”-ut”

  1. qytetar i lumtur says:

    KY SHTET ESHTE AKOMA RRUMPALL MOJ ZONJA HYSI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje