PROFILI/ Kush është çekja që tentoi vetëvrasjen duke u hedhur nga ballkoni i “Hotel Tirana”?

31 Tetor 2016, 18:30Kronika TEMA
PROFILI/ Kush është çekja që tentoi vetëvrasjen duke

52-vjeçarja çeke Hana Demeterova që tentoi të kryente vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 6-të i 15-katëshit në Tiranë rezulton se është një aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve.

Në profilin e saj në Facebook, Demeterova nuk zbulon shumë të dhëna për jetën e saj personale. Ajo ka postuar foto me fëmijë të plagosur dhe viktima lufte.

52-vjeçarja rezulton se është presidente e organizatës “Help a man”, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve.

Pavarësisht se nuk ka komente, 52-vjeçarja shfaqet shumë e ndjeshme, me postimet e saj nga konfliktet e përgjakshme nëpër botë, duke nisur që nga Ukraina e duke përfunduar me Sirinë. Por nuk mungojnë as fotot apo videot me kafshët.

E këtë ndjeshmëri gruaja me sytë e brishtë duket se e ka shprehur edhe në letrën e saj të lamtumirës ku kërkonte që organet e saj t’i përdornin njerëzit në nevojë. 52-vjeçarja kishte edhe miq muzikantë në Shqipëri.

Në lidhje me të, media çeke ka shkruar për një serë historish mashtrimi ku janë përfshirë disa persona nga Praga, por edhe Shqipëria.

Mësohet se Demetrova ka investuar në zonën e Thethit në Shqipëri duke hyrë në një marrëveshje me një shtetas shqiptar, marrëveshje e cila është prishur më vonë, raporton “BalkanWeb”.

Çekja ishte e angazhuar me organizatat joqeveritare në Shqipëri duke marrë pjesë në një serë aktivitetesh, përfshirë edhe prezantimin e vendit tonë tek investitorët çek.

Hana Demetrova ishte pjesëmarrëse në marshimin e solidaritetit të zhvilluar disa muaj më parë në Shkodër pas vrasjes së çiftit të turistëve çek në zonën e Thethit.

E pyetur nga mediat ajo shprehet se vlerëson solidaritetin e shqiptarëve.

Nuk dihet se si ka qenë gjendja e saj para se të ndërmerrte aktin ekstrem por duket se gruaja kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli pas në dhomë u gjendën 3 shishe të zbrazura, çka flet edhe për gjendjen e saj të rënduar emocionale dhe psikologjike.

Në një intervistë për Dita-n në 2014-n, ajo shprehej:

“Jam çeke. Kam ardhur nga Praga, disa vite më përpara kam punuar me organizatën time për të ndihmuar emigrantët sidomos nga ish shtetet e Bashkimit Sovjetik.

Vetë kam jetuar disa vite në pjesën ruse të Kaukazit, kështu që tmerrin se çfarë ka ndodhur atje e kam parë edhe me sytë e mi. Dëshira ime dhe e kolegëve të mi për të ndihmuar gjithmonë është përplasur me sjelljet e këqija të punonjësve çekë, lidhur me korrupsionin e tyre dhe sidomos me bashkëpunimin me shërbimet sekrete të regjimeve diktatoriale.

Republika Çeke përsëri po shkon në drejtim të tentakulave të Kremlinit, kur ky fakt është tashmë i njohur në të gjithë botën sipas sjelljeve të Presidentit çek Zeman (s’është presidenti im) gjatë kohëve të fundit. Pas një vuajtjeje të gjatë nga një sëmundje e rëndë para një viti e gjysmë më vdiq nëna.

Gjatë asaj periudhe u rrit tensioni ndaj nesh në lidhje me ndihmën që ne u jepnim emigrantëve; Republika Çeke në kundërshtim me ligjin kishte vendosur për dorëzimin e emigrantëve politikë në duart e shërbimeve sekrete ruse. Më ishin bërë nervat ujë.

Me shoqen time shkuam në Shqipëri për t’u shplodhur, kur për këtë vend asokohe shkruheshin në uebsitin e Ministrisë së Jashtme vetëm informacione nga më të këqijat: vend i prapambetur, fshatra të varfër, mund t’ju grabisin, vrasin, nuk rekomandohet të shkoni në male…Nga pak njerëz, të cilët në të kaluarën kishin qenë në Shqipëri, morëm vesh, që situata është krejt ndryshe. Prandaj erdhëm.

Përshtypjet dhe entuziazmin tonë  nga realiteti i kemi përshkruar në gjuhë të ndryshme si edhe në shqip këtu: www.albania.cx.

Pas disa ditëve në Shqipëri dhe pas zbulimit të gënjeshtrave nga zyrat tona për këtë vend të mrekullueshëm, fillova të mendohem për t’u larguar – në realitet të emigroja – nga Republika Çeke. E dua vendin tim, e dua Pragën, por fatkeqësisht regjimi ynë nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë,” shprehej ajo.

2 komente në “PROFILI/ Kush është çekja që tentoi vetëvrasjen duke u hedhur nga ballkoni i “Hotel Tirana”?”

  1. Edmond says:

    Une e njoh mire anen e kam ndimuar kur hapi ishkollen e mizikes tek rruga skenderbej rruga ambasadave .ajo eshte nje mashtruse ka mashtruar nje shyetas gjerman qe jeton ne gota i ka mar atij 5000 euro per te investuar per shkollen dhe nuk ja ktheu une kam shume per te thene per anen por pertoj te shkruaj une jetoj dhe punoj me familje ketu ne gjermani

  2. Phoenix says:

    Dmth ti sqenke bo njeri akoma. Fakti qe i merr 5 mije € dikujt te ben te meritosh tmerret e ferrit. Ah qelbesire, e paske pastruar Shqiperine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje