Unë jam e kuqja, ne jemi të kuqtë!

31 Tetor 2016, 11:31Sport TEMA

Nga Ejona Selimi

Nuk nxitova te shkruaja nga mbreme, fill pas ndeshjes, ate qe ndodhi ne stadiumin “Elbasan Arena”, per t’i dhene kohe vetes dhe per te fituar kthjelltesine e nevojshme, pasi vetem ashtu do te mund te shkruaja qarte ate qe perjetuam dje.

Nuk do shkruaja kurresesi nese do isha nje tifoze tastiere, por them se jam shume here me shume tifoze edhe se ca palo burra, qe kundrojne me pult ne dore prej divanit, ndeshjet e permasave te tilla.

Dje ishte “derbi” i Shqiperise sa i takon rivalitetit te viteve te fundit (ne fushe se ne tribuna nuk ka te krahasuar askush me ne), qe e ngriti aq shume nivelin e lojes dhe e uli aq poshte profesionalizmin e atyre qe duhet te siguronin mbarevajtjen e saj, flas qe nga “kartoni Jorgji” ne fushe, e deri te ata qe e kane detyrim ligjor te me sigurojne jeten, policia!

Nuk dua te shkruhem si nena qe njihni apo profesionistja e radios, por si Guerrilse, pjese e nje grupimi qe ngrihet mbi baza morale te forta, me norma te pashkruara, pjese e nje sistemi tifozerie me klas, te pangjashem e te pashoq, qe marrin “gjak nen vetull” nese i cenon me pa te drejte, nese tenton te perdoresh poshterimin ndaj tyre, si formen me te ulet te sjelljes njerezore, e aq me pak dhune!

Jam aderuese e atij sistemi, ku qindra burra, djem, vajza dhe gra, jane bere nje, per te ndjekur pasionin e tyre, nje e drejte individuale qe nuk mund te na e zhbeje kush, asnjehere, per asnje arsye! Njihmeni si tifozja qe guxoi dhe coi djalin 32 ditesh ne stadium si simbol te familjaritetit te ketij oazi, per ti treguar shumekujt, se nuk eshte frike te shkosh ne stadium, por eshte kulture, ndaj ejani te gjithe ta kthejme ne nje cast festiv, per ti shtuar jetes ngjyra ne nje tjeter trajte si gjithe Europa dhe bota.

Ndjehem me e forte se kurre pas se ndjeshmes dhe guxoj te shkruaj sot, se kemi nje sfide qe nuk ka kthim pas: Ate me Policine e Shtetit!

Me kete sistem tjeter, te patrajnuar, e te pagatshem per t’iu pergjigjur nevojave qytetare te ketij niveli.

Pas shume e shume rasteve te perseritura ne shkallet e stadiumit “Qemal Stafa”, ne transfertat jashte Tirane, ku me i fundit rast dhune me tifozerine tone ndodhi ne Kukes, ndjej si obligim qytetar dhe tifozerik, qe policia nuk ben detyren, qe policia nuk mbron qytetarin e vet, qe policia godet, dhunon fizikisht dhe emocionalisht tifozet ne stadiume!

Thjesht dhe vetem sepse ata ne gjithe te drejten e tyre, e kane me ligj te ngrene zerin e te protestojne ne rastet e padrejtesive ne fushe, per shkak te nje gjykimi te anshem!

Dje, ishim ne nje beteje te pashembullt te policise kunder qytetarit, jo te tifozeve ndaj tifozeve, se kjo edhe ndodh dhe madje ne bote eshte normale, por juridikisht e djeshmja shenoi nje incident te rende, ku policia perdori spraj, shkopa gome dhe dhune fizike dhe emocionale ndaj tifozeve te grupimit “Guerrils”, ne menyren me skandaloze!

Disponoj video, foto dhe shumecka nga e djeshmja, qe e perligjin nen akuze, policine e patrajnuar te Sajmir Tahirit!

Ftoj te gjithe grupimin tim tifozerik te mos e leme me kaq dhe ti shkojme deri ne fund kauzes qe na mohon te drejten per te ndjekur pasionin tone, qe na dhunon ne dhjetra forma, e na ben te mbyllim gojen! Ultras-Guerrils, djemte jokrahasues e vajzat guximtare, faleminderit qe ishim njesh edhe dje!

Faleminderit pafund Aldo Comit, emrin e te cilin e mesova me pas rruges ne autobuzin e kthimit, qe me mbrojti me trup mua dhe mikeshat e mia, kunder dhunes se policise.

I them ketij djali, se eshte shembull i gjalle i asaj qe “burre nuk te bejne muskujt”, por mendte dhe te qenurit i sjellshem, po aq sa ti, nje nga ne!

Te dashurat dhe nderuarat gra, mirekuptojini meshkujt tuaj, ata dje nuk kane qene pjese e asnje skenari, pervecse te perballur me “Hamzain” e veshur me pushtet, jo kundershtarin e futbollit.

Ne fund, sherim te shpejte gocave dhe cunave te grupimit duke i inkurajuar te mos ndalemi: Une jam e kuqja, ne jemi te kuqte, PMTP, UG, Perjete!

Lini një Përgjigje