Astrit Patozi: Partia e Blushit, një lajm i mirë për Shqipërinë

1 Nëntor 2016, 19:45Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Jo cdo njeri i lirë ka qenë në orën 18 00 në Akademinë e Arteve për të themeluar partinë më të re shqiptare (LIBRA), por jam i sigurt se cdokush që është mërzitur për lindjen e saj ka realisht probleme me lirinë e vet.

Unë nuk kam ende asnjë provë për të parashikuar apo parandjerë një sukses elektroral të saj, por po ashtu nuk kam asnjë arsye për ta konsideruar të pashpresë cdo sprovë, që synon të dalë nga ligatina e pistë, ku, për fat të keq, është zhytur politika.

Por ky është tashmë problem dhe sfidë që i takon Ben Blushit, Mimoza Hafizit dhe atyre, që do të pranojnë t’u bashkohen.

Për mua sot ka, gjithësesi, një lajm të mirë për Shqipërinë, i cili do të ishte i tillë edhe sikur Ben Blushi të ishte fillikat i vetëm, ndonëse nuk më duket të jetë ky rasti. Sepse tashmë opozita shqiptare ka një zë më shumë, që e refuzon fort dhe është gati të bëjë betejë me këtë qeveri.

Dhe se është jashtë cdo dyshimi që jetojmë në një kohë, kur fronti i atyre që duan ta shpëtojnë vendin nga kjo mazhorancë, ka nevojë për cdo solist apo kor, që i bashkohet. Sepse e kam bindje të plotë që populli opozitar, kryesisht për meritë të Edi Ramës, është sot shumë më i madh në numër, sesa partitë e afishuara zyrtarisht kundër qeverisë.

Është po ashtu e vërtetë se Ben Blushi e ka klasifikuar këto ditë Partinë Demokratike tek partitë e vjetra, të cilat sipas tij janë njësoj të dëmshme për Shqipërinë dhe se nuk ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra. Por kjo nuk më pengon mua sërish që t’i uroj atij dhe LIBRA-s sukses, dhe kjo jo thjesht për shkakun pragmatist se ai mund të marrë vota nga kundërshtari ynë i drejpëdrejtë, Partia Socialiste.

Por më shumë sepse, nuk ka asnjë rëndësi se cfarë mendon ai për ne, por ka shumë vlerë ajo që mendon ai dhe për qeverinë. Dhe ky më duket një motiv suprem për ta konsideruar si një aleat, qoftë edhe në distancë fare të largët, pa i përfillur fare rezervat apo keqkuptimet që ai mund të ketë për Partinë Demokratike.

Ndaj, edhe pse më ndajnë shumë ide, koncepte dhe rrethana me Ben Blushin, sot jam me të dhe me LIBRA-n, për t’i uruar mbarësi në  sipërmarrjen e vet të vështirë politike.

Sepse rrugët dhe fatet tona mund të mos puqen kurrë, sado zgjedhje të komsumohen, por mua më mjafton kryemotivi i sotëm, sepse, si Partia Demokratike, e para forcë politike e pluralizmit, ashtu edhe LIBRA, si partia më e fundit shqiptare, besojnë fort tek një Shqipëri më e mirë pa Edi Ramën kryeministër. Ndaj suksese LIBRA!

16 komente në “Astrit Patozi: Partia e Blushit, një lajm i mirë për Shqipërinë”

  1. tonini says:

    E the ti kjo eshte e verteta,nxito se mbarun teserat,merre dhe ti ndonje,se atje ku je e mbylle pazarin,jane zene vendet per deputet,prandaj nxito te beni se mos ta Fut emrin ne liste benushi se do te mbetesh pa gje.

    1. Zhuljeta Guraziu says:

      Hahahaha LIBRA. Me kujton khen kur Blushi bente tender me librat e shkollave kur ishte minister I arsimit dhe beri kerdine duke zhvatur me miliona euro nga shtepite botuese dhe shtypshkronjat. Aman o Mero, germo pak ne ato vite dhe do gjesh rrenjet e parties: Librat. Mesazhi I Benit eshte I qarte: nostalgjia per kohen e Librave. Temen e semes.

  2. lajmi i mire per shqiperine,do ishte dhe sikur ti patoz te krijoje parti..do ishte nje ze me shume kunder opozites qe nuk po ben detyren reale te saj…por po ben ate politike qe saliu yt ka bere qe nga 91…ndaj mos na shkruaj broçkulla se nuk i ha me njeri…blushi ka kohe qe ka ik per lesh..nuk e njohim sot

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    “Armiku i armikut tim,eshte miku im” diçka e degjuar z. Patozi !

  4. leontev axha says:

    shkrirja e partive ne Shqiperi eshte lajm i shume imire,kurse shtimi i tyre fatkeqsi!

  5. L leshi says:

    E mer Astrit tallni bythen me shqiptaret, keni gjetur shesh dhe beni pershesh.Kush te cohet me heret te beje parti te re se do ta qitni ne selamet ate vend.

  6. realisti says:

    Ti ASTRIT PATOZI e BEN BLUSHI me MIMOZEN e SAZAN GURIN jeni te shkeputur nga populli.
    Populli ka alergji nga partite e politikanet si JU. Sa me pak parti do te ishte lajm i mire.
    LIBRA e Benit ” nuk do te lexohet ” se do ti o z.ASTRIT,Edi Rama e PS do qeverisin edhe4 vjet te tjera .
    Reformat e mdha, rritja e autoritetit te shtetit, do te prdhojne mireqenie patjeter. Shpifni e, mallkoni e shpresoni sa te doni
    por PD -ja e SALIUT nuk ka per te ardhur me ne pushtet. Po se keni kuptuar kete meqaf paci veten.
    Edi Rama ka mosarritje , mos mbajtje te premtimeve ,por Saliu e la pa lek ne arke te shtetit dhe po e saboton akoma me pushtetin paralel—shish,president,gjykate ,prokurori etj kamikaz te pdse qe ne emer te te drejtave te njeriut jane ende ne pushtet dhe —sabotojne punen. SADO PA SUKSES —RAMA — ESHTE SHUME ME I MIRE SE SALIU—-KETE POPULLI E DI SHUME MIRE. —Prandaj do e votoj me shumice perseri.ne 2017.

  7. Kujtim says:

    Po është e vërtetë por po partia e Bojaxhiut a është lajm I mirë?

  8. Niko says:

    Qa flet mor patoz po ku ka si rilindja, pyet njeher ballen dhe meron pastaj fol

  9. Fjala shqipe says:

    Lajm “i gezueshem” per Shqiperine. Jame i bindur se kjo “parti” do dali ne vend te “pare” ne zgjedhjet dhe me siguri relative do na “sjelle buk.dhe gjize”
    Sa me shume parti qe te krijohen “me mire do te jete shoqeria, miqesia dhe paria”
    Na rruaci e paci kenben e “mbare” per me shume parti e pari

  10. ⛔⛔⛔ says:

    O Titi si e justifikon pasurine ti fshatar Kavaje “vile te gjiri Lalcit,apt ne mes te Tiranes,makine luksoze me shofer,o dhe harrova dhe ate vilen tjeter qe shite te gjiri lalcit?!?!?!

  11. lond says:

    Pyet ket Nikun e libres Blushit or Patoqe se ky ja paska ndje lezetin rilindjes, nuk e shikon mor toc se qytetet jane kthyer ne kantier ndertimi qe te shijojm jeten, por kjo pun nuk bohet vetem per njerzit e ndershem por dhe per ju toca qe lehni kundra rames, 2017 do te jet fitore e madhe per ramen.

  12. alban says:

    Ku eshte katandisur PD e shkrete. I ka mbetur te shpresoje tek particka e Blushit.

  13. Semanjaku says:

    patos,,sa parti shkuan???cfare te mire ka pare ky popull nga shume parti??.Keta qe krijojne parti nuk jane figura te reja po pjelle e partive te vjetra dhe nuk pritet ndonje gje e re. Edhe Libra qe ti e do e tille eshte po ti bene diversion se doli kunder qeverise. Na duhen figura te reja .

  14. luli says:

    Me qe qeka lajm i mire, mbase eshte parti me e mire se PD.Shko te Blushi o Palloz se ndoshta bohesh prape deputet

  15. Arta says:

    O SHQIPTAR qe jeni per tu misheruar qe merrni hakun Kush te PDKush te ps nuk e kuptoni more qe te dyja ju KAN pir gjakun dhe kan ven pasuri marramense dhe tani prap ju genjejn dhe ju prap besoni se ata do bejm dicka ndryshe ?hapni syt o mjeran per mua VOTONI Gjergjin dhe blushin se kuptoj pse trembeni Po qen dhe KETA si ata atehere njesoj esht zere se votuat per ps pd Por te pakten beni dicka Ndryshe nuk e kuptoj si doni ata ne kryje qe nuk din te flasim serjozisht dhe dinjitet Po si rrugacer Ky popull meriton qetesi Zoti e bekofte Shqiperin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje