Komisionieri i BE-së për Punët e Brendshme vlerëson luftën e Shqipërisë kundër kultivimit të kanabisit, në një letër dërguar ministrit Sajmir Tahiri.
Dimitri Avramopulos inkurajon autoritetet shqiptare dhe thotë se mbështjeta e BE-së do të vazhdojë, siç ka qenë deri tani ajo për ngritjen e kapaciteteve për hetime dinamike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftë kundër trafikut të drogës.
Në muajin mars, shkruan Avramopulos, në mbledhjen e Komisionit për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme përshëndeten operacionet e suksesshme të policisë në bashkëpunim me autoritetet e zbatimit të ligjit të shteteve anëtare të BE-së në luftë kundër tarfikut dhe prodhimit, raporton Top Channel.
“Këto hapa dhe rezultate pozitive duhet të shoqërohen me veprime parandaluese të fuqishme dhe procese gjyqësore efektive. Komisioni inkurajoi autoritete shqiptare që të zgjerojnë sistematikisht hetimet e asteve financiare të organizatave kriminale, dhe t i shfrytëzojnë më shumë asetet e sekuestruara dhe dënimet parandaluese.
Ne do të vazhdojmë ta mbështesim shqipërinë në luftë kundër kultivimit të kanabisit dhe unë ministër, i përshendes personalisht përpjekjet që keni ndërmarrë në këtë fushë, ato të personelit të zbatimit të ligjit dhe Guardia di Financas italiane. Rezultate e veprimeve tuaja do ju japin të drejtë”, thuhet në letrën e Komisionerit Avramopulos.
Avramopulos e mbyll letrën duke inkurajuar autoritetet shqiptare që të vazhdojnë me vrull betejën më të madhe kundër krimit të organizuar, përfshi atë përmes reformës së drejtësisë.
Asetet që keni mbledhur kësaj lufte do të ndihmojnë të financoni përpjekjet tuaja, përfundon letra e Avramopulos.
Tani le te ngrihet PD me Saliun dhe JARIN kundra qeverise .
Cudi e madhe…po Lyli thote qe ai i gjati dhe ky i shkurtri jane kryekapot dhe kriminelet me te te medhenj te te gjitha kohrave qe kane nen hyqem drogaxhinjte e vendit dhe te rajonit???
o avramopulo ti je dhe grek cu beson ketyre felliqesirave futja vizen njehere e pergjithmone NEIN