Pas barazimit me Skëndërbeun, Partizani ka rinisur përgatitjet për sfidën e rradhës kundër Luftëtarit.
Të kuqtë nën drejtimin e Sulejman Starovës, kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore për të parë nga afër gjëndjen fizike të lojtarëve.
Për sfidën ndaj gjirokastritëve, Starova do të ketë dy mungesa të rëndësishme, Idriz Bathën dhe Realdo Kalarin, të dy të skualifikuar me kartonë.
Sfida ndaj Luftëtarit është mjaft e rëndësishme për Partizanin që do ta luajë në transfertë, ku synimi i vetëm do të jetë marrja e tre pikëve për të vijuar luftën për titullin kampion.
Të kuqtë renditen në vendine dytë në tabelën e klasifikimit me 18-pikë të grumbulluara, dy më pak se Skëndërbeu./f.b