Vajza shkruan për dhunën në “Elbasan Arena”, merr një sms nga... Saimir Tahiri

1 Nëntor 2016, 11:34Sport TEMA

Orjona Braimllari nuk e kishte menduar se pas një statusi që kishte shkruar në Facebook, ku fliste për ngjarjet në stadiumin Elbasan Arena, kishte marrë në inbox një mesazh nga Ministri Saimir Tahiri.

Siç zbulon vajza mesazhin në Facebook, Tahiri i kishte kërkuar numrin e telefonit për të folur me të duke menduar se ishte në stadium dhe ishte përfshirë nga dhuna, raporton newsport.al.

Pas statusit të djeshëm, zgjohem me këtë sms nga Ministri Saimir Tahiri.

I dërgova numrin. Jo më shumë se pesë minuta bie telefoni.

Zoti Ministër ishte i shqetësuar për statusin që kisha postuar… donte të dinte më shumë rreth ngjarjes…” shkruan Orjona Braimllari, duke i sqaruar ministrit se nuk kishte qenë në stadium, por e kishte perceptim nga ajo çka kishte parë.

“Sigurisht që u ndieva mire që u kontaktova drejtperdrejt nga vetë ministri, u ndieva e vleresuar ashtu siç duhet te ndihet çdo qytetar i këtij vendi! Unë kam reaguar gjithmonë, e gjithmonë kam marre një përgjigje!

Unë s’kam mbyllur gojën asnjëherë, por kam folur ç’kam dashur e s’më ka thënë njeri hesht! Mbaj mend që dikur kam komentuar në një status të z. Berisha dhe madje ishte shaka, por mora njw derr block-u nga ish kryeministri i asaj kohe!

Gjithsesi kjo telefonatë e ministrit nuk më bën të mendoj që kjo është policia që dua, por ky është ministri njerëzor që dua!

Ky është ministri qe duhet të jetë! Kështu duhet të gjithë të jenë! A munden vallë?! Tahiri po! Të tjeret s’di të them!” shkruan vajza në Facebook.

14 komente në “Vajza shkruan për dhunën në “Elbasan Arena”, merr një sms nga… Saimir Tahiri”

  1. cun Tirone says:

    Me nje telefonate u genjeve ti mi !?
    Po ata jane specialista per keto pune, moj ti .

    1. Do te kete oelqyer si gopse nga pamja marshalla!:))

      1. Edkari says:

        Teater i rilindjes.
        e pame direkt ne tv dhunen e policise
        qe police gomere siper karrikeve me shkelma
        sikur ishin ne stanet e Laberise.
        Turp per kete lajme qe na ofroni.

  2. Tom says:

    E nderuar Orjona Braimllari, te eshte dukur nje veprim per tu vlersuar biseda me Ministrin e Brendeshem, dhe ne fakt ne shoqerine ku jetojme ky eshte nje gjest, qe ne pamje te pare duket nje veprim i tille. Por ky eshte nje gjest i shkeputur nga realiteti. Ministri ka shume detyra te tjera te cilat i ka lene te pazgjidhura, pavaresisht se ne menyre stoike qendron ne karriken e Ministrit ne nje post qe aspak nuk e meritonte kur e mori, por qe nuk qe i afte ta justifikonte edhe gjate kohes qe po e ushtron ate. Telefonata nuk e ndryshon dot faktin qe mafia ne sport, klientet e pushtetit te vjeter e te ri ne ndermarjet kriminale sportive, ne ndermarrjet kriminale te droges, te pronave, te tenderave, te cdo fushe te jetes, eshte totalisht prezent dhe qe nuk u lufta e ne disa raste u fuqizua nga ardhja ne pushtet e Rilindjes. Tentakulat e Saliut u nderthuren me tentakulat e Rilindjes dhe shpresa per ndryshim duket tani aq e larget sa edhe perspektiva per nje Shqiperi normale, ku Ministri nuk merr ne telefon per te pyrtur qytetaret ngjarjen, por pyet strukturat dhe burimet e tij, dhe zgjidh situaten, duke i treguar vendin cdo kundravajtesi, me forcen e ligjit.

    1. Eva says:

      O Tom asgje sju behet e mire, po derra ngelet gjithe kohen ju shqiptaret e Shqiperise, prandaj nuk beni perpara se nuk keni vleresim per asgje te mire qe behet ne ate vend problematik per shkak te mentalitetit dhe ndasive politike te atij populli qe jeton aty.Po keta te Rilindjes sipas teje, erdhen dhe do i zhdukin me shkopin magjik te gjitha problemet shumevjecare ? Duhet te nderroje popullin , vetem ashtu i zgjidh menjehere te gjitha problemet. Fakti eshte qe Tahiri eshte ministri me i suksesshem i kesaj qeverie te pelqen apo ste pelqen ty, kthjellohu nje moment harro interesat e tua personale dhe me beso do kesh tjeter vleresim per punen e tij te madhe ne ate ministri, ndaj qendron akoma stoikisht ne karriken e merituar te ministrit. Nuk je ne gjendje ti te japesh vleresime e meriton apo jo ate vend ai, e ka vleresuar nje shumice shqiptaresh duke i dhene voten. Qetesohu dhe ver ne pune llogjiken, duaje me shume qeverine e vendit tend dhe Ministrin Tahiri gjithashtu, se keshtu i ndihmoni ne detyren e tyre te veshtire.

    2. Bushi says:

      Tom!Saimir Tahiri eshte ministri me i mire deri sot.Le te thon çfare te duan kundershtaret e tij,por e verteta eshte se ai po punon mire.Prandaj dhe pd-ke e lufton ate.Sepse Pd-ke lufton gjithmon ata qe punojne mire.Po te lavderoi Berisha dhe Basha,dije se nuk ke punuar mire.Jane djaj.

  3. Treviso says:

    Policia e shtetit do kohe te rimekembet, por ministri Tahiri ka bere aq sa i lejon ligji, per ta rimekenìmbur dhe eshte ministria qe meriton flamurin, per punen e bere. Mafja vepron ne te gjitha sektoret e jetes per te demaskuar shtetin. Sot teknologjija ka arritur kulmin. Cdo veprim i policise munde te monitorohet nga qytetaret, pa problem fare dhe ti dergohet informimit te medjave dhe ministrise seBrenshme. Polici ne çdo vend te botes ben gabime, me dashje dhe pa dashje.

  4. Qifi says:

    Mos u bej merak o gove se e sigurte eshte se tahiri nuk ta lyp se eshte bq rilindje i shartuar me hiene.

  5. Tom says:

    Eva
    Pershendetje. Faleminderit qe mu drejtove.
    E kuptoj qe flet nga larg, pra nga diku jashte Shqiperise, dhe mesaduket pasi u largove nga Shqiperia dhe pasi rregullove vendin ku jeton, pasi u integrove teresisht ne jeten e vendit ku jeton, ke kohe te shkruash ne blogje, te rregullosh Shqiperine dhe te ndreqesh edhe kendveshtrimin tim mbi Shqiperine, Qeverine shqipetare, dhe sidomos kendveshtrimin tim per Ministrin Tahiri. Eva une jam taksapagues dhe votues. Te dy keto elemente me japin te drejten te kerkoj me shume nga qeveria dhe drejtuesit ne qeverisje.
    Dy gjera e para, mos u largo nga tema dhe qendroi diskutimit per te cilin flet vajza ne shkrim, dhe per te cilin une kam bere komentete sipas pikepamjes time. Largimi nga tema themelore, hedhja dege me dege, perdorimi i epiteteve dhe menyra se si e meson tjetrin te mendoje dhe te veproje ashtu sikurse mendon ti, jo vetem nuk eshte normale, e edukuar. demokratike, por tregon qe aty ku ke shkuar e ke harxhuar kohen kot dhe nuk ke futur ne koke asgje te mire qe te ofron vendi prites.
    E dyta, Shqiperia po zbrazet. Njerezit po duan te largohen nga Shqiperia per shkak se jane pa pune, pa te ardhme, pa shprese. Sepse ketu ka mafie, ka klane, ka droge, ka edhe krim me shumice, ka pasiguri. Te gjitha keto nuk i ekzagjeroj dhe jam shume i kujdesshem, nganjehere dua ti harroj, por sapo perfundon nje ngjarje e rende, menjehere shperthen nje tjeter. Dhe padashur kujtohem qe jetoj ketu ne kete vend te fare te vogel qe zoti dhe natyra i falen gjithshka te mire, edhe njerezit e mire, i cili behet, por eshte kapur nga korrupsioni, nga interesat, nga sindroma e pasurimit te shpejte dhe me cdo kusht.
    Une jam relativisht i ri ne moshe dhe kam vendosur te jetoj ne Shqiperi. Por nuk e dua Shqiperine dhe shqiptaret nje vend e nje popull i cili ka shtruar kurrizin dhe i kane hipur siper berishet, ramat, topallet, tahiret e lloj lloj sorrollopi figurash te diskretituara te cilet vetem per shqipetaret nuk mendojne.
    Nese ty Eva te pelqen kjo panorame eshte puna jote. Ke edhe nje mundesi ktheu dhe jeto ketu…

    1. Eva me musteqe says:

      Tom ahahhaha me verte kujton se eshte jashte Eva? Ajo eshte ne Shqiperi mor te keqen dhe paguhet me sufllaqe qe te komentoje pro piktorit.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    O Tahiri, leri adolishentet huligan dhe interesohu sa familjar (babe e bir, babe e vajze, etj) shkojne te sigurt ne ndeshje.. Keta jane TIFOZAT E VERTETE..

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Tom
    Eva eshte komentuese me pagese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje