Ish-trajneri i Ajax, David Endt zbulon se ai e kishte paralajmëruar Frank de Boer në lidhje me Interin “prostitutë”. Holandezi ka shkruar disa libra në lidhje me zikaltërit dhe është një tifoz i klubit, por i ka thënë bashkëpatriotit të tij të mos e pranonte ofertën nga “San Siro”, për të drejtuar Interin.
De Boer u shkarkua zyrtarisht paraditen e të martës dhe 62-vjeçar nuk është aspak i çuditur.
“Inter duket si një diva shumë e bukur, e veshur me blu dhe të zezë, por realisht ajo nuk është asgjë më shumë se një prostitutë. Ishe e qartë që në fillim, që Frank de Boer, për shkak të prejardhjes dhe stilit të tij holandez nuk do të kishte shumë shanse”, deklaroi Endt, sikurse raporton FCInterNews.
“E kontaktova dhe e paralajmërova Frank në lidhje me çmendurinë e botës së Interit. Për fat të keq ambicia e tij ishte shumë e madhe. Interi është një emër i madh në futboll dhe nëse ke shansin që të punosh për një klub të tillë tundimi është gjigant. E kuptoj këtë gjë.
Frank u kontaktua nga Interi për të krijuar një ekip fitues dhe u emërua falë asaj që bëri te Ajax. Faza përgatitore u zhvillua nga Roberto Manchini, që më pas u largua. Ndaj ishte normale që nëse do të mungonin rezultatet, atëherë njerëzit do t’ia hidhnin fajin Frank-ut.
Ai gjithsesi do të dalë nga kjo situatë më i mirë dhe i fortë në çdo këndvështrim. Ky do të jetë një mësim shumë i rëndësishëm për atë. Çdo kush në futboll e di që ky ishte një mision i pamundur, dhe unë jam i sigurtë që nëse ata do të shkarkojnë trajnerin e ardhshëm, atëherë mediat do të thonë se Frank-ut nuk iu dha koha e nevojshme për të punuar”, citon “Football-Italia”, holandezin David Endt.
Vetem ” Internacionale ” e Helenio Herrieres ne vitet ’60 kur dhe mori 2 Kupa Kampionesh ne 1964: dhe 1965 ishte ekip ku militonin pos Suarezit te famshem ,edhe Italianet e rinj ne ate Bote A.MAZOLA dhe GIACINTO FACETTI .
Interi i H.MURINJOS ishte me i peshtiri .
Interi me se shumti eshte perbere nga lojtare Argjentinas te rene nga vakti nga ata qe dikur ne vitet e fundit ’60 dhe viteve ’70 militonin me “KOZMOSIN ,matane oqeanit .
Tani tek Interi luajen te bardhe e te zinj te kuq e te verdhe ,sllav e ku di une .
Me behet qejfi qe ta shoh poshte dhe me poshte sepse nuk e ka te regjistruar emrin ne asnje event Kombetar apo Nderkombetar ne Itali ,ku ndrijne JUVE dhe Milan !
U bone ti me fol per Interin, shko e laj gojen.
Interi I Mourinhos ishte skuadra me e mire ne Europe, shfarrosi Chelsea, Barcelonen, Bayern, dhe ne Itali I trodhi gjithe ekipet nje e nga nje.
E cfare pastaj se tek Interi luajne rracat qe permende ti?
Kudo luajne
FUNDERRINE