Forcat speciale të ushtrisë irakiane kanë arritur ditën e martë të hyjnë në Mosul, duke marrë edhe kontrollin e ndërtesës së televizionit shtetëror.
Pas dy vitesh pushtimi nga militantët e ISIS, qyteti i Mosulit ka hyrë në procesin e çlirimit, ndërsa trupat irakiane pritet të hasin vështirësi gjatë luftimit ‘derë më derë’ në zonat urbane, që pritet të zgjasë edhe disa javë të tjera.
Mosuli është bastioni i fundit i “Shtetit Islamik” në Irak, qytet nga ku nisi dhe epërsia e tyre, pasi mposhtën ushtrinë e Irakut në vitin 2014 dhe deklaruan “kalifatin,” i cili më pas u shtri edhe në Siri.