Zvarritjet, Kushtetuesja: Më 22 nëntor dëgjohen pretendimet e palëve për “Vetting”-un

1 Nëntor 2016, 20:45Politika TEMA
Zvarritjet, Kushtetuesja: Më 22 nëntor dëgjohen pretendimet e

Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë më 22 nëntor një seancë për shqyrtimin e kërkesës së PD-së për shpalljen si antikushtetues të ligjit të Vetting-ut. PD, Kuvendi dhe Unioni i gjyqtareve do të paraqesin argumentat pro dhe kundër ligjit për vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Një burim nga Gjykata Kushtetuese tha për News 24 nëse palët do të kishin ndonjë paqartësi do ti dërgohet material shtesë në Komisionin e Venecias. Ndonëse tetë anëtarët e kësaj gjykate vendosën për pezullimin e ligjit dhe iu drejtuan Komisionit të Venecias për mendim, duket se kjo nuk e pengon aspak Kushtetuesen të dëgjojnë pretendimet e palëve.

Krahas Partisë Demokratike, e cila ka bërë ankimimin dhe kërkon që ligji të shpallet antikushtetues, Gjykata Kushtetuese do të dëgjojë edhe pretendimet e Kuvendit si dhe të Unionit të Gjyqtarëve, të cilin e legjitimoi si palë e interesuar në proces. Megjithatë, nuk do të ketë një vendim përfundimtar, përpara ardhjes së opinionit nga Komisioni i Venecias.

Ndërkohë, Unioni i Prokurorëve të Shqipërisë, ka vendosur të mbledhë më 5 nëntor Asamblenë e Përgjithshme, për të vendosur nëse do t’i drejtohen ose jo Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për tu pranuar si palë e interesuar në proçes.

Pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë ligjin për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, drejtohet Komisionit të Venecias, për mendim, nëse ligji në fjalë, është në përputhje me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Në komisionin e Venecias, krahas ligjit është dërguar edhe një relacion me pretendimet e 1 të pestës së deputetëve, me firmat e të cilëve u paraqit ankimimi në Gjykatën Kushtetuese.

2 komente në “Zvarritjet, Kushtetuesja: Më 22 nëntor dëgjohen pretendimet e palëve për “Vetting”-un”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Marrin vendimin per pezullim perpara se te degjoheshin palet. Kjo duhej bere para se te behej nje “gjysem” vendim. Doni dileme ti jepni Cezarit ate qe I takon ?!?! S’ka kusht dhe nuk eshte proces vendimi keshtu qe mos shkoni.. Perderisa I jane drejtuar Venecias, s’ka vend per degjim o argumentim..

  2. adriatiku says:

    Kriminelet e emruar nga Saliu, pordhen mu ne reformen e drejtesise apo me mire u a bene ne koke shqiptareve per ti mbajtur te skllaveruar. S’paska as Amerike e as Europe, as demokraci e as pluralizem, as liri e as shqiptare me. Bandat kriminale po vendosin fatn si e duan vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje