Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Pogradecit, pasi ka vjedhur 15 m3 në banesën e një shtetasi, duke e mbajtur peng për dy orë këtë të fundit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdove, ku Fation Bono, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimit kundër personit, ka përdorur dhunë fizike mbi I.M, 35 vjeç.
Nën kërcënimin e armës, Bono ka përvetësuar 15 m sterë dru zjarri nga banesa e tij, dhe e ka mbajtur të izoluar për rreth dy orë.
I riu është shpallur në kërkim pas kallëzimit të 35-vjeçarit, nën akuzën e vjedhjes me dhunë dhe heqjes së paligjshme të lirisë.
po nuk mund ta mendosh se si doli nga burgu ky felliqsire ku desh i keputi kemben shokut te vet per egoizem .Fajtor jeni ju cnderuar.. gjyqtar qe ju merni 5 lek dhe i leshoni perap rrugeve per te ber trimerin e radhes. Po lusim zotin tju bjere per pjes dhe ju te Cnderuar gjyqtare…..