Kryetari i PD Lulzim Basha, i mbështetur nga Berisha e ka përcaktuar tashmë linjën e tij politike, për të mbajtur sëpaku militantët demokratë rrethe vetes: Bojkot seancave të Kuvendit dhe protesta kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Kështu, demokratët kanë vendosur të bojkotojnë pjesërisht seancën e nesërme parlamentare ku pritet të votohet ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Burime brenda grupit parlamentar të PD-së, konfirmojnë se është lënë në fuqi vendimi i fundit që mos të miratojë ligjet e qeverisë përfshi edhe ligjin e fundit që përmbyll paketën e reformës në Drejtësi.
Projektligji për organet e qeverisjes së drejtësisë është ndër më voluminozët e reformës në drjetësi, me 198 nene, por sipas Partisë Demokratike ai është ligji me më shumë shkelje kushtetuese sesa çdo draft që është hartuar deri tani.
Nënkryetari i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Oerd Bylykbashi është shprehur se me ligjin e paraqitur ka një deformim flagrant të Kushtetutës, pasi Kuvendit i hiqet ekskluziviteti i emërimit.
SA mire do te ishte sikur te mos merrnit pjese dhe ne zgjedhje o partia mafjoze ju sjeni PD jeni PF .o gjakatar nuk humb asgje kuvendi pa ju.
Mendoj se Vota e qytetareve ne keto zgjedhjet e qershorit , do mbaje qendrimin e duhur ndaj kesaj bande kriminale , konfliktuale , piramidale e deshmuar per me se 26 vjet , vjedhja e banges se dates 9 .2 . 2017 eshte vepra e dora e kesaj bande me ne krye banditi Sahli ,Kreshnik e Mercenaret e njohur tashme prej vitesh Xhihadistet e Satrapit Berishe .