Arsen Wenger, i frikësuar dhe i inatosur prej Xhakës!

3 Nëntor 2016, 18:31Sport TEMA

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është shfaqur i shqetësuar për sjelljen impulsive të mesfushorit Granit Xhaka para derbit të Londrës së veriut ndaj Tottenham-it, sfidë e jashtëzakonshme e programuar për të dielën. Lojtari me origjinë shqiptare u përjashtua në sfidën që “Topçinjtë” fituan 3-2 ndaj Swansea-t, pasi bëri një ndërhyrje të ashpër duke u dhënë mundësi miqve që të rikthehen në lojë dhe madje të rrezikojnë 3-pikëshin e skuadrës së tij.

Kështu, francezi paralajmëroi Xhakën se duhet të ruhet mirë në sfidën e tij të parë ndaj djemve të teknikut Mauricio Pochettino.

“Jam paksa i shqetësuar, e pranoj, sepse disiplina është shumë e rëndësishme, sidomos në ndeshje si kjo. Zakonisht Graniti është një djalë i qetë, por ndonjëherë reagimi i tij është impulsiv. Duhet të përmirësohet, duhet të mësojë se si të kontrollojë emocionet gjatë ndeshjes”, – u shpreh strategu i nënkampionëve të Anglisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje