Grabitet Safet Gjici

3 Nëntor 2016, 19:52Kronika TEMA

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka rënë pre e një grabitje.

Atij i kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash, një celular dhe dokumente personale, në makinë.

Grabitja ka ndodhur në “Rrugën e Kavajës”, pranë një taverne.

Denoncimi është bërë nga shoferi i Gjicit.

“Më datë 02.11.2016, shtetasi Rr.L, vjeç 33, banues në Tiranë, kallëzon se, në rrugën e “Kavajës”, pranë një zgare, në mjetin tip “Toyota”, i kanë vjedhur një çantë me një sasi lekësh, një celular, dhe dokumenta të shtetasit Safet Gjici, vjeç 44, banues në Tiranë.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal”, thuhet në deklaratën e policisë.

1 komente në “Grabitet Safet Gjici”

  1. genci says:

    urgjent kapni shoferin pa prishur leket! ai eshte hajduti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje