Fshati i harruar shqiptar, për vetëm për 7 km rrugë

2 Nëntor 2016, 21:22Kronika TEMA

Fshati Aprrip e Gurit në Fushë Arrëz është një fshat totalisht i izoluar. Fshati është i fundit i Fushë Arrëzës dhe për të shkuar në të është pothuajse një mision i pamundur. Rreth 150 banorë të këtij fshati për të dalë në “botën e civilizuar” duhet të heqin një kalvarë të tërë peripecish.

Fshati të duket sikur është shkëputur nga ndonjë film bardh e zi të fillim shekullit të kaluar. Në redaksi e Fiks fare mbërriti një shqetësim nga këta banorë për izolimin e tyre pa rruge, pa drita… thjesht të harruar!

Fiksi nisi rrugën drejt këtij fshati edhe pse nuk ishte e lehte. Një nga rrugët ishte nga liqeni i Komanit dhe rruga zgjaste plot 2 orë me varka të vogla dhe pastaj duhet t’i ngjitesh malit për të arritur në fshat.

Varkat që mund të të mundësojnë lundrimin në liqen mund t’i gjesh vetëm në mëngjes. Rruga e dytë, mund t’i biesh nga Bajram Curri drejt në Lekbibaj dhe më pas të ecësh në këmbë nëpër shkëmbinj të thepisur deri sa të arrish tek liqeni i Komanit. Sërish të marrësh varkat pa të shkosh në fshat.

Kjo rrugë bëhet nga këta banorë si për gëzim si për hidhërim apo sëmundje etj. Me të mbërritur në fshat peizazhi të mrekullon, por varfëria prish tablon e tij. Shtëpitë janë prej guri, disa pa dritare, disa pa çati.  Pjesa më e madhe e këtyre familjeve jetojnë me ndihmë ekonomike që nuk i kalon shumën e 3500-4000 lekë në muaj.

Disa merren edhe me pak bagëti, kuptohet ata që mund t’ua mbajë xhepi. Të moshuarve për të marrë pensionet u duhet 2 ditë rrugë vajtje-ardhje. Të gjithë ankohen për rrugën duke treguar për Fiks Fare se duhen vetëm 7 kilometra të hapen me fadromë që të dalin nga izolimi i tyre.

“Kemi patur raste të sëmurë rëndë dhe e vetmja mënyrë për t’i nxjerrë që këtu ishte me helikopter, por edhe ai nuk na ka shpëtuar nga izolimi, pasi relievi i thepisur nuk e ka lejuar”, shprehet një banor i Aprripe Gurit.

Por fshati ka probleme edhe me energjinë, që ndërpritet shpesh herë. Shtyllat janë ende prej druri  me tela të sajuar andej këtej. Edhe pse energjinë e paguajnë pothuajse dimrin e kalojnë në errësirë të plotë.

Fshati nuk ka as mjek apo infermiere dhe qendra shëndetësore është e shkatërruar, pavarësisht se para 2 apo 3 viteve ishte ndërtuar e re.  Të revoltuar për harresën e tyre nga ana e institucioneve shtetërore banorët shprehen se do vijnë për t’u kërkuar votat, por nuk kanë për t’u dhënë asgjë.

E vetmja gjë që kërkojnë është një rrugë e gjatë vetëm 7 kilometra për tu bashkuar me pjesën tjetër të njerëzimit./TCH

4 komente në “Fshati i harruar shqiptar, për vetëm për 7 km rrugë”

  1. Kola says:

    Nuk eshte ky i vetmi fshat i haruar, por jane krahina te tera te izoluara e te harruar per rruge. Rendesi ka qe na nderon kombin vila e Vicidolit dhe parajsa qe politikanet ngriten ne Gjirin e Lalsit, pa Shqiperia ne te semes le te shkoje.

  2. riviera says:

    SKANDALOZE TE JETOJNE SI NE MESJETE KETA FSHATARE ,POR AJO QE ME CUDIT ESHTE ,PERSE NUK E KANE NGRITUR ZERIN E TYRE, NE KOHEN E SULLTAN BERISHES . KUSH ESHTE KY DEPUTET I NDYRE QE I LEN NE MJERIM TE PLOTE KETA FSHATARE . SHPRESOJ QE RAMA DO TE BEJ TE PAMUNDUREN ,PER TE NDERTUAR 7 KM RRUGE SI DHE ELEKTRIFIKIMIN .
    Absurditeti me i madh ne Shqiperi eshte se Berisha ka lene ne harrese totale ,cdo fshat dhe qytet ,por perseri shume prej tyre, po ngrejne dy gishtat per PD . A NUK ESHTE KJO NJE CMENDURI E KESAJ MASE TE MADHE TE POPULLIT ????????? .
    ESHTE I PARI KRYEMINISTER RAMA , QE PO RINDERTON SHQIPERINE NGA VERIU DERI NE JUG .
    PO I ZBARDH FAQEN SHQIPERISE , PO I NGREN DINJITETIN ,KULTUREN ,SHTETIT , POPULLIT .
    ESHTE DUKE RESTAURUAR JO VETEM BANESA POR DHE SHUME VEPRA KULTURORE ME QELLIM QE TI HAPI DYERT SHQIPERISE , TA PREZANTOJ SHQIPERINE JO NJE PLEHRE PARA BOTES ,POR PER TU ADMIRUAR ,KULTURA ,TRADITAT E VENDIT TONE .
    TURIZMI NE VENDIN TONE ESHTE NJE EKONOMI E RENDESISHME , NATYRISHT QE NGA VITI NE VIT DO TE HAPEN DHE SHUME VENDE PUNE ,DUKE RREGULLUAR LIGJET PER INVESTITORE TE HUAJ .

  3. shqiptari says:

    shtet rrugaç me vagabonde hajdute dhe plehra

  4. perkthyesi says:

    Kam punuar ne kete fshat ne vitin e larget 1977! Atehere punohej ne hidrocentralin e Komanit, dhe zona kishte gjalleri, por fshati nuk kishte rruge komunikuese. Me vjen keq, qe dhe pas 40 vitesh, vazhdon e njejta gjendje. Bota, dhe per nje shtepi te vecuar, dergon rrugen e asfaltuar, e jo per nje fshat, sado i vogel te jete! Eh, sa pune ka ky vend per te kryer! Por, para se te vrasesh mendjen per ti zgjidhur, para se gjithash, duhet bere revolucion ne koke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje