Jozefina Topalli: Në emër të fëmijëve tuaj, votoni ligjin për plehrat

3 Nëntor 2016, 09:52Politika TEMA

Seanca e sotme e parlamentit është shoqëruar me debate të shumta mes deputetëve të opozitës dhe përfaqësuesve të mazhorancës, në lidhje me ligjit për importin e plehrave.

Deputeti socialist, Blendi Klosi, ka thënë se “Neni 49 i ligjit flet qartë që vendi do bëhet vend depozitimi i plehrave. Ligji hap vetëm dritare për t`u futur plehra në vend”- theksoi Klosi ndërsa shtoi se ato nuk janë lëndë e parë, por thjesht plehra që importohen.

Sipas tij treguesi i ndotjes është alarmant, krahasuar me normat e BE-së dhe një ndër shkaqet kryesore të shtimit të kancerit në vend.

Deputeti i PS-së i bëri thirrje të gjithë deputetëve që ndodhen në sallën e Kuvendit, të mos e votojë këtë ligj që do kthehet në gangrenë për Shqipërinë.

“Ky ligj ka ngjallur interesin e opinionit publik kudo që jetojë shqiptarët. Ky ligj është qoka e radhës që kryeministri i bën ndonjë klani klientelist. Ky ligj tregon se Shqipëria do të bëhet vend grumbullimi për plera, kërkohet që Shqipëria të bëhet depo plehrash. Është një ligj që në asnjë nen të tij nuk flet qartë për menaxhimin e plehrave”, tha Klosi ndërsa shtoi se ligji duhet të kalojë në referendum, që të vendosin shqiptarët për të.

Pse keni frikë nga opinioni shqiptar? Pse të mos i dëgjojmë para se të votojmë me kartonat që ata na i kanë dhënë në dorë? Votojmë një ligj që na ndikon të gjithëve. Deputetë mos e votoni ketë ligj, në emër të fëmijëve, prindërve e brzave që do vijnë. Mbase nuk do jeni më në listat për deputetë se Berisha nuk do ju lejojë, por është më mirë”, tha Klosi më tej.

Deputetit socialist i është përgjigjur kryeparlamentarja Topalli, e cila ka thënë se ky ligj duhet të votohet pikërisht për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve.

“Në emër të fëmijëve tuaj, ftoj opozitën që të votojë këtë ligj. Sa për mbetjet në Tiranë, duhet t`i kërkoni llogari Ramës, por ju nuk e bëni sepse ju bën kurban”, tha Topalli.

Shënim: Ky është një shkrim i botuar më 3 nëntor 2011 në gazetën TemA. Sot rolet kanë ndryshuar dhe Topalli thotë se për hirë të fëmijëve tanë, nuk duhet të ketë import mbetjesh në Shqipëri.

Topalli: Në emër të fëmijëve tuaj, votoni ligjin për plehrat

5 komente në “Jozefina Topalli: Në emër të fëmijëve tuaj, votoni ligjin për plehrat”

  1. tomi says:

    E sakte, por ceshtja eshte qe nuk ka ndryshuar vetem qendrimi i Topallit. Cka eshte me e rendesishme sot; ka ndryshuar qendrimi i Klosit o Mjero.

  2. anamaria says:

    Kush e di sa mir i vjen xhozit kur ja rikujtojn….kte fjalim fantastik te saj.

  3. Shqipetar i vuajtur gjith jeten says:

    A vdekshit qe te gjithe ju qe jeni brenda parlamentit. Me sa me shume vuajtje do zoti. Ju dhe çfare keni nga mbrapa….

  4. VANDALET E PD-se says:

    Po flet plehra , per plehrat !

  5. Fatosi-kosove says:

    Prandaj vlen thenja se per te qene ne PD duhet te jeshe i shkundur moralisht si jozefina,vrases si sali berisha e lul basha,bashkepunetor i serbise si sali berisha,lul basha e noka,i bere tape nga rakia si ristani,strazimiri,paloka e te tjere dhe i kapur nga hashashi dhe droga si e gjithe kupola e PD-s,pse e them i shkundur moralisht si jozefina!
    Sepse shifeni vet shqiptar te dashur kur ajo ishte kryetare e kuvendit ju thot deputeteve votojeni ligjine plehrave ne emer te femijeve tuaj kurse sot i sulmon deputetet e ish opozites si plehra!!!
    Edhe pse shifet qarte se kush eshte pleher,po ashtu kur zonja ishte kryetare e kuvendit çdo dite lagonte deputet nga kuvendi duke i share ne femilje e duke kercenuar se ju kepus zhelet,e sot flsin per moral kjo e ristani!!!!
    Merreni me mend se ne çnivel kemi rene shqiptar te dashur,te pamoral,te paftyre,tradhetar,pijanec e perdorues droge te flasin mer moral e patriotizem,sigurisht jane te keshilluar nga fazlliqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje