Sabit Brokaj replikë me Mustafa Nanon: Pse e vlerësoj Mehmet Shehun

3 Nëntor 2016, 23:59Politika TEMA

Ish-­ministri socialist i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, shpjegon se përse ai e cilëson Mehmet Shehun një burrë shteti, duke i kthyer përgjigje analistit Mustafa Nano. Brokaj shprehet se nuk e vlerëson Mehmet Shehun si burrë shteti nisur nga masakra me 67 nacionalistët në Lushnjë.

“Mustafai, me gjithë respektin që kam për pendën e tij, nga përgjigjja që dha, duket se nuk e ka lexuar intervistën time, por është kufizuar vetëm te titulli i gazetës suaj. Unë e kam cilësuar të gabuar vendimin e Mehmet Shehut për pushkatimin e 67 viktimave të gënjyer të Ballit Kombëtar, veprim që u dënua si nga Enver Hoxha, por edhe vetë Mehmet Shehu bëri një vetëdënim të këtij akti të kryer në rrethana lufte”, shprehet Brokaj i pyetur nga gazeta “Panorama” ndaj komenteve që analisti Nano i bëri intervistës së tij.

Sipas tij, pavarësisht masakrës me nacionalistët, Mehmet Shehu ka vlera që i janë njohur dhe nga ushtarakë të huaj të aleancës antifashiste.

Por unë e kam vlerësuar Mehmet Shehun si një ushtarak të sprovuar, që kishte kontribuar që në Luftën e Spanjës kundër diktatorit Franko, por edhe si fitimtar të një lufte në krye të Brigadës së Parë Sulmuese, I cili është vlerësuar edhe nga ushtarakë të lartë aleatë të asaj kohe”, u shpreh Brokaj.

Për kardiologun Brokaj, ish­anëtar i Grupit të të Urtëve në PS, Mehmet Shehu, në krye të qeverisë të shtetit monist për 30 vjet, tregoi aftësi në transformimin radikal të vendit, nga një vend me prapambetje të theksuar në një shtet funksional me institucione dhe shërbime, pavarësisht sistemit të mbyllur që aplikoi.

Por unë e vlerësoj si burrë shteti për kohën që ka drejtuar vendin si kryeministër për 30 vjet, drejtim që çoi në transformimin gjigant të vendit, duke e bërë një shtet funksional të përputhshëm me vendet e tjera të dala nga lufta. Por dua të veçoj se asnjë nga vendet e dala nga lufta, nuk ishte në atë prapambetje totale siç ishte Shqipëria në periudhën e rindërtimit, pavarësisht sistemit të mbyllur komunist që u ngrit.

Të mos harrojmë se në 1944 Shqipëria ishte një vend pa industri, me bujqësi të prapambetur, me një popullsi analfabete, me shërbim mjekësor inekzistent, pa rrugë, pa shkolla, pa qendra shëndetësore etj., etj., me shumë mungesa. Në këtë kuptim, Mehmet Shehu ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë transformim për vetë formimin e tij politeknik, por edhe karakterin e tij të fortë dhe këmbëngulës”, u shpreh Brokaj.

Reagimi

Analisti Mustafa Nano, i ftuar në emisionin “Top Story”, u shpreh se nuk ishte masakra e Lushnjës për ta vlerësuar Mehmet Shehun burrë shteti. “Unë mendoj që ka disa ngjarje që palët edhe mund të merren vesh. Ka një lloj tendence për t’u afruar në qëndrime. Njihet mizoria e aktit, e njohin edhe të majtët. Ishte një masakër absurde e çmendur, e provokuar nga një mendje e çmendur si Mehmet Shehu.

Unë kam lexuar në shtyp Sabit Brokajn, i cili është një burrë që unë e respektoj, por që një njeri mund ta mendojë për Mehmet Shehun që është burrë shteti, por nuk është ky momenti dhe nuk është kjo ngjarja, nga e cila ti të inspirohesh për të thënë që Mehmet Shehu është burrë shteti. Që burrë shteti s’është kurrë, sepse ka qenë një mendje shumë kriminale”, u shpreh Mustafa Nano.

6 komente në “Sabit Brokaj replikë me Mustafa Nanon: Pse e vlerësoj Mehmet Shehun”

  1. tfgs1 says:

    vazhdon korraku shiit i baba Mondit ,Zabit qe te mbroi kercikuqin Mohamed Shehun!!!!pune korrakesh shiite,varu kkkkkkkkkkkk……………..

    1. Peza says:

      Mehmet Shehu i vuri kazmen ekonomise shqiptare me fortifikimin gjigand,jashte mundesive aktuale te buxhetit te shtetit!
      Shpenzimet kolosale bene qe ekonomia te rrenohet,investimet rane,prodhimi ra,qe cuan ne vendosjen e tallonit ushqimor!
      Kete detyre i kishin vene padronet M.Shehut dhe kete ai e kreu me sukses!
      Fakti qe ne cdo rast mallkohet,akuzohet plot shpifje vetem Enver Hoxha dhe lavderohet M.Shehu tregon hapur se ai ka qene kunder Enver Hoxhes dhe ne sherbim te te huajve!
      Por para se t’i hante koken Enver Hoxhes,hengri koken e vet!

  2. nari says:

    Ne nje emision televiziv Mustafa Nano thote per te disaten here se qeveria e Edi Rames eshte qeveria me e korruptuar deri me sot.
    Nuk e ve doren ne zjarr. Por kjo qeveri qe mbahet si me e mira deri me sot qe te quhet me e korruptuara duhet te bazohet ne fakte konkrete.
    Nese zoti Nano i ka keto fakte le te na i tregoje keshtu hapim syte dhe ne te tjeret.
    Do t’ja dija shume per nder.

  3. Dielli says:

    Jepini Cezarit ate qe i takon Cezarit. Apo te rrime shtrember dhe te flasim drejt. Jam dakort me komentet e Z. Brokaj

  4. Sorge says:

    Shteti dogmatik “socialist” i Mehmet Shehut u shemb nga brenda, sepse ishte ngritur mbi themele dogmatike qe u shkrine si rera ne uje; pra asnje udheheqes i atij shteti nuk mund te quhet “burre shteti”, por nje tufe ujqerish qe luftuan per pushtet diktatorial, ku Mehmet Shehu theu koken.

  5. gjykatsi i lart says:

    jo more!
    ca zhvillimi ishte ai qe solli Mehmet shehu me te tijt!
    ne s duam ate zhvillim.
    ne duam kete te sotmin. duam te rrojm ne kulla te rrethume me mure te larta si kshtjellat e mesjetes .
    ne duam te marrim diploma pa shku n shkoll dhe pa hap asnji liber.
    ne duam te rrojm dhe te bejm jet qejfi me pare droge dhe kurvash
    ne duam te jemi skiftera hajna
    ne duam te bejm shtanga dhe te vejm muskuj dhe te shesim pordh masanej rrugve “jena t fort”,duke u fry si ata bubrrecat e patateve qe fryhen nga ushqimi I teperet..
    ne duam te zgjedhim ne pushtet salinjte qe pasandaj te bejm rrumpall Brenda shqipnije dhe jasht saj.
    e c na duhet shteti I punes se Mehmet sheh diktatorit ne!
    ne duam liri demokraci ha pa lek fli pa brek!
    ne duam qe te ngrejm dy gishtat perpjet duke fut ne CV “profesjoni democrat” dhe te shkojm ne amerik si “proamerikan” dhe masanej te bejm ca te duam atje ,drog prostitute vjedhje vrasje dhe masanej ti themi “he mo mos na denoni se jemi proamerikan”!
    kto duam ne edhe te tjera e te tjera me keq se kto.
    ne duam te marrim pare nga bota dhe te rrijm dhe te shajm njeri tjetrin televizjoneve.
    ner dum qe t e rrembejm ca te mundemi t ja marrim cdo gje tjetrit,pa mendu dhe pa ca trap se po ai tjetri s ka shpirt ai s esht njeri ai qe do rroj?
    jo! vec ne te rrojm. vec ne kem t drejt. tjetri s ka
    tjetri esht I keq. ne jemi me t miret,me t bukrit e shpendve,me t lashtit,me t zgjuttit,me t pasurit,,me t fortet(packa qe ja mbathim matan kanalit sapo plas pushka e par ne luft,dhe ikim ke “bab amerikani” duke gerthit te lebetit nga tutja “amamni o amerikana se na vrau shkjau”),ne duam qe te jemi vetem ne . te tjeret s ekzistojn….
    shqiptaret!
    pordhacet e ndyr ne shekuj me pordhet e tyre qe kuterbojn si hale dhe ushtojn si bubullima lufte aqsa I bejn shqiptaret qe te besojn se jan te fort,se jan duke luftu. meqe ndegjojn jehonen e pordhnimit te tyre kujtojn se jan duke luftu. si ai qe matet me hijen e mengjesit.
    po nje fjal thot “dale beg se ka hendek”!
    dhe kur I del perpara nanji musteqedredh me bixhak,ikin si lepujt shqiptaret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje