Partizani mbyll përgatitjet, me tre mungesa ndaj Luftëtarit

4 Nëntor 2016, 17:21Sociale TEMA

Partizani i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e nesërme kundër skuadrës së Luftëtarit që do ta luajë në transfertë.

Për këtë përballje trajneri Sulejman Starova do të ketë tre mungesa të rëndësishme të Idriz Bathës e Realdo Kalarit të skualifikuar për shkak të kartonave dhe Fejzullahi për arsye dëmtimi.

Pas mbarimit të seancës stërvitore, Partizani është nisur drejt qyteti të Gjirokastrës ku është akomoduar për përballjen e nesërme që do të luhet në stadiumin “Luftëtari” në orën 14:00.

Kjo është një sfidë mjaft e rëndësishme për skuadrën e kuqe e cila do të kërkojë të marrë fitoren për të vijuar luftën drejt titullit kampion./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje