Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e të premtes tek “Komuna e Parisit,” kur drejtuesja e një automjeti tip “Smart” ka humbur kontrollin duke përfunduar mbi bordurën ndarëse.
Sipas portalit “Jeta Osh Qef,” ajo ka qenë duke folur në telefon në momentin kur ka marrë kthesën dhe për shkak të shpejtësisë, ka përfunduar mbi bordurë duke përplasur dhe një tabelë rrugore.
Raportohet se për fat të mirë, ajo nuk ka pësuar lëndime dhe as nuk ka përplasur ndonjë kalimtar, ndërsa situata e krijuar ka qenë sa e sikletshme, aq edhe e rrezikshme.
E keni idene ju se çfare do te thote te fluturosh? Ju gazetare injorante nuk jeni me te mire se sa ajo qe drejton makinen. Eshte lajm ky per publikun, apo aq e keni idene?! Ngelet duke marre gjera nga idiotet qe vendosin ne internet dhe kujtoni se duhet patjeter qe te publikohet.
jepni leje qarkullimi e patenta per deficente te tille qe as me karroca bebesh nuk mund ti lejosh te levizin se do bejne ndonje cudi.
hajde komedi hajde…. dhe pastaj themi ehhhhhh