Michael Schumacher prej thuajse tre vitesh nuk është shfaqur në asnjë ekran apo të jetë publikuar një foto e tij, pas aksidentit që thuajse i mori jetën.
Por miku i tij dhe ish-shefi i Formula 1 Ross Brawn thotë se ka lajme të mira.
Brawn ka vizituar pilotin dhe thotë se ka shenja inkurajuese.
“Ka shenja inkurajuese për rekuperimin e Schumit, por të gjithë duhet të lutemi për të. Nuk mund të them më shumë në respekt të privatësisë së familjes”, thotë Brawn.
Megjithatë shumë fansa dyshojnë për gjendjen e tij.
Ka mendime se Schumacher nuk mund të bëhet kurrë ashtu siç ka qenë.
Këto dyshime bazohen edhe në faktin se familja nuk lejon të fotografohet ish-piloti gjerman.