“Ekziston edhe një krahinë, Himara, ku populli është i lirë, që quhet Shqipëria e Vogël (flet edhe greqisht)”. Rusisht: Yest’ takzhe provintsiya Himara, narod v ney vol’nyy, nazyvayemyy Maloy Al’banii (govorit i po-grecheski).
Kjo frazë ndodhet në tekstin “Historia e Rusisë që nga kohët më të lashta”, libri XIV, vitet 1766-1772, faqja 476.
Autor është historiani rus Sergej Mihajlloviç Sollovjov (1820-1879), profesor dhe rektor i universitetit të Moskës, akademik, këshilltar i Perandorit.
Më konkretisht, “Dyrrah”-u e zbuloi këtë frazë, në tekstin “Historia e Rusisë që nga kohët më të lashta”. Libri XIV. Vitet 1766-1772, faqja 476 [origjinali: Istoriya Rossii s drevneyshikh vremen. Kniga XIV. 1766-1772, shih faksimilen e kopertinës], me autor historianin rus Sergej Mihajlloviç Sollovjov (1820-1879), profesor dhe rektor i universitetit të Moskës, akademik, këshilltar i fshehtë i Perandorit.
Në mes të shekullit XVIII u vendosen lidhje politike midis “Shqipërisë së vogël” dhe Rusisë.
ndonje koke suniti te piset ne Xeimara me 1700 kishte…??? OXI!Vetem greke. Athere c’[email protected] e s’emes kerkojne sote keta njethundrake turkoshake ne kete toke greke te paprekur prej turqeve…………….!!!!???
Ta marrin vesht Turko-Greket e ardhur ne europe nga anadolli
me traktatin e 1912 shkembim popullsie midis Turqise dhe Greqise
qe anadollak do te mbeten edhe pse besojne ne krisht lekura e
zeze po e zeze mbetet.
HIMARA ESHTE SHQIPTARE.
Dhe do beni mire ta lini te lire Himaren ashtu sic e ka thene ai rusi …
Sado qe te germoni, vetem balte do te gjeni. Dhe eshte normale. Kur paguhesh shtrenjte nga qeveria, pse te mos besh propagande. Nje i shitur me shume nuk ben diference. Apo jo. Dini shume mire junte Temes nga keto.
Himara ishte GREKE, eshte GREKE dhe do dazhdoje te jete GREKE. Per fat te mire ose te keq ju do te jeni shuar nga ky vend, por Himara jo.
ΦΟΙΒΟΣ ΑΠΟΛΛΩΝ ΧΙΜΑΙΡΑΝ ΕΠΟΛΙΣΕΝ
Hahahah….. Na mallengjeve turkof.
Ne sugi śi pula akuma!
O greqire qe jetoni ne greqir e ne Shqiperi mesoni ju nga Historia se ne nuk kemi nevoje e dim historine tone. Nuk jemi as me te miret e as me te keqinjt ne kete bote. Por Ne vend te jetoni ne harmoni me fqinjet keni frike se dikush ju a mer token e meritat. Mos harroni se te njejten gje qe ju beni me Shqiptaret e ben Maqedonasi me ju. Jeni i njejte llum se i keni krijuar historite dhe tani keni frike se ju dalin genjeshtrat sheshit rrini urte. Se edhe vellai MAdh Rus ju nxorri rrua e qethur. E verteta gjithmone ju ka frikesuar.
Himara!
Nuk dua ta besoj se është një “Deja Vu” në miniaturë dhe e përshpejtuar e asaj që ka ndodhur në dy shekujt e fundit në atë pjesë të Ballkanit që sot quhet Greqi!
Në vijim unë do të evidencoj disa pasazhe nga “Russkij Enciklopediçeskij Slovar”, Peterburg, 1890, faqe 359, 360, 361:
“Albania (shqip-Shqipëria, turqisht-Arnaut)-është emërtimi i pjesës perndimore dhe jugpernsimore të pronave të drejtpërdrejta të Perandorisë Osmane në Europë. Duke zënë rajone të Epirit të lashtë dhe Ilirisë së lashtë, ajo shtrihet përgjatë bregut të detit Adriatik dhe Jon, nga Gjiri i Artës deri në vendin matanë Lumit Bunë (Bojanë) në gjerësinë nga 39 deri 40°. Në veri kufirin e saj e formon rajoni i dhënë Malit të Zi (Ulqini) dhe Sanxhaku i Novi Pazarit të zënë nga Austria; në jug Gjiri i Artës dhe Mbretëria e Greqisë, nga e cila Shqipëria, që nga koha e tokave të shkëputura prej saj më 1881, ndahet prej lumit Arta. Në lindje kufiri mbetet i papërcaktuar, po të nisemi nga fakti, në merret parasysh parimi historik dhe përbërja e popullsisë, apo kufiri caktohet sipas ndryshimeve arbitrare e të shpeshta, që ndodhin në ndarjen e Vilajeteve të Perandorisë osmane, ndërkohë që Shqipërisë i llogarisin si të saj, pjesë të Thesalisë dhe Maqedonisë. Në rastin e parë ky vend zë 44.000 kilometra katrore, kurse në të dytin 90.000 kilometra katrore. (Eshtë koha kur pretendimet serbo-greke ndaj trojeve etnike shqiptare kishin dalë sheshit-V.P).
Pozita gjeografike e vendit, pikërisht nga ana e detit, nuk është e parëndësishme. Atje ku ndodhet Kepi i Glossit (Lingueti), ajo, me brigjet e veta në ngushtincën e Otrantos i afrohet deri 70 km brigjeve përballë të Gadishullit të Apenineve, duke u bërë kështu hallkë e natyrshme bashkuese midis Turqisë Europiane dhe Italisë. Nga Kepi i Glossit deri në pikat më jugore dhe më veriore të bregdetit shqiptar, derdhjes së Bunës dhe Prevezës, largësia është thuajse e njëjtë (afër 180 km). Kësaj ndarjeje të bregut pothuajse në dy gjysma të barabarta, në atë adriatik-shqiptar dhe jonik-shqiptar, i përgjigjet edhe ndarja e brendshme e vendit. Ajo (ndarja) përcaktohet plotësisht nga paramalësitë jugore të sistemit të Alpeve Dinare dhe Dalmate. Ndërkohë, që nga pika e përgjithshme e Shardagut (Shardaga) me lartësi 2600 metra shkëputet drejt lindjes vargu i gjatë i Ballkaneve apo Hemusit (Gemusa) drejtpërdrejtë nga veriu në jug kalon kreshta e Pindit (Metcovo) me lartësiv 1600 deri 2600 metra me male të ndryshme të kënduara në mitet e Thesalisë së lashtë. Ne veçanti, territoret që shtrihen pranë kreshtave të Gramozit dhe Pindit, dallojnë mes tyre aq ndjeshëm, sa kontrasti i fortë midis Shqipërisë së sipërme Veriore dhe Shqipërisë së ulët Jugore vrehet madje edhe në histori. Shqipëria e sipërme, që i përket Ilirisë së Lashtë, papritur dhe goxha prerë zbret drejt brigjeve të detit Adriatik, ku, falë fryrjes të rrjedhës së sipërme të lumenjve, thellësia e detit ndryshon vazhdimisht… Nga ky bregdet, sidomos në vëndet pranë derdhjes së Bunës, Drinit dhe Duracos, ethet sundojnë në mënyrë epidemike, aq sa banorët në fund të verës zakonisht tërhiqen në male dhe në periferi të liqenit të Ohrit. Ndryshe nga Shqipëria e Sipërme, Shqipëria e Poshtme (Epiri i lashtë) ka shtresë (truall) plotësisht vullkanike (përçka flet edhe emërtimi i vjetër i malit të Himarë). Këtu tërmetet janë të shpeshta dhe jo shumë të forta. Malet janë maja të shkëputur nga njëri-tjetri, me lugje të thella e kratere të shuar dhe në pjesën më të madhe bien thikë në det. Vetëm pranë Filatit (Filatesa) përballë Korfuzit dhe pikës më jugore, Prevezës, ndeshen troje ultësire bregdetare.
Largësia relativisht e vogël, e cila ndan malet, që përbëjnë kufirin midis Shqipërisë nga njera anë dhe Maqedonisë e Thesalisë nga ana tjetër dhe që formojnë ujëndarësen, ndahen nga deti Jon dhe ai Adriatik, e pengon shumë zhvillimin e sistemit lumor veçanërisht në Shqipërinë e Poshtme. Lumi kryesor në Shqipërinë e Sipërme Drini, përbëhet nga dy degë me të njëjtin emër, njera buron nga jugu, nga liqeni i Ohrit, Drini i Zi, tjetra nga Veriu, nga Serbia, Drini i Bardhë. Vetëm disa ura janë ndërtuar mbi këtë lumë, ku niveli i ujit shpesh ngrihet ndjeshëm; lumi përbën ndarje kufitare të mrekullueshme midis fiseve veriore shqiptare. Në veri të Drinit dhe vetëm 22 km nga derdhja e tij, derdhet në Adriatik lumi Buna ose Moraça e Malit të Zi, e cila, pasi kalon përmes liqenit të Shkodrës, kur del prej tij merr emër tjetër. Midis Vade dhe Shkodrës Drini dhe Buna bashkohen me anë të Drinazit… Ndër lumenjtë e tjerë të Shqipërisë së Veriut mund të përmendim Matin, Arsen, Ishmi dhe Shkumbini. Në Shqipërinë e Jugut rrjedhin lumenjtë: Semani (Semeni), Vjosa (Vojuca) dhe Kallama. Në Veri ndodhen gjithashtu liqenj goxha të mëdhenj, si ai i Shkodrës, pjesa më e madhe e të cilit ndodhet në territorin malazez dhe i Ohrit (Ohrid), të dy me gjatësi afër 37 km dhe gjerësi 10 km; liqeni Janina, në pjesën Jugore të Shqipërisë është vetëm 18 km i gjatë dhe 3,5 km i gjerë…
Gjuha shqipe. Sipas mendimit të përgjithshëm të linguistëve më të rinj, atë e kanë folur ilirët e lashtë. Thuajse kohët e fundit me të askush nuk është marrë shkencërisht dhe nuk dihej, kujt grupi i përkiste ajo. Më në fund u përcaktua, që shqipja përbën pjestar të veçantë të familjes indoeuropiane të gjuhëve, megjithëse studimi historik i saj është tepër i vështirë, sepse është thuajse e pamundur të dallosh fjalët dhe format rrënjësore shqipe nga numri mjaft i madh i fjalëve të huazuara nga grqishtja, latinishtja, romake, turqishtja dhe ato sllave. Gjuha shqipe është gjuha e shqiptarëve, që banojnë në Shqipërinë e tyre, në Greqi, në Italinë e Poshtme dhe në Sicili; ajo ka disa dialekte, prej të cilëve ato të veriut (të ashtuquajtura gege) në tërësi janë me prejardhje më të vjetër… Dialektet që përdoren në jug të lumit Shkumbin quhen toskërishte. Në vija të përgjithshme kështu dallohen edhe dialektet shqipe të Greqisë dhe Italisë. Për nga elementet e veta leksike dhe eptimore gjuha shqipe ka karakterin e asaj indoeuropiane dhe nuk ka arsye të quhet ndryshe, veçse një fazë më e re e gjuhës së vjetër ilire, siç thotë Tunmani; ajo është degë më vete e rrënjës indogjermane dhe jo dialekt i vjetër, i degjeneruar i gjuhës greke, siç mendojnë shumë të tjerë…”
Sic shihet, arkivat e Rusisë, si edhe arkiva të tjera si ato të Anglisë, Francës, Vatikanit, Turqisë, Italisë, Kroacisë, Rumanisë, Bullgarisë, pse jo edhe të Greqisë, Serbisë,…, kanë aq shumë materiale të panjohura, për Shqipërinë e viset e tjera etnike shqiptare në Ballkan, sa mendja jonë nuk i rrok dot. Para disa dekadash thuhej: “Po të hapen arkivat e Vatikanit, duhet të ndryshojë harta e Ballkanit në favor të shqiptarëve”. Prandaj, Papa Vojtila, përndryshe Gjon Pali i Dytë, i quajti shqiptarët: “populli rrënjës i Ballkanit”.
Këto burime arkivore me vlera të jashtëzakonshme, nuk eksplorohen më në mënyrë të organizuar nga Akademitë e Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës, nga viti 1991 e këtej, për të grumbulluar atë lëndë të pasur, që rri e fjetur apo e ngujuar, fatkeqësisht, por që do t`ua hiqte edhe gurët e fundit historizmave pseudoshkencore të shteteve shovene ballkanike .
Kta grekqiret,qdo dokument,qdo fakt,qdo shkrim,qdo histori te shkruar dhe nga keta vete,qe u mbyll gojen, kta sdine tjeter vetum mohojne pa argument,e qebesa kur kta sillen kareshi te vertetes kshtu biseda mbaron,vetum dajaku i bjen ne mend.ose po erdhi rasti plumbi lul balli,keta flliqesira nuk njofin argumentin faktin dhe biseden civilizuese,si te bisedosh me injorantet,perpos se ti thuash ne u a mbajte,hajdeni merreni himaren.Himara eshte dhe ka qen dhe do jet nen integritetin territorial SHQIPETAR,kshtu e thote dhe OKBja,po luajten me gure tash jemi dhe ne kosova dhe shqipetaret e maqedonise qe gati e kem okupu ate shtete,dhe do ti qerojme mire hesapet me kta plehera.