“Mehmet Shehu burrë shteti”, Mustafa Nano i përgjigjet Sabit Brokajt: Ai ishte kriminel

1 Nëntor 2016, 21:45Dossier TEMA

Analisti i njohur Mustafa Nano ka replikuar me ishministrin socialist të Mbrojtjes, Sabit Brokaj, për intervistën e tij në “Panorama” se Mehmet Shehu ka qenë burrë shteti. I ftuar në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, Mustafa Nano tha se Mehmet Shehu s’ka qenë kurrë burrë shteti, por një mendje kriminale.

Nano e quajti ekzekutimin e 67 ballistëve në vitin 1943 si një masakër absurde, e realizuar nga një mendje e çmendur si ajo e Mehmet Shehut. Analisti e ka quajtur të pakuptimtë edhe dekorimin që Presidenti u bëri 67 ballistëve të vrarë gjatë luftës, duke thënë se ata ishin viktima dhe jo heronj.

“Unë nuk besoj se në vitin 1943 fshatarët e Lushnjës e kanë ditur se pas dy vitesh do të vendosej një regjim diktatorial, dhe janë marksist-lenistë. Akti është mizor, është një nga aktet më të ndyra që ka ndodhur.

Holokausti është holokaust dhe janë me miliona viktima, por ato janë viktima dhe bota ka shprehur gjithë dhembshurinë e vet, por nuk i ka shpallur njeri heronj, por ka gjykuar kriminelët”, tha Nano.

Nga Mustafa Nano

Unë mendoj që ka disa ngjarje që palët edhe mund të merren vesh. Ka një lloj tendence për t’u afruar në qëndrime. Njihet mizoria e aktit, e njohin edhe të majtët. Ishte një masakër absurde, e çmendur, e provokuar nga një mendje e çmendur si Mehmet Shehu. Unë kam lexuar në shtyp Sabit Brokajn, që është një burrë që unë e respektoj, por që një njeri mund ta mendojë për Mehmet Shehun që është burrë shteti, por nuk është ky momenti dhe nuk është kjo ngjarja nga e cila ti të inspirohesh për të thënë që Mehmet Shehu është burrë shteti.

Që burrë shteti s’është kurrë, sepse ka qenë një mendje shumë kriminale. Nga ana tjetër, të thuash se ajo që bëri Presidenti, që është gjesti më presidencial që mund të ekzistojë? Për mizorinë duhet të kemi empathi, duhet të kemi kompasion. Të vërtetën e thonë historianët dhe në planin perspektiv kjo mjafton. Por unë mendoj që Presidenti nuk duhet të ngatërrojë viktimat me heronjtë.

Janë viktima në këtë rast dhe ne duhet të manifestojmë të gjithë kompasionin e mundshëm, por nuk mund t’i heroizojmë. Unë lexova dhe fjalën që mbajti dhe Uran Butka në Presidencë dhe kam përshtypjen se thotë atë që është, që ata që u vranë janë disa bujqër të pafajshëm. Dhe për këtë bie dakord me Enver Hoxhën, është rast i rrallë që Uran Butka puqet me Enver Hoxhën.

Ishin disa bujq të pafajshëm, ca fshatarë dhe në këtë rast nuk kanë dhënë jetën për idealin që kishin dalë. Unë nuk besoj se në vitin 1943 fshatarët e Lushnjës e kanë ditur se pas dy vitesh do të vendosej një regjim diktatorial, dhe janë marksist-lenistë. Akti është mizor, është një nga aktet më të ndyra që ka ndodhur. Holokausti është holokaust dhe janë me miliona viktima, por ato janë viktima dhe bota ka shprehur gjithë dhembshurinë e vet, por nuk i ka shpallur njeri heronj, por ka gjykuar kriminelët.

Unë nuk bie dakord tek optika e të majtës për Luftën. Nuk bie dakord me butaforinë e Ballit Kombëtar e gjithë këtyre antikomunistëve para Luftës dhe gjatë Luftës, sepse duhet thënë se me Ballin Kombëtar dhe me nacionalistët antikomunistë të gjithë aktet kanë qenë pjesë e elitës sonë nacionale, ata kanë bërë një zgjedhje fatkeqe edhe për veten. Kanë bërë një zgjedhje fatkeqe që në periudhën e Luftës ose heshtën, ose një pjesë tjetër edhe bashkëpunuan.

Vetëm se është shumë interesant fakti se mund të numërohen me kokrra pjesëtarët e elitës kulturore dhe politike të paraluftës që u hodhën me partizanët. Është shumë interesante dhe kjo tregon një distancë të madhe midis masës së madhe të njerëzve dhe elitës, unë e di këtë gjë. Elita jonë ishte ajo që ishte, por është e çuditshme. Pothuajse asnjë nga pjesëtarët e elitës nuk u rreshtua me komunistët dhe nuk manifestoi atë zellin e madh antinazist dhe antifashist.

Unë i bëj një thirrje për pak kujdes, kur vlerësojmë njerëz të tillë, për faktin se kanë bërë gafën e madhe apo të vogël që kanë heshtur, apo kanë mbajtur pozicionin e sehirxhiut, apo në njëfarë mënyre janë solidarizuar me pushtimin, sidomos me atë italian, kishim dhe më pas me atë gjerman, sepse lidhej me dimensionin nacional të çështjes, sepse ata do na bashkojnë me Kosovën.

Pastaj bëhej dhe një arsyetim shumë praktik, kur thoshim pse do luftojmë me këta, ne jemi një vend i vogël, një komb i vogël. Kanë qenë disa arsyetime njerëzore që nuk mund t’i hedhësh në kosh. Është bërë një zgjedhje, por ka pas dy zgjedhje. Ata kanë bërë njërën prej këtyre zgjedhjeve. Por kur bëhet fjalë për ata që kanë bashkëpunuar qartë me fashizmin, këtu duhet të jemi të prerë. Të majtë dhe të djathtë. Këtu nuk ka mëdyshje.

Këto të vërtetat historike janë gjërat më të diskutueshme të botës. Këto optikat e ndryshme që kontrastojnë do të ekzistojnë sa të jemi gjallë ne, fëmijët tanë. Nuk mund të arrijmë në një konkluzion konsensual mbi historinë, mund të arrijmë konsensus për shumë gjëra, por për historinë jo.

Ballafaqimi Balli Kombëtar dhe komunistë nuk ka qenë një ballafaqim vetëm në Shqipëri, por ka qenë një histori ballkanike. Edhe kur gjykojmë komunizmin, komunizmi ishte një flamë botërore, nuk ishte një shpikje e Enver Hoxhës.

Këtu ka qenë regjimi më mizor, unë bie dakord me këtë, por praktika që ndoqi komunizmi këtu me kolektivizimin e sforcuar, me krimet që bëri menjëherë pas Luftës, janë praktika që në përmasa më të ulëta janë evidentuar edhe në vendet e tjera atje ku u vendos komunizmi.

21 komente në ““Mehmet Shehu burrë shteti”, Mustafa Nano i përgjigjet Sabit Brokajt: Ai ishte kriminel”

  1. kuazimondo says:

    e cfar flisni kot!
    ishte luft. dhe ata ballistat ishin te armatosur me pushk,dhe jo duke punu token me parmend sic po na pretendohet,ishin ne rreshtim ushtarak,ne ushtri lufte te armatos me arm zjarri qe te vrasin,dhe u kapen ose sepse s kishin byth me luftu ose se s ishin te organizu mir dhe ktu hyn edhe ana shpirtnore psikologjike,ose sepse nuk I eci fati… s ka rendsi pse u kapen. u kapen ne front lufte. dhe jo ne shtpi duke flejt gjum.
    por thelbsore esht qe ishin ca njerez te armatos dhe me uniform ushtarake qe perfaqsonin njesit ushtarake te rrymes politike te bballit kombtar. qe ishte lidh me pushtuesin dhe kishte qit pushk kundra partizanve. kishte vra partizan balli.!!! dhe ishte prokklamu kunder levizjes clirimtare. kundershtar. pik. colaboracjonist me pushtuesit.
    e tash po na dalin ca mashtuesa dhe thon se ata ishin duke mjel lopet dhe I kapi Mehmet shehu ne katua dhe I vrau!!!!
    ne franc u ekzekutuan edhe prostitutat parisjane vetem pse qe palloheshin me oficerat gjerman!!”! dhe u cilsuan bashkpuntore te nazizmit. ato s kishin as arm as uniforma luftarake,por kishin vec brek dhe sutjena dhe dafllak… dhe vetem argetun dafllakun e tyre me gjermanet. dhe kur erdh dita e gjyqit ju tha “pse u palluat me gjermanet hitlerjan ju kurva muti? na tashi! ne litar!” pik!
    kurse shqiptaret,po na justifikojn ata burra me musteqe,te armatos dhe ne rreshta ushtarake,po I justifikojn “jo ishin te genjy,jo ishin nga frika me ballin!!!” ata ishin me plot bindje dhe ashtu I donte qejfi. me perfitu nga pushtuesit ne kurriz te vendit te tyre. kjo esht e verteta. kush ishte I genjy u bashku me partizant. dhe del se partizant I paskan dal borxhit duke ju dhen doren,por ata ja kan kthy miqsin me pamiqsi duke I then “me mir derr sesa me ju!”
    a e kuptoni se sa keq po e degjeneroni historine vetem pse esht ne favour te komunisteve?
    jepi cezarit ca I tako cezarit.
    shajjini komunistet per ate qe kan.
    por,per kte rast nuk shahen megjithse edhe ata vet kan ber autokritik.
    e ku ka qe ne luft te lesh tjetrin qe te t vrasi!!
    cojeni ceshtjen ne Strasburg po nuk I shpalli francezi ata ,tradhtar te kombit dhe colaboracjonist te nazizmit!

    1. Gladiatore says:

      Më fal të lutem, ti po flet sikur je ndonjë historian dhe sikur të ishe present në atë kohë. Ajo histori e 70 vetave të vrarë në zonën e Lushnjes nuk e njeh aspak jo vetëm Ju Zotëri, po edhe shumë veta si Juve dhe flasin si militanta. Në radhë të parë që një pjesë e tyre që u vranë kanë qënë bujqër të ndershëm. Ata fshatarë janë vrarë per dy tre ditë mbasi janë mbledhur me forcë nga Forca të tjera të Ballit. Që të më kuptoni Ju dhe shumë të tjerë ata janë vrarë me urdhër direkt të Mehmet Shehut, kjo është njohur nga vetë Enver Hoxha dhe per ti rehabilituar ata 70 veta të pafajshëm..
      sepse korrieri partizan i nisur në drejtim të Lushnjes është vonuar një natë në zonën e Peqinit në pamundësi për të kaluar lumin Shkumbin. Edhe një gjë tjetër që askush nuk e di…. Nga ata fshatarë dikush ishte shkruajtur me çetën é Muslim Pezës e do të nisesh mbas dy tre ditësh…. për fatin e keq të familjes… i rrethohet shtepia nga njërëz të Ballit… merret me force i pangrënë, sepse sa ishte kthyer nga pylli i Divjakës ku kishte shkuar për të bërë dru. E vërteta e atyre fshatarëve, është se nuk ishin aspak bashkëpuntorë të fashizmit edhe aspak heronjë siç i kanë quajtur sot. Kjo është e vërteta e atyre burrave që janë vrarë… në Lushnje.

  2. Jeronim de Rada says:

    Z. Mustafa Nano ka te drejte – Mehmet Shehu ishte nje kriminel!

  3. nje qytetar says:

    Vai a fare nel culo, o koqe Mustafa Nano.

  4. shiiti baba Mondi nuk paguan dritat! says:

    normalisht qe per beqirin shiit Brokaj M.Shehu ishte burr leshi[shteti]!!!!!
    pune kercikuqesh shiite,kshq varu [email protected]@in………………….

  5. shaqo says:

    Ti je nje maskara dhe antishqiptar 24 karatesh.
    Ia arrite dites te kapesh nje TV dhe te zhgarravitesh ndjenjat e tua antishqiptare.
    Si ke guxim te matesh me ata qe permend. Po kot s’ka thene Noli i madh: Edhe pse pa mend duhet nje si ty ne kuvend
    se je nga ai vend qe permend Noli. Rrace e keqe dhe e poshter.

  6. Lufter says:

    Mustafa Nano i ka bere nje analize te shkelqyer asaj ngjarje te dhimbeshme,vleresimin e Mehmet Shehut si njeri kriminel i lindur qe dhe kaun e sheut e la ne vend me nje te goditur dhe u arratis nga shtepia disa dite, prandaj ata ballista varfanjake i quante bageti. Po ashtu ballin e vlereson ashtu sic ka qene realisht bashkepunetore i pushtueseve. Keshtu si Thote Mustafai edhe une e kam jatuar, tek ne vinin Partizanet edhe Ballistet, por keta Ballistat ne fillim te shtatorit deri ne fund te luftes nuk u duken me ne fshatin tone, ata i shikoje bashke me gjermanet ne luftime ose duke ruajtur urat.

    1. Totila says:

      Ti “Lufter ” corrushiot je ! Me sa kam degjuar dhe me kane thene ,une di qe ne Corrush nuk ka emer LUFTER por LeFTER .
      Se kush ishte Mehmet Shehu nuk ngeli bytha juaj qe ta gjykoni ,sepse Mehmeti ishte i eger por ishte si Trim ,puntor ,organizator si ai ,kerkues llogarie deri ne infinit ,politikan ,ushtarak shume i zoti .
      Vetem kur Mehmet Shehun e vrane ne daten 18.12.1981 Shqiperia vajti ne esfel dhe qe prej asaj kohe nuk po e ngre me koken .
      Qe e kane vrare dhe qe nuk ka bere vete-vrasje kjo eshte tashme NJE POSTULAT .
      Une ne ate bote kam qene 20-21 vjec dhe e mbaj shume mire mend .
      Varasja e tij ishte planifikuar qe ne fund te vitit 1980 sepse ne BLLOK nuk hynte me asnje vizitor dhe asnje zog .
      Nuk e di ne se rron apo ka vdekur FETI SMOKTHINA ( natyrisht qe ka vdekur ) sepse ai i dinte qe te gjitha se cfare po pergaritej .
      Ky bytheci fshatar Skrapari Mustafa Nano me kot mundohet qe te mar vemendje duke permendur 2 apo 3 fjale te huaja .
      Natyrisht qe vrasja e 65 Ballisteve ( BISHTAVE ) ishte e gabuar ,por sic dhe e ka thene ne menyre te persosur Komentuesi i pare me nickun “KUAZIMONDO ” ata ishin te rreshtuar ne formacion ushtarak dhe te mos merremi me situata Hipoteteike ,por te themi ,qe ne se Formacioni partizan i udhehequr nga Mehmet Shehu nuk do ti kishte neutralizuar Ballistat pulaxhinj ,ata Ballista “Trima ” do ti kishin vrare mbas shpine partizanet ,qe ne ate beteje qe thuhet se ishin mbi 200 partizane ,pra 2 Kompani .
      Une deri me sot nuk kam degjuar qe Lushnjaret te jene trima sepse jo me kot ka dale Barcaleta :”O Loni ule ere ulu se na SHQEU LEPRI “.
      Perndryshe mendoj se hedhja ne skakiere e problemit te BURRIT MEHMET SHEHU Eshte e qellimeshme ,sepse do te rehabilitoje ish klasat humbese qe u rreshtuan ne anen e tradhetareve ,por qe sot mbas 70 e kusur vjetesh nipat dhe soji i tyre kerkojne qe ti rehabilitojne .
      Natyrisht qe raporti eshte 90 % pro CLIRIMTAREVE dhe 10 % pro kusareve te QYMEZEVE .
      Shevqet Musaraj me ” Epopene e Ballit Kombetar ” dhe analizen qe u ben atyre do te ngelet i PAVDEKSHEM !

  7. Ledio says:

    E degjeneruan historine keta tipa si Mustafa Nano. Po ti kishin marre nga shtepia ose ne arra duke punuar , eshte krim lufte. Por me arme ne dore edhe te rreshtuar ne krahe te gjermaneve..? Me vjen keq qe u vrane shqiptare me shqiptare, por ne lufte fituesi i merr te gjitha. Cfare do benin Ballistet po te kishin fituar luften. ? Cfare ben Amerikanet edhe Ruset me ushtaret gjerman te kapur ? Sa miliona te pafajshem vdiqen kur aleatet bombarduan Berlinin? Keq per viktimat , por mos na i beni heronj edhe nuk mund te gjykojme pas 73 vitesh , edhe jo Mustafa Nano.

  8. laveri says:

    O bo bo , u be dhe katundari i Skraparit ANAList dhe te na shpjegoje kush eshte burre shteti

  9. Padrino says:

    Mehmet Shehu, Patriot, Luftetar, Statist, Atdhedashes.nje Burreshteti, qe luftoi dhe punoi per Shqiperine. i shkateroi, ballistet, dhe gjithe kuislinget, e tjere qe u bashkpuntoré, te nazi -fashizmit. strategu , i fitores, LANC. Doktor Zabiti, thote tè verteten. Shkruani, cfare te doni, ju pseudoanalistet, e shkerdhatokracise , historine se shtremberoni, dot. LAVDI BRIGADAVE, PARTIZANE, DHE KOMANDANTEVE TE TYRE QE I DREJTUAN, NE LUFTE , DHE DOLEN, FITIMTAR, TE PAHARUAR, PERJETE.

  10. adriatiku says:

    Analizen sot pas kaq vjetesh ja bej une me mire se mulla Mustafai. Ne lufte shkohet per te luftuar dhe ballistet dhe partizanet ishin per te luftuar me pushke e fisheke. Ketu ka nje probleme: Partizanet luftonin kunder pushtuesit, ndersa ballistet ishin bashkepuntor me pushtuesin dhe luftonin kunder partizaneve. Tani, jo e i vrau Mehmeti, jo beri autokritike, jo ata nuk kishin dale per te luftuar partizanet, atehere perse kishin dale e rreshtuar per te ngrene pula? Prandaj ajo pune mbaroi, kush luftoi per çlirimin e Shqiperise eshte deshmor e hero, kush u bashkua me gjermanin nuk eshte viktime por kriminel, tradhetar i vendit te tij dhe meriton gjysmen e lekut si e moren ne Shqiperi , Europe e gjithe boten. Ju ballistet e sotem i rrini siper mos tu çfryje se do dilni para ndonjerit qe i ka bere hatane babai juaj dhe do merrni dhe ju gjysmen e lekut. Rrini rehat tani, baballaret tuaj moren ndonje gje nga fashizmi atehere dhe ju po merrni parate nga shkerdhatodemokracia e soteme, ne te tjeret çfare fituam? Atehere gjysma e lekut duhet te loze per ju dhe ata qe u mbeshtesin juve qe nuk e pastruat dot gjakun e maskarait dhe tradhetarit.

    1. Ballisti (KS) says:

      Logjika e shendoshe e ballistve ishte per t´a shfrytezua chance-n historike dhe per t´i bashkua trojet e sakatuara shqiptare, cfar deri diku edhe ia arriten, kjo ishte arsye kardinale perse bashkepunuan me austro-gjermanet, s´duhet harrua se pa perkrahjen, pos tj. Austrise, sot nuk do kishte Shqipri, kete e dine edhe sorrat e zeza sllavo-greqe!

  11. Ne lidhje me Ballin aso kohe partizanet kishin te drejte , se ballistet u ben pal me pushtuesit dhe kjo sduhet te haje fare debat per historine e popullit tone persa i prket kesaj periudhe , je tradhetar dhe pik kunder interesave te vendit tat , atehere çfare duhet ti quajme keta balliste ? mire ja ka bere pulaxhinjve qe slinin qymes pulash pa vjedhur .
    Mehmet Shehu eshte e vertet qe ka qene inatshor , nevrik i shfrenuar dhe xheloz , ka vrare dhe shoket e tij te luftes , po jap nje shembull , ka vrare me cilesine si komandant Batalioni shokun e vet qe eshte dhe daja im njehkohesisht Shefedin Kodra ( Arza) nga Arza e Korçes ose e Devollit per arsye absurde, se vet atij buri nuk i bente dot reshtore Mehmeti dhe ne momentin e vrasjes vdiq duke thene fjalet e fundit ” RTOFTE SHQIPERIA E LIRE ” pra Mehmeti ka qene shume fodull , nese shifte qe dikush ishte me i zoti se ai , do ta ekzukutonte qe te mos kishte rival, tipik pak a shume si Enveri .
    Shefedin Kodra ka qene trim dhe shume i respektuar nga te gjith shoket e luftes , kush ka folur per Shefedinin nga shoket e luftes ka folur me nje trishtim te madh dhe mes lotve kane rikujtuar ate moment , si Shefedin Kodra po ashtu dhe vellai i tij Selami Kodra partizan , ne kohen monuzmit Shefedin Kodra here here e nxirnin deshmor , pastaj e hoqen per nje fare kohe si deshmor , se ja perplasi Nena e vet ne fytyre sigurimsave kur i shkuan njehere ne shtepi dhe e pyeten qe çfar e ke ate djale ne ate foto , ku e hema e mbante ne mur , pyetja ishte per te kuptuar qe di gje Nena e Shefedinit si u vra djali ne lufte ne malet e Dibres apo jo , por ajo ja ktheu me nje inat dhe ironi qe ata ulen koken dhe sfolen , teksualisht nena e Shefedinit i tha keshtu kur e pyeten .
    Çfar e ke ate djale ne foto – (pyesin sigurimi )
    DJale e kam -(Nena )
    Po tani ku e ke – pyesin( sigur)
    Pyesni dhe ku e kam ” pale – (Nena )
    Ju ma vrate , Shoku i vet e vrau – (Nena )
    Po kush eshte ai -( sigurimi )
    Mehmeti eshte –
    Njeri nga ata uli koken me lot ne sy perqafoi nenen pa folur asnje fjale dhe u larguan , deri ne sto momente Nena merte pension per Shefedinin nga ky moment ja prene pensionin e djalit te vrare ne lufte Shefedini , po ne kete kohe vellai tjeter Selamiu eshte shpallur deshmor dhe heshtrat prehen ne varezat e deshmorve ne Korçe dhe shkolla Arze mban emrin e tij Selami Kodra dhe Sabri Çipi qe per fat te mire jane te dy dajat e mij nje nga Nena dhe nje nga baba ku dhe sot ashtu vazdojne , ja pra kush ka qene Mehmet Sheu .

  12. katarakti says:

    Mehmet Shehu ka vrare me doren e vet dhe shume nga ata qe u arrestuan pas hedhjes se bombes ne ambasaden sovjetike ne Tirane. Ne ato dite Mehmet Shehu organizoi nje fushate arrestmesh te te gjithe familjeve “reaksionare” te Tiranes. Dhe vrau pa gjyq shume prej atyre qe ndodheshin ne burgun e Tiranes. MInistri i drejtesise se asaj kohe, Manol Konomi, dha doreheqjne pikerisht per kete shkak. Edhe vete Hrushovi u tmerrua nga mizoria e Mehmet Shehut. Pasi mori vesh raprezaljet e tij ai u shpreh:” E keni tepruar. Se vetem disa xhama u thyen”. Pra ky ishte Mehmet Shehu. Padyshim qe ai ishte nje kryeminister i zoti, nje komunist i vendosur, krahu i djathte i Enver Hoxhes etj etj, por per natyren qe kishte dhe veprimet qe ndermerrte ai ishte me te vertete kriminel.

  13. Bomba says:

    Po ku ka Skraparli qe te mos jet Bolshevik (komunist,Enverist etj.) as I o Mustafa Nano nuk I shpeton Kancerit Enverist sado qe ti gjoja perpiqesh qete na besh Potike “Morale”.Lexojeni mevemendje e gjith debate I tij me Brakon eshte ne favor te Komunizmit primitive kiminal..Fan Noli; “Le te marrin nja dy ministra ne Skrapar se nga mendja jane Gomar”

  14. Teodori says:

    Mbeshtes plotesisht Z. Brokaj ,Mehmet Shehu ishte nje burre shteti, nje nga kryeministrat me te forte qe ka pasur Shqiperia ne ate menyre qeverisje , por kjo nuk do te thote ne asnje menyre qe ai nuk ishte nje krriminel dhe jam i bindur qe edhe Z.Brokaj eshte i nje mendje me mua Enver Hoxha me te dhe Hysni Kapon vendosi dhe ushtroi diktaturen me te eger ne ate vend , nje hybrid diktature ku ishin gershetuar ajo e Stalinit, Maos , Hitlerit, Pinocetit dhe diktatoreve te tjere ne bote.

  15. lemi says:

    …muci je nje HIC…

  16. ... says:

    JAN gomar SKRAPALIT o ti bomba leshit por si kurva dhe bythqira mas ILIR METES NGELET TE TER NGA JU KURVA DERI TEK SALI QENEFI.

  17. 007 says:

    Mustafa nano eshte nje fshatar skrapari edhe keshtu e ka te pa mundur te jape mendime apo te debatoje per historigrafin e regjimit socialiste dhe udheheqesit e tije,por jo vetem por as per demokracin

  18. 007 says:

    Mehmet Shehu edhe ENVER HOXHA ishin burra shteti kurse anti shqiptari dhe Delia zeze e regjimit socialiste ishte ramizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje