Meidani kundër Nishanit për 'Ballistët': Nuk janë "Martirë të Demokracisë"

6 Nëntor 2016, 09:12Politika TEMA

Ish-­Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, në një intervistë për “Panorama” ka komentuar debatin e fundit për dekorimin që Bujar Nishani u bëri 67 anëtarëve të Ballit Kombëtar, të cilët u ekzekutuan në vitin 1943 nga Mehmet Shehu. Për Meidanin, dekorimi i të gjithë anëtarëve të Ballit me titullin “Martirë të Demokracisë”, sipas tij është i diskutueshëm.

Për ish­presidentin, dekorimi mund të bëhej për secilin në mënyrë individuale, duke përcaktuar rolin e gjithsecilit në raport me luftën dhe bashkëpunimin me pushtuesit. Ish­presidenti ka theksuar më tej se gjatë kohës që ai drejtonte shtetin është treguar i kursyer me dekorata dhe “Urdhrin e Flamurit” ia ka akorduar vetëm presidentit Klinton.

“Në këtë kuptim, unë mendoj se çdo inflacion i këtij nderimi e fyen, në radhë të parë, vetë atë kontribut historik të tij. Dhe kjo duhet të kihet parasysh dhe për të gjitha nderimet e tjera”, është shprehur Meidani.

Sipas Meidanit, “a mund të konsiderohen ata “Martirë të Demokracisë”, qoftë dhe si shenjë pajtimi kombëtar, kjo është një çështje e diskutueshme, nisur dhe nga vetë kuptimi i dy fjalëve që formojnë atë titull nderimi, veçanërisht kur bëhet fjalë për demokraci, aq më pak në atë kohë?! Një problem tjetër është nëse ata do të mund të konsideroheshin si “dëshmorë të atdheut”, por në atë rast kërkohej të vlerësohej sa më mirë e drejt, jo në grup, por në mënyrë individuale, veprimtaria e gjithsecilit prej tyre në funksion të lirisë, sakrificës ndaj atdheut, vetë interesave kombëtare, nga njëra anë, apo bashkëpunimit me pushtuesin, nga ana tjetër, qoftë ai edhe për objektiva të qarta territoriale”­ thotë Mediani.

Mediani thekson më tej se “Fakti që u krijua një përplasje e tillë publike vlerësimesh e pozicionesh, shpesh 180­gradëshe, tregon se jo gjithçka ka qenë e mirëstudiuar. Por, në asnjë rast nuk duhen lejuar fyerjet publike ndaj kryetarit të shtetit, ato nuk i shërbejnë shtetit, fuqizimit të tij në sytë e qytetarit, respektimit të tij. Prandaj, parë shumë më gjerë, për të shmangur sjelljen kontradiktore të politikës në këtë rast, gjykoj se duhet të funksionojë më mirë në Presidencë procesi i vlerësimit dhe filtrimit të propozimeve, jo vetëm me konsultim të dy apo të disa njerëzve, por me anë të tërheqjes së mendimit të specializuar të institucioneve e organizmave të shoqërisë civile, të lidhura me individë apo ngjarje të caktuara, jo gjithmonë të gjithëpranueshme”.

5 komente në “Meidani kundër Nishanit për ‘Ballistët’: Nuk janë “Martirë të Demokracisë””

  1. Lugati says:

    doli edhe spiuni udbs me thone te veten..shif kur te dalin. ushtaret e ripjelljes erjon braces ta lavdrojne e ta thrrasin dhe profesor..deri dje silane gjo pa shajte

  2. Treviso says:

    Zoti Mejdani jam plotesisht me mendimin e Juaj, per mos e thyer presidentin e shtetit. Nje president i dalur nga nje parti mafjoze dhe nje person i rekomanduar si president punon ne kundershtim me kushtetuten si mos te marri ofendimet e qytetareve. Nje president qe vazhdon te punoje per mafjozet e partise se tije si mos te ofendohet. Jam plotesisht dakort qe presidenti te mos ofendohet, por shkeljet ti vehen ne dukje ne prokurori, por prokuroria eshte pale me merhumin president, çfar do prese populli?

  3. B. A says:

    Cfarë qeniesh mizore. Nuk qenkan martirë të demokracisë!!!
    Të supozojmë se me lëvizje e rrethana të ndryshme, do dilte Balli fituesë mbi bolshevizmin, mendoni se ata do vendosnin terrorin
    dhe ndonjë lloj diktature?
    Ja thelbi i dallimit programor ndërmjet dekalogut dhe diktaturës bolshevike në emër të proletariatit.
    Nishani nuk i shpalli hero (nuk do ishte gabim) por martirë të demokracisë, por edhe të ATDHEUT.
    Kot se ti Megdan na paske ndonjë kualifikim shkollor kur nga edukata je bolshevik.

  4. Lugati says:

    nji doli i pari qeka ene zio can pepin

  5. vang says:

    ΟΡΕ Β.Α.Po le te luftonin ballistet dhe le ta merrnin pushtetin,por pse se bene????pa kujtohu pak????Kemi edhe Greqine fqinje qe nuk e moren pushtetin komunistet ,por bashkepunuesit me fashizmin i pushkatuan.Ne i bejme MARTIRE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje